Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lok Komoni i reagon Gërvalles: Emri i Ramush dhe Daut Haradinaj tashmë është skalitur në historinë e kombit

TV NewsBy TV News27 Janar, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Hamdi Komoni, i njohur me emrin artistik Loki, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Shwartz, ku kjo e fundit tha Ramush Haradinajn, e quajti “të ashtuquajtur hero i Çakorrit” dhe “gjeneral i vetëshpallur”.

Komoni përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Gërvalla mund të manipulojë qytetarët, por e vërteta nuk mund të fshihet. Tutje ai shtoi se emri i Ramush dhe Daut Haradinaj tashmë është skalitur në historinë e kombit si luftëtarë të pamposhtur.

Ai tutje shkroi se Kosova nuk ndërtohet me fjalime, me nënçmime apo ndasi të fabrikuara.

“Znj. Schwarz, ju mund të përpiqeni t’i manipuloni ndjenjat e qytetarëve me fjalë boshe dhe fjalime të përgatitura, por e vërteta nuk mund të fshihet pas retorikës suaj politike. Ju erdhët në vendlindjen e heronjve, në vendin ku sakrifica nuk është fjalë boshe, por një realitet i përjetuar me gjak, dhimbje dhe krenari. Dhe aty, në trojet e burrave që dhanë gjithçka për këtë vend, ju tentuat të ndani, të kategorizoni e të vendosni etiketa mbi ata që luftuan për Kosovën, si të kishit të drejtën morale apo historike për ta bërë një gjë të tillë.

Luan dhe Shkëlzen Haradinaj janë heronj të Kosovës, jo sepse ju i quajtët të tillë, por sepse ata sakrifikuan jetën e tyre për këtë dhe.

Ramush dhe Daut Haradinaj nuk kanë nevojë për titujt tuaj të shpallur, sepse emri i tyre tashmë është skalitur në historinë e kombit si luftëtarë të pamposhtur dhe burra që i dolën zot këtij vendi në kohët më të errëta.”, ka shkruar Komoni.

Komoni kritikoj Gërvallën për vizitën e saj në Deçan, pasi që ajo në “vend që të përkulet me respekt të sinqertë ndaj sakrificës së secilit varr e një familje që e vuri Kosovën mbi gjithçka”, Gërvalla zgjodhi kalkulimet politike dhe lojen me ndjenjat e popullit ku e njeh historinë e bijve të vet.

“Ju sot erdhët në Deçan, aty ku secili gur e secili varr dëshmon për sakrificën e një familjeje që nuk pyeti për pushtet e as për lavdi, por që e vuri Kosovën mbi gjithçka. Dhe në vend që të përkuleni me respekt të sinqertë, ju zgjodhët të bëni kalkulime politike dhe të luani me ndjenjat e një populli që e njeh shumë mirë historinë e bijve të tij.

Kosova nuk ndërtohet me fjalime, me nënçmime apo ndasi të fabrikuara. Kosova u ndërtua me luftën, djersën dhe gjakun e heronjve të saj të vërtetë – pa dallim emri e mbiemri. Dhe populli e di kush janë ata që dhanë gjithçka pa kërkuar asgjë në këmbim. Kjo është e vërteta që nuk mund ta ndryshojë askush, aq më pak ata që sot përpiqen të rishkruajnë historinë sipas interesave të çastit”, vijon postimi i Komonit..

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.