Autor: TV News

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për një akt që ka ndodhur së fundmi në hyrje të saj. Një slogan nacionalist serb është vendosur në ambientet e ambasadës në Oslo. Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se ky veprim përbën jo vetëm një shkelje të normave ndërkombëtare, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të diplomacisë dhe respektit reciprok midis shteteve. “Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmues dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, personelin e…

Read More

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Paraprakisht, më 24 janar ambasadorët e BE-së kishin konfirmuar Sorensenin në këtë post. Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post. Pasi ka marrë pëlqimin nga ambasadorët dhe kryediplomatët, Sorensen do të nisë mandatin më 1 shkurt. Emisarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar. Para nisjes së takimit…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka bërë të ditur se dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e lëvizjes së veturës zyrtare të policisë. Sipas njoftimit, drejtuesi i veturës së policisë ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile. “Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë…

Read More

Fenerbahce ka arritur marrëveshje me Al Nassr për transferimin e sulmuesit brazilian Talisca, ka bërë të ditur Fabrizio Romano. Mesfushori sulmues 30-vjeçar ka rënë dakord për pagën e tij dhe do të iniciojë një kontratë njëvjeçare e gjysmë me Fenerbahce. Talisca tashmë është nisur drejt Stambollit, ku do t’i nënshtrohet testeve dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të prezantohet si lojtar i ri i Fenerbahçes. Talisca më parë ka luajtur 55 ndeshje për Besiktashin në ligën turke, duke shënuar 27 gola. /GazetaBlic Sport

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u paraqitën në seancë nën masa të rrepta sigurie. Naim Murseli, dhe të akuzuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridona Ademajt, janë sjellë në gjykatë nën masat e rrepta të sigurisë. Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, këta individë akuzohen për vrasjen e 30-vjeçares, e cila ndodhi më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli,…

Read More

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara po tërhiqnin një sërë masash të vendosura kundër Kolumbisë, duke thënë se të dyja vendet arritën një marrëveshje për fluturimet amerikane që do të dërgojnë emigrantët kolumbianë në shtëpi. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se të dyja vendet ranë dakord që Kolumbia të pranojë emigrantët e saj pa kufizime, përfshirë kthimin e tyre me avionët ushtarakë amerikanë. Presidenti kolumbian Gustavo Petro, refuzoi më parë dy avionë ushtarakë amerikanë dhe tha se ai do të pranonte emigrantë vetëm kur Shtetet e Bashkuara t’i trajtonin me dinjitet, duke përfshirë përdorimin e…

Read More

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se kjo është java e fundit e tij në këtë detyrë. Në një postim në Facebook, Lajçak ka njoftuar për takimet që kishte në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos. Ai ka thënë se dialogu është më vendimtar se asnjëherë më parë dhe se BE-ja është serioze në procesin e zgjerimit. Pritet që Lajcak të zëvendësohet nga diplomati danez, Peter Sorensen “Këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pata mundësinë të angazhohem me liderë, kolegë dhe miq për disa nga çështjet më urgjente të tani, duke përfshirë stabilitetin gjeopolitik…

Read More

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, sot do të prezantojë projektin e Brezovicës. Pastaj, ai do të zhvillojë tubim në Ferizaj nga ora 19:00. Në ora 20:30 ai do të takohet me qytetarët e Vushtrrisë e në ora 21:30 me banorët e Kolovicës. Agjenda e plotë: 12:00, Kandidati i LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku prezanton projektin e Brezovicës. Vendi: Afër Hotel Molika dhe Ski liftit Brezovicë 19:00, Tubim elektoral në Ferizaj. Vendi: Palestra Sportive “Bill Clinton” 20:30, Takim me qytetarët e Vushtrrisë. Vendi: SHMU 1 21:30, Takim me banorët e Kolovicës. Vendi: Shkolla e Gjelbër Ndërsa në orën…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku për pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan. Policia bëri të ditur se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e policisë. Tre personat që humbën jetën në këtë aksident ishin të familjes Gashi nga Peja. Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për aksidentin e rëndë që ndodhi në Çubrel të Skenderajt, ku…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të dielën se do të vendosë masa ndaj Kolumbisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe ndalime udhëtimi, si kundërpërgjigje ndaj vendit të Amerikës së Jugut që refuzoi të pranonte dy avionë ushtarakë amerikanë me emigrantë që po deportoheshin, në kuadër të goditjes së emigracionit të paligjshëm. Presidenti Trump tha se veprimi i Presidentit kolumbian Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ai ka udhëzuar administratën amerikane që të marrë masa si kundërpërgjigje. Ato përfshijnë vendosjen e tarifave urgjente prej 25 për qind për të gjitha mallrat që hyjnë në Shtetet e…

Read More