Reagim
Ngaqë në ditët e fundit në opinion u plasuan disa informacione për kinse arritjet e pushtetit lokal në Kumanovë, është e patjetërsueshme të reagojmë dhe të hedhim dritë mbi të vërtetën. Që nga fillimi i mandatit ne si BDI jemi zotuar që edhepse jemi në opozitë në nivel lokal, do të ndjekim punën e partive në pushtet lokal, do të reagojmë për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe nuk do të lejojmë për asnjë çmim që interesi i qytetarëve të nëpërkëmbet.
Është e dhimbshme që disa subjekte politike në Kumanovë për të bërë politikë ditore dhe për interesa të ngushta politike, keqpërdorin njërën ndër çështjet më të ndjeshme të shqiptarëve të Kumanovës gjegjësisht me problemin e objektit të skollave të mesme gjimnazit dhe teknikës. Shumë herë në këshillin komunal nga ne këshilltarëve të BDI-së është ngritur problematika se deri ku janë punët me projektin për shkollat e mesme, nga ku në vazhdimësi na është thënë se nga ana e NP Kumanova Plan është duke u punuar me kapacitet të plotë me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të projektit të tillë, për të dal në fund me deklaratë se një firmë private në pronësi të një aktivisti të Alternativës, i cili është edhe në bordin udhëheqës të NP kumanova Plan, e paska përgatit projektin dhe si akt patriotik ia jep si donacion komunës. Sa për të ja rikujtuar opinionit kumanovar se Ministria e Arsimit, me të cilën udhëheq kuadër nga radhët e BDI-së, në v.2022 ka ndarë 48 milionë denarë dhe 7 milionë denarë të tjera të planifikuara për v.2023, dhe udhëheqësia lokale në krye me z.Dimitrievski e në bashkëpunim me Alternativën dhe Aleancën, nuk është në gjendje nga v.2021 të përgatisë projektin dhe dokumentacionin, dhe për të mbuluar paaftësinë e tillë, manipulojnë me faktet e krejt kjo me qëllim të zvarritjes së punës ose mosrealizimt të saj. Ne urojmë që sa më shpejtë të vetëdisohen partitë shqiptare vegla të Dimitrievskit, se në realitet ai vetëm bën politikë me objektin për shkollat e mesme, e zvarrit procesin për të mos e realizuar kurrë. Ngaqë si thotë një fjalë e urtë, nëse do ta vrasësh një popull godite në arsim dhe kulturë.
Me të vërtetë është e turpshme një parti politike si Alternativa, për të mbuluar paaftësinë e saj, tenton ti përvetësojë projektet e huaja, dhe si rezultat del në opinion dhe tenton të merr meritat për ndërtimin e parkut të qytetit, i cili është ndërtuar me para të Byrosë për zhvillim rajonal, e cila ka ndarë 11 milion denarë, e më të cilën gjitashtu udhëheq kuadër nga radhët e BDI-së.
Rrethrrotullimi te lokaliteti Serava gjithashtu nuk është projekt i Alternativës por i Këshillit nga mandati i kaluar, gjejgësisht me buxhetin e komunës për v.2020 janë ndarë dhe miratuar mjetet financiare për të njejtin, kurse tani vetëm është ekzekutuar dhe përfunduar projekti i tillë.
Sa i përket asfaltimit të disa rrugicave në Kumanovë, meqë Alternativa janë aq transparent, i ftojmë të dalin para opinionit kumanovar dhe të paraqesin se sa rrugë janë asfaltuar te pjesa e maqedonasve, dhe pastaj të krahasojnë me përqindje se sa para të qytetarëve të Kumanovës janë harxhuar për këtë qëllim te pjesa e maqedonasve e sa te pjesa e shqiptarëve.
Në lidhje me transportin publik falas i cili në mënyrë unanime u votua nga të gjithë këshilltarët komunal, e që nuk është meritë vetëm e Alternativës, supozoheshte që e njejta do ti ndihmojë qytetarët në lehtësimim e buxhetit të tyre familjar në këtë kohë krize, pas katër muajve të zbatimit të së njejtës, u pa se shfrytëzimi i të njejtës është e mundur vetëm për bashkëqytetarët maqedonas dhe jo për shqiptarët, ngaqë në lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë nuk ka të vendosura ende pikëndalesa, me çka shqiptarëve ju pamundësohet shfrytëzimini kësaj mase, e që në realitet paraqet mospërfillje dhe diskriminim të paparë.
Prandaj të nderuar të vetmen gjë që e bëtë ju prej kur keni ardh në pushtet lokal është se keni diskredituar dhe nëpërkëmbur skajshmërisht pozitën e shqiptarëve në Kumanovë.
Të nderuar qytetarë të Kumanovës, kjo është edhe një sfidë tjetër qe ne si kumanovarë po e përjetojmë, ku subjekte të caktuara politike për të kënaqur apetitet e tyre politike dhe etjen për pushtet, po luajnë me fatin tonë, po unë besoj fuqishëm se bashkë do të arrijmë të tejkalojmë edhe këtë sfidë, ngaqë asgjë nuk zgjat përjetësisht./Televizioni News/

