Autor: Suad Avdiu
Reagim Ngaqë në ditët e fundit në opinion u plasuan disa informacione për kinse arritjet e pushtetit lokal në Kumanovë, është e patjetërsueshme të reagojmë dhe të hedhim dritë mbi të vërtetën. Që nga fillimi i mandatit ne si BDI jemi zotuar që edhepse jemi në opozitë në nivel lokal, do të ndjekim punën e partive në pushtet lokal, do të reagojmë për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe nuk do të lejojmë për asnjë çmim që interesi i qytetarëve të nëpërkëmbet. Është e dhimbshme që disa subjekte politike në Kumanovë për të bërë politikë ditore…
Në prag të festës së Bajramit, kreu i Muftinisë Fetare Islame Kumanovë uron besimtarët myslimanë https://youtu.be/8vKNdJslJO4
Në prag të festës së Bajramit, kreu i Komunës së Likovës Erkan Arifi ka uruar besimtarët myslimanë (VIDEO) https://youtu.be/AhFbO2oYJl8
“Vllaznia” përveç pakove të Ramazanit falë donatorëve nga fillimi i muajit të Ramazanit ka shpërndarë për familjet skamnore mbi 10.000 kg miell ku kanë përfituar qindra familje skamnore nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës. “Lusim Allahun që donatorët ti shpërblejë për kontributin e tyre!”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Vllaznia”.
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai përmes rrjeteve sociale ka uruar besimtarët për Festën e Fitër Bajramit, përcjell TV21. Fetai thotë se lutet që Zoti t’i pranojë të gjitha veprat tona të mira, agjërimin tonë dhe të gjitha veprimet bamirëse gjatë muajit të Ramazan. Në vijim urimi i plotë i Fetahut: Mesazhi i Reisul Ulemasë, H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, me rastin e Fitër Bajramit 2023 أعوذ بالله …. بسم الله قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّى وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që falet!” Kaptina…
Qeveria gjermane do të shpenzojë mbi 26 miliardë euro për refugjatët përgjatë këtij viti. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Financave gjermane. “Qeveria gjermane do të shpenzojë gjithsej 26.6 miliardë euro për refugjatët dhe nuk do të lërë shtetet dhe bashkitë për të përballuar vetë këtë situatë të jashtëzakonshme. Kjo përkundër faktit se, sipas kushtetutës sonë, pritja, akomodimi dhe kujdesi i refugjatëve janë përgjegjësi e shteteve federale, edhe në aspektin financiar”, tha një zëdhënës i ministrisë. Gjermania është një ndër shtetet më të preferuara nga refugjatët për shkak të mundësive të mira ekonomike dhe kushteve të punës.
Dhjetëra policë të Burgut të Idrizovës në Shkup, si mëson jozyrtarisht Alsat kërkojnë pushime mjekësore ose dorëheqje nga vendi i punës, për shkak se ndjehen të pasigurt për veten dhe për familjarët e tyre. Disa nga policët siç bëhet e ditur në rrugë jozyrtare madje janë të kërcënuar dhe ndjehen të pambrojtur andaj nuk dëshirojnë të vazhdojnë me punë. Alsat kërkoi qëndrim nga drejtoria e burgut, por si drejtori Zoran Jovanovski ashtu edhe zëvendësdrejtori Femi Jonuzi nuk u përgjigjen thirrjeve për ankesat e vazhdueshme të policëve të burgjeve se ndjehen të rrezikuar. Drejtori i Sanksioneve Jovica Stojanoviq tha se nuk…
Mishi po vendoset gjithnjë e më rrallë nëpër tryezat e qytetarëve. Rritja e çmimit dhe kostos së jetesës në përgjithësi, bën që qytetarët ta shohin këtë ushqim si një luks për ta. Ekipi I televizionit Alsat vizitoi disa pika të shitjes së mishit, shitësit nuk u prononcuan, por blerësit thonë se konsumimin e mishit e kanë ulur madje edhe deri në 70 për qind. “Jo, se pak shtrenjtë është…. -Në krahasim me vitit e kaluara, sa e keni ulë konsumin e mishit? -Nuk e di çfarë të them për 70 përqind po.. ” “Shtash jam tu mar… -A keni marr…
Për tri ditë duhet të nisin punimet e Korridorit 8. Ajo që dihet deri më tani është vetëm pllakati, të cilën autoritetet e quajtën gurë themel. Konzorciumi “Bechtel&Enka” insiston në mbajtjen sekrete të një pjese të marrëveshjes, ndërsa nga shteti ynë nuk tregojnë detaje se nga cila pikë do fillojnë punimet të shtunën. Nuk publikohet nëse është bërë projektimi për segmentin e parë, apo matjet për metrat e para, ku më 22 prill u paralajmërua se do të fillojnë punimet me makineri të kompanisë amerikano-turke. Ministri i Transportit Boçvarski tha se nuk do të përsëriten gabimet e pushtetit të kaluar…
Zbatimi i legjislacionit që mundëson qasje të lirë në informacion mbetet prapa në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, tregon hulumtimi më i fundit i Rrjetit Ballkanik të Kërkimeve të Gazetarëve – BIRN. Në secilin prej vendeve të rajonit, gazetarët dërguan kërkesa për informacione në disa institucione, dhe pothuajse në çdo vend kishte institucione që refuzonin të përgjigjeshin. Në rastin e Maqedonisë, 30% e institucioneve nuk janë përgjigjur fare, dhe ndër shembujt që kanë refuzuar kategorikisht të japin informacion janë Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria doganore kur u pyetën për sasinë totale të kanabisit të importuar në vend. Si shembull…
