Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe, kurse këta sot po e serbizojnë Maqedoninë

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 24 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rreth 30% e institucioneve nuk u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zbatimi i legjislacionit që mundëson qasje të lirë në informacion mbetet prapa në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, tregon hulumtimi më i fundit i Rrjetit Ballkanik të Kërkimeve të Gazetarëve – BIRN. Në secilin prej vendeve të rajonit, gazetarët dërguan kërkesa për informacione në disa institucione, dhe pothuajse në çdo vend kishte institucione që refuzonin të përgjigjeshin. Në rastin e Maqedonisë, 30% e institucioneve nuk janë përgjigjur fare, dhe ndër shembujt që kanë refuzuar kategorikisht të japin informacion janë Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria doganore kur u pyetën për sasinë totale të kanabisit të importuar në vend. Si shembull pozitiv i transparencës janë përmendur gjykatat dhe Komisioni Kundër Korrupsionit, ndërsa përgjigje të pjesshme, por jo të plota për pyetje të ndryshme kanë dhënë edhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Prokuroria Publike.

Drejtoresha e Agjencisë për Qasje të Lirë në Informacione, Plamenka Bojçeva, thotë se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet institucioni i tyre është heshtja e administratës, përkatësisht mospërgjigja e pyetjeve brenda afatit të përcaktuar me ligj. Rreth 80% e ankesave të dorëzuara në Agjenci në vitin 2020 i referoheshin një përgjigjeje të pa marrë brenda afatit të caktuar, dhe në vitin 2022 kjo përqindje u ul në 61.

“Është fakt se vullneti politik luan një rol të madh në mundësimin apo mosmundësimin e aksesit në informacione, megjithatë atë që ne si Agjenci përpiqemi ta bëjmë, por fatkeqësisht nuk kemi mjaftueshëm mjete vetanake dhe për këtë arsye gjithmonë i drejtohemi Sektorit civil dhe organizatat ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përdorin projekte për ta tejkaluar atë vullnet politik duke ndërtuar vetëdijen institucionale”, deklaroi Plamenka Bojçeva – drejtoreshë e Agjencisë për Qasje të Lirë në Informacione.

Për vitin 2022, më së shumti ankesa në Agjenci janë paraqitur për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Ohrit. Megjithatë, ndryshe nga dy vite më parë, numri i përgjithshëm i ankesave është ulur ndjeshëm, gjë që konsiderohet si një përparim pozitiv. /Alsat.mk

Lexuar: 78

Lajme te ngjashme

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.