Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ethet e rikonstruimit kanë kapluar ekzekutivin, ndërsa po ziejnë prapaskenat e bisedimeve mes partnerëve të koalicionit – VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Siç mëson Agjencia e kajneve INA, në tryezën e bisedimeve dhe pazareve për t’u këmbyer janë këto dikastere ministrore.

MINISTRIA E DREJTËSISË
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
MINISTRIA E ARSIMIT
MINISTRIA E KULTURËS
MINISTRIA PËR INTEGRIME EVROPIANE
MINISTRIA E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE, DEMOGRAFISË
MINISTRIA E SPORTIT DHE RINISË
MINISTRIA PËR MARRËDHËNIE NDËRETNIKE
ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR QEVERISJE TË MIRË

Burime nga negociatat mes partnerëve informojnë për INA se është mëse e qartë se ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov do të largohet dhe se ky post po kërkohet nga VLEN, por insistim ndaj këtij resori po bën edhe VMRO-DPMNE, për shkak të reformave që po kërkon BE.

ZNAM-it i është bërë e qartë në sy se ky dikaster është tejet “problematik” për ta dhe se kjo parti ka marrë pushtet shumë më tepër sesa “peshon” realisht në terren. ZNAM ka rënë në panik dhe nuk di si të veprojë: po kapen pas marrëveshjes fillestare 4-vjeçare, por kryeministri Hristijan Mickoski po i mban në “gjemba”, duke mos u kthyer asnjë përgjigje nëse do të mbeten vetëm me një ministri apo nëse vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa SHËNDETËSIA ka ndezur gjakrat mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Partia e Mickoskit insiston me çdo kusht të marrë Shëndetësinë, duke u ofruar VLEN-it si ofertë: MINISTRINË E KULTURËS, MINISTRINË E BUJQËSISË OSE MINISTRINË E SPORTIT.

Por nga ana tjetër, VLEN për të lëshuar SHËNDETËSINË, në këmbim kërkon MINISTRINË E ARSIMIT.

Ndërkohë, MINISTRIA E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE që deri tani udhëhiqet nga Fatmir Limani pritet t’i takoj ose VLEN ose VMRO-DPMNE-së. VLEN po insiston që këtë dikaster ta ndryshoj me ndonjë nga dikasteret tjera ministrore ose edhe ta mbaj me ndonjë kuadër tjetër. VLEN po ashtu ka në tryezë edhe MINISTRINË PËR MARRËDHËNIE MIDIS BASHKËSIVE ETNIKE që udhëhiqet nga Ivan Stoilkoviq. Siç bëhet e ditur Stoilkoviq po paketon valixhet për t’u larguar nga Qeveria. Por, posti i tij mund të merrret edhe nga Partia Demokratike e Turqve e deputetit Bejxhan Ijas, që ishte pjesë e Frontit Evropian të prirë nga BDI.

Kryeministri Mickoski ka konfirmuar publikisht se “pazari” është në fazën përmbyllëse dhe se gjithçka do të pritet me thikë gjatë fundjavës.(INA)

Lexuar: 58

Lajme te ngjashme

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

Lajmet e fundit

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.