Autor: Suad Avdiu
Një zyrtarë i policisë nga Shkupi ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ndaj personit në fjalë është ngritur procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë. “Më 24 mars 2023, nga një shkollë e mesme në Shkup është marrë njoftim se një polic ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse. Menjëherë janë marrë masat adekuate për zbardhjen e rastit dhe është njoftuar prokurori publik dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, ndërsa ndaj personit do të iniciohet procedurë për përcaktimin e pergjegjësisë disiplinore dhe pezullim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurën…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër (26.03.2023), duke filluar nga ora 10:00, për shkak të garës së paralajmëruar atletike, do të merren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në malin Vodno. “Rruga e lëvizjes së garës atletike është nga parkingu i poshtëm i Vodnos së Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në Manastirin Shën Panteleimoni dhe anasjelltas. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB-Shkup do të marrë masa për zhvendosjen e trafikut nëpër rrugët përreth. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do…
Sot kryetari z.Erkan Arifi së bashku me funksionarë të tjerë vizituan punimet e ujësjellësit në f.Nikushtak me çka dhe rrumbullakësohet i tërë projekti për ujë të pijshëm për gjithë vendbanimet e Komunës së Likovës.
Ndarjet që kanë përfshirë kreun e BDI-së kanë filluar të lëshohen edhe poshtë në strukturën partiake. Pjesa më e madhe e strukturës deri tani ka preferuar të qëndrojë ose tërësosht anash, ose në të dy anët, duke marë pjesë edhe në tubimet e njërës, por edhe në tubimet e palës tjetër. Krejt kjo ka paraqitur dukurinë e “lojtarëve të dyfishtë”, që kanë filluar në njeren anë, por tash kanë kaluar në anën tjetër. Kjo gjë u vërejt madje edhe në tubimin e fundit të “Ahmetistëve” në Çair, siç ishte vërejtur më herët edhe në tubimet e “Grupit të Zjarrit”. Analistët…
