Autor: TV News
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, organizoi një tjetër tubim madhështor në lagjen Kolovicë të Prishtinë. Së bashku me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku prezantoi projektet dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës. Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, duke theksuar se vizioni i LDK-së për Prishtinën përfshin investime që kapin vlerën e 1.5 miliard eurove. Ai premtoi se këto investime do të transformojnë kryeqytetin, duke i dhënë “pamjen që e ka merituar gjithëherë!” “Në Kolovicë të Prishtinës sonte, së bashku me Përparimin, prezantuam edhe një…
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sotme me një takim me qytetarë në Iliridë, që ndryshe njihet edhe si Tavnik. Hamza ka thënë që në Iliridë, puna dhe përkushtimi për fitoren e madhe nuk ndalet kurrë. “Në Iliridën e guximit dhe qëndrueshmërisë, ku puna dhe përkushtimi për fitoren tonë të re, fitoren e madhe, nuk ndalet kurrë. Të bashkuar e me ndershmëri, si gjithmonë, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Marash Kumbulla ishte protagonist në fundjavë me Espanyol, në barazimin 1-1 ndaj Sevillias. Mbrojtësi shqiptar shënoi gol, duke kontribuar për ekipin, në marrjen e një pikë. “Kemi bërë një ndeshje të mirë. Besoj se një pikë në fushën e Sevijës është një arritje. Pasi unë shënova të gjithë dëshironim të fitonim ndeshjen. Tashmë duhet të kthehemi në shtëpi me këtë pikë që na vlen. Ishte një duel dhe topi mbeti aty, thjeshtë më mbeti të shënoja.” Këtë javë na duhet të punojmë për vazhdimësinë dhe të shpresojmë për tre pikë në ndeshjen e radhës. Tifozët na ndihmojnë shumë në të…
Analisti Astrit Gashi ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të ketë rënie serioze në Skenderaj. ‘’Rënie serioze ka me pas në Skenderaj Albin Kurti, rënie serioze në krahasim me 2021-tën’’. Ai e ka bë këtë vlerësim duke debatuar me opinionistin Kujtim Zebica i cili ka thënë se Kurti do të ketë rritje në Skenderaj nga mbi katërmijë vota sa ka në gjashtëmijë vota. Gjithashtu, edhe në Deçan sipas Zebicës, AAK-ja dhe Ramush Haradinaj do të kenë rënie të madhe. Edhe për këtë Astrit Gashi ka thënë se do të ketë rritje të AAK-së në Deçan krahasuar me…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të hënën në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit dhe shfarosjes Auschwitz – Birkenau në Poloni. Osmani përmes një postim në “Facebook” ka shkruar se si shqiptarët kishin hapur dyert dhe zemrat dhe kishin strehuar hebrenjtë. Po ashtu ajo ka thënë se Kosova e kupton më së miri rëndësinë e unitetit të të gjithëve në luftën kundër urrejtjes, pasi ka kaluar nëpër tmerret e luftës dhe gjenocidit të kryera nga Serbia. “Krahas liderëve botërorë, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore. Në këtë kamp të tmerrshëm, mbi 1 milion burra, gra…
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput nga fushata si rezultat i një aksidenti, i është rikthyer terenit dhe sit ka qëndruar në vendlindjen e tij në Sankoc të Drenasit. Gjoshi është shprehur i lumtur për mbështetjen e bashkëvendasve të tij. “Isha plot emocion para qytetarëve të Sankocit dhe Fushticës në shkollën Luigj Gurakuqi, për t’ju falenderuar për mbështetjen dhe për t’ju kërkuar angazhim edhe këto ditë që na kanë mbetur deri në fitore. Faleminderit për mbështetjen e PDK 131, Bedri Hamzës për Kryeministër dhe mua si kandidat për deputet me numrin 50.…
Manchester United thuhet se është gati të dëgjojë ofertat për sulmuesin Rasmus Hojlund, nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme, sipas ESPN. AC Milan dhe Juventus kanë shfaqur interesim, duke e parë Hojlund si një opsion. Interesi për sulmuesin danez shtrihet edhe tek klubet në Bundesligë. Transfermarkt aktualisht vlerëson Rasmus Hojlund në 60 milionë euro. Hojlund ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 1 asistim në 28 ndeshje për United këtë sezon. /GazetaBlic Sport
Kosova renditet si vendi më i varfër në Evropë, e përkundër kësaj miliona euro po harxhohen për pirjen e duhanit. Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës në vitin 2024, Kosova ka shënuar rritje në vlerën e importit të duhanit si produkt luksi. Vlera e importit të duhanit është mbi 125 milionë euro në vitin 2024, vlerë kjo mbi 6 milionë euro më shumë se në vitin 2023, sa ishte mbi 119 milionë euro. “Gjatë vitit 2024 Kosova ka importuar gjithsejtë 125 milionë e 244 mijë e 175 euro, derisa gjatë vitit 2023 kjo shifër ishte 119 milionë e 170 mijë…
Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur të hënën në rrugën kryesore që çon në veri të Gazës, pasi Hamasi është pajtuar që t’i dorëzojë tri pengje izraelite këtë javë, dhe pasi forcat ushtarake izraelite kanë nisur të tërhiqen prej korridorit kryesor të enklavës. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një turmë e madhe njerëzish, disa duke mbajtur foshnje apo gjësende të domosdoshme nëpër duar, janë nisur në këmbë drejt veriut të Gazës. “Më duket sikur të kem lindur sërish dhe të jemi fitimtarë sërish”, ka thënë një nënë palestineze për…
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për vdekjen e akademikut Minir Dushit, duke thënë se ishte inxhinieri i parë shqiptar dhe një figurë e shquar në fushën e mineraleve. Komuna ka shkruar të hënën të Facebook se Dushi ishte themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicës dhe drejtor në Trepçë. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Minir Dushi, inxhinierit të parë shqiptar dhe një figure të shquar në fushën e mineraleve. Dushi ishte një personalitet i njohur dhe i nderuar, themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicë, drejtor në Trepçë dhe inxhinieri i…
