Autor: TV News
Neymar është afër kthimit të tij në Santos, sipas Fabrizio Romano. Është arritur një marrëveshje verbale mes lojtarit, Santos dhe Al Hilal, ndërsa hapat zyrtarë priten javën e ardhshme. Romano raportoi, “Hapat zyrtarë që do të ndiqen ditët e ardhshme për formulën përfundimtare të marrëveshjes nga Al Hilal dhe kontratat që do të kontrollohen. Neymar tashmë i tha po lëvizjes.” Sulmuesi brazilian ka luajtur më parë për Santos përpara se të kalonte në Evropë. Rikthimi i tij shënon një moment të rëndësishëm për klubin, me tifozët që presin me padurim njoftimin zyrtar. /GazetaBlic Sport
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila do të mbahet këtë të hënë, më 29 janar 2024. Të akuzuarit për vrasjen e Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, do të dalin para gjykatës për të dhënë deklaratat e tyre. Deri tani, tre të akuzuarit, Murseli, Kokalla dhe Plava, ndodhen në paraburgim, ndërsa për Dodajn, i cili dyshohet se ka shitur armën dorasit, është vendosur të lirohet pasi Gjykata Supreme ndërpreu masën e paraburgimit ndaj tij. Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29…
Analisti politik Bardhyl Meta ka folur për zotimet e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se nuk ka programe konkrete dhe se shumë prej premtimeve janë përsëritje të atyre të mëparshme. Sipas Metës, një pjesë e këtyre premtimeve nuk janë reflektuar në buxhetin e aprovuar për vitin 2025. “Sidomos kur je në qeverisje ki mundësi me finesat me të mëdha me dalë me program edhe me çështje konkrete, e ke krejt aparaturë që t’i mundësojnë të dhënat më të mira mbi të cilat ndërtohet një program i mirë, por i lexova ato zotime se program nuk…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën. Sipas njoftimit të Policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e Policisë. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën tre persona civil, ndërsa pesë persona të tjerë janë lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë. Njësitet policore dhe stafi menaxhues kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Policia ka bërë të ditur se për rastin…
Peja u bë sot epiqendra e një tubimi masiv të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që nga partia u përshkrua si një nga momentet më të fuqishme të saj në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ky tubim i ngjan një “demonstrimi të madh politik” dhe e cilësoi atë si “kryengritjen më të madhe politike” të qytetarëve. Haziri në Debat Plus, ka theksuar se kjo kryengritje ishte një reagim ndaj gjuhës dhe trajtimit që, sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij i kanë bërë LDK-së si opozitë. “Na…
Skuadra e Interit ka shënuar golin e dytë ndaj Lecces. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Lautaro Martinez, shkruan GazetaBlic Sport. Martinez realizoi gol të bukur me goditje të fuqishme pas 41 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-2. Ja goli: LAUTARO MARTÍNEZ WHAT AN INCREDIBLE GOAL! 🚀🚀🚀🇦🇷⚽️⚫️🔵 pic.twitter.com/BPgpbT56eW — Inter Xtra (@Inter_Xtra) January 26, 2025
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur të dielën mbrëma, në një poligon të gjuajtjes në fshatin Pasjak të Novobërdës, ku është plagosur një zyrtar policor. Sipas njoftimit të Policisë së rajonit të Gjilanit, zyrtari policor E. Sh. (2003) është transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Nga hetimet fillestare, sipas policisë dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, kur një person i mitur që ndodhej në poligon së bashku me viktimën ka shkrepur armën pa dashje. I dyshuari i mitur është arrestuar dhe është intervistuar nga policia në bazë të procedurave ligjore, me vendim…
Prokuroria Themelore në Prishtinë të dielën ka ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Albkings”, pas një procesi të gjatë dhe intensiv hetimor. Aktakuza është ngritur kundër tre të pandehurve, F.P., E.N. dhe E.S., të cilët akuzohen për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë: Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje, bazuar në nenin 277/H të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); Shantazh, sipas nenit 329 të KPRK-së; Shtrëngim, i përcaktuar në nenin 192 të KPRK-së. Sipas Prokurorisë, aktakuza është depozituar së bashku me marrëveshjet për pranimin e fajësisë, të cilat janë arritur ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve.
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka deklaruar se projekti për ndërtimin e një centrali të ri me gaz është një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga partia e tij. Ai ka theksuar se ky plan do të realizohet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke garantuar sigurinë energjetike të vendit. “Nuk është një projekt për të cilin po flasim që ëndërrojmë të bëjmë, por është një projekt që do ta realizojmë me SHBA-në sepse garanton sigurinë energjetike në vend”, ka deklaruar Azemi në Debat Plus. Ai kritikoi…
Një aksident tragjik ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime. Komandanti i zjarrfikësve në Skenderaj, Liman Geci, ka deklaruar për Dukagjinin se njëri nga viktimat, shoferi i një prej veturave të përfshira, ka vdekur në vendin e ngjarjes, dhe se mosha e tij ishte rreth 55 vjeç. “Ne jemi në 24 orë në shërbim të qytetarëve të Skenderajt, kemi marrë informatë për një aksident në magjistralen Mitrovicë – Pejë. Ne e kemi nxjerrë shoferin i cili ka qenë brenda në veturë, e kemi tërhequr kufomën e tij.…
