Autor: TV News
Analisti Dardan Gashi ka komentuar postimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pas tubimeve elektorale të tij në Skenderaj dhe Drenas ku ndër të tjera ka thënë se ‘’…Drenica është zemra e Kosovës. Më 9 shkurt bëhen bashkë 500 mijë zemra për Republikën, për Kosovën. Rroftë familja Jashari!..’’ Gashi me ironi ka thënë se pikërisht njëri ndër të arrestuarit që kundërshtonte Kurtin sot në Skenderaj ishte pikërisht nga familja Jashari. ‘’Një prej të arrestuemëve pikërisht prej familjes Jashari. Kjo është demagogjia e zotit Kurti’’, ka thënë ai. Ai ka thënë se pengimi i tubimeve elektorale nuk duhet…
Rektori Hajrizi theksoi se hapja e UBT-së në Londër, pranë Institucioneve Financiare dhe Globale në Canary Wharf, tregon përkushtimin e UBT-së për t’u aktivizuar në nivel global, sepse vlerat, produktet dhe shërbimet që UBT tashmë i ka zhvilluar nuk kanë vetëm qasje për Kosovën, por janë edhe vlera të shtuara për tregun global. Përmes Londrës, si një qendër globale e botërore, ndihmohen edhe Kosova edhe Ballkani Perëndimor, në lidhjen me biznese, realizimin e projekteve, rritjen e vendeve të reja të punës, duke rritur kështu edhe zhvillimin, shtoi ai. “Vlerat, produktet dhe shërbimet që UBT ka zhvilluar ndër vite nuk kufizohen…
“80 vite më parë, më 27 janar 1945, u çlirua kampi i përqendrimit Aushvic, më famëkeqi ndër qindra të tillë që kishte ndërtuar regjimi nazist i Rajhut të Tretë nëpër Evropë,” shkroi kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ai përshkroi tmerret e përjetuara nga viktimat në këtë kamp, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë ose vdiqën nga kushtet çnjerëzore. Kurti rikujtoi edhe kontekstin historik, duke përmendur Ligjet e Nurembergut dhe Natën e Kristaleve, që çuan deri te “zgjidhja përfundimtare”. “Këto vrasje masive, që synonin shfarosjen totale të hebrenjve, u njohën me emërtimin ‘Holokaust’ dhe gjithashtu…
Pedri është gati dhe është rikthyer në stërvitjet e Barcelonës përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës. Mesfushori mungoi në fitoren 7-1 të Barcelonës ndaj Valencias të dielën për shkak të sëmundjes, por ai tani është plotësisht në formë. Sipas AS, Pedri iu bashkua skuadrës në stërvitje të hënën. Rikuperimi i tij do të thotë që 22-vjeçari do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje për ndeshjen e ardhshme evropiane. /GazetaBlic Sport
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Bedri Hamza i ka përmbushur premtimet si kryetar i Mitrovicës. Krasniqi në “Pressing” të T7 e ka përshkruar Hamzën si njeri të ndershëm e me integritet. Ai ka thënë se i kanë ndihmuar edhe garës elektorale duke kandiduar Hamzën për kryeministër. “Kam qenë i bindur që kandidimi i Hamzës është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, jo vetëm për PDK-në por edhe për garën elektorale. Bedri Hamza është njeriu që ngërthen vlerat më të rëndësishme që duhet me i pas kryeministri i ardhshëm; ndershmëria, kompetenca, profesionalizmi, integriteti, ndoshta pak…
Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri, si dhe do të mundësojnë rikthimin në detyrë të mijëra trupave, që u shkarkuan pas refuzimit për të bërë vaksinat kundër COVID-19, gjatë pandemisë. Njoftimi u bë të hënën nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth. Zoti Hegseth, një ish-gazetar i rrjetit televiziv Fox News dhe veteran lufte, u miratua në Senat me një shumicë të ngushtë, çka shënoi një fitore të madhe për Presidentin Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të kandidaturës…
Ferizaj u shndërrua sot në epiqendrën e tubimit madhështor të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke mbledhur mijëra mbështetës dhe simpatizantë entuziastë të kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e jashtëzakonshme në Ferizaj. “FERIZAJ! Çfarë tubimi madhështor, çfarë pritje e jashtëzakonshme! Jemi shumë, jemi bashkë, jemi NJË! Në Ferizajin e njerëzve të ndershëm, të bizneseve të suksesshme, e të sipërmarrësve punëtor – u bashkuam rreth vizionit për një Kosovë ku familjet kanë mirëqenie, ku bizneset janë partnerë, dhe ku secili qytetar jeton me krenari!” – ka shkruar…
Policia e Kosovës më 16 tetor të vitit të kaluar mbylli një komunë paralele serbe që vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut. Kjo strukturë ilegale, ishte krijuar për të ofruar shërbime për komunitetin serb të fshatrave Bajë dhe Suhogërll të Skenderajt. Policia mbyll një pjesë të komunës paralele serbe të Skenderajt, funksiononte në veri Por, kjo ka marrë një kthesë tjetër pas deklaratave të Hajrullah Çekut, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ministër i Kulturës gjatë katër vjetëve të fundit, i cili propagandoi se kjo komunë paralele ndodhej në Skenderaj. Çeku e përdori rastin për të sulmuar kundërshtarët politikë, respektivisht…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se dallimet në mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë të mëdha. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se këto dallime bëjnë që mos të ketë koalicion pas 9 shkurtit. Ka thënë se dallimet nuk janë vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen. Rrjedhimisht, ai ka preferuar koalicion me partitë opozitare. “Ne kemi dallime esenciale jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen dhe nuk ka hapësirë për të pasur një qeveri PDK-VV, sepse dallime tona janë jashtëzakonshme. Ne nuk e shohim ekonominë njëjtë, as…
Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) beson tashmë se korovirusi COVID-19 ka shumë të ngjarë ta ketë origjinën nga një laborator kinez, sipas një raporti të publikuar të shtunën. Megjithatë agjencia thotë se besimi tek ky përfundim, është i ulët. Raporti nuk është rezultat i ndonjë informacioni të ri zbulimi. Ai u përfundua me urdhër të administratës Biden dhe ish-drejtorit të CIA-s, William Burns. Raporti u deklasifikua dhe u publikua të shtunën me urdhër të drejtorit të ri CIA-s John Ratcliffe, i cili u betua të enjten. Raporti thotë që agjencia beson se tërësia e provave mbështet më shumë origjinën nga…
