Autor: Suad Avdiu

Gjatë ditës së djeshme deri në orët e mëngjesit në Ndihmën e shpejtë në Tetovë, ndihmë kanë kërkuar 177 pacientë ku shumica janë ankuar për shtypje të lartë, ndërsa në 7 raste ambulanta e Ndihmës së shpejtë është dashur që intervenimin ta kryej në shtëpitë e tyre, njofton TV21. Ndryshe, mesatarje gjatë ditëve të tjera është rreth 100 pacientë.

Read More

Katër persona kanë mbetur të lënduar në përplasjen e mbrëmshme në Shkup mes një veture dhe automjetit të shërbimit të urgjencës mjekësore. Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Kliment Ohridski” me rrugën “Shën Kiril i Metodij”. Është përplasur një automjet i pasagjerëve “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit i drejtuar nga Ç.D.(57) nga Shkupi dhe automjeti “Mercedes” me targa të Kumanovës në pronësi të Shërbimit Emergjent Mjekësor i drejtuar nga V.S.(23) nga Kumanova. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi Ç.D., ndërsa i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit të shërbimit të urgjencës mjekësore, pasagjeri…

Read More

Qyteti i Shkupit deri të mërkurën do të pranojë kërkesa nga qytetarët me rrezik social që janë banorë të Shkupit për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrik. “Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë qytetarët me rrezik social – banorë të qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), që do të blejnë biçikletë ose trotinet elektrik të ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga data 01.01. deri më 26.04. të vitit aktual”, shkruan në Konkurs. Aplikimet duhet të bëhen në Arkivin e Qytetit të Shkupit…

Read More

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:25 policia ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A.A. i cili dyshohet për vjedhje të rënda, përcjell TV21. Ai dyshohet se ka vjedhur para nga pensionistë në Shkup. “Më 15.04.2023 në zonën e Qendrës, ku me dhunë fizike, një 71-vjeçareje nga Shkupi i ka marrë një portofol. Po ashtu, zyrtarë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme nga Aerodromi dhe Draçeva gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar intervistë zyrtare me të akuzuarit për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i…

Read More

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot në ditën e Bajramit të Fitrit ka uruar qytetarët për Festën e Fitër Bajramit. “Ndjenja solemne dhe rrezatimi i ngrohtë depërton në zemrat dhe shtëpinë e secilit. Shpresoj se në periudhën që e lëmë pas, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja” “Se arritëm të ndajmë me të afërmit, me të njohurit dhe nevojtarët fjalë shprese, vepra solidariteti, respekti dhe mirëkuptimi, por mbi të gjitha, të ndajmë tryezën dhe gjithë që kemi” Mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe. Për shumë vjet Ramazan Bajrami!”, uron kryeparlamentari…

Read More

Presidenti Stevo Pendarovski, festën e Fitër Bajramit, e ka shijuar në Çair të Shkupit, tek familja e Sead Dacës. Presidenti ka falënderuar për mikpritjen duke dëshiruar atmosferë të bukur e të qetë festive, njofton KlanM. “Dua që ditët festive t`i kaloni në paqë e harmoni. Pa marrë parasysh përkatësinë fetare, etnike dhe politike të kemi mirëkuptim dhe respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve” – ka shkruar në Facebook Presidenti Stevo Pendarovski.

Read More

Krerët më të lartë shtetërorë kanë uruar sot besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit me dëshirën për begati, harmoni, paqe dhe gëzim.  Kjo ditë siç shkruajnë ata në urimet e tyre, duhet të shërbejë për respekt dhe mirëkuptim mes qytetarëve pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo politike. Solidariteti reciprok,  duhet të manifestohet çdo ditë për të ndërtuar një shoqëri në harmoni dhe të barabartë. Ata urojnë që mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe. Urimet nuk kanë munguar as nga liderët e partive politike në vend. Mesazhi i përgjithshëm i tyre…

Read More

Mëngjesi i sotshëm myslimanët i gjeti të rreshtuar në safe, në të gjitha xhamitë e vendit. Më të moshuarit, u lanë në rendet e para, brenda objektit sa për respekt aq edhe nga fresku i hershëm i ditës. Çdo kryefamiljar i veshur me rrobat më të mira, në mënyrë solemne falën namazin e Fitër Bajramit. Falja qendrore e Bajramit u zhvillua në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, e cila ishte e vogël për të nxënë të gjithë brenda. Për shkak të interesimit të madh, shumë besimtarë u falën në oborrin e xhamisë. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai…

Read More

Reagim Ngaqë në ditët e fundit në opinion u plasuan disa informacione për kinse arritjet e pushtetit lokal në Kumanovë, është e patjetërsueshme të reagojmë dhe të hedhim dritë mbi të vërtetën. Që nga fillimi i mandatit ne si BDI jemi zotuar që edhepse jemi në opozitë në nivel lokal, do të ndjekim punën e partive në pushtet lokal, do të reagojmë për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe nuk do të lejojmë për asnjë çmim që interesi i qytetarëve të nëpërkëmbet. Është e dhimbshme që disa subjekte politike në Kumanovë për të bërë politikë ditore…

Read More