Autor: Suad Avdiu

Operacioni i përbashkët është planifikuar të zgjasë deri më 24 janar 2024, me mundësi zgjatjeje dhe synon të mbështesë shërbimet kombëtare në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit, duke përfshirë parandalimine krimit ndërkufitar, në mbledhjen dhe shkëmbimin e informacionit operacional dhe identifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme, forcimin e bashkëpunimit operacional dhe mbështetjen e kapaciteteve operacionale. “Ne presim që ajo të kontribuojë në trajtimin më efektiv të krimit ndërkufitar, duke përfshirë kontrabandën e migrantëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin si sfida globale.” E përbashkëta e këtij operacioni shihet edhe përmes investimit në personel dhe pajisje për të garantuar…

Read More

Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë në bashkëpunim me komunën e Kumanovës sonte organizuan iftar të përbashkët. Në iftar morën pjesë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me kryetarin e Këshillit dhe përfaqësues të administratës komunale, raporton Open-TV. Manifestimi është pjesë e aktiviteteve të muajit të Ramazanit, nën moton “Ramazani, muaji i të arriturave”. Lideri.mk

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira, në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriore. Temperatura minimale do të lëvizin prej 3 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 13 deri në 20 gradë celsius. Në ditët në vijim moti pritet të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Read More

AlternaAtivA Kumanovë mbajti konferencë për mediat me qëllim në këtë kohë për të testuar para elektoratit premtimet të cilat i kanë dhënë në zgjedhjet e fundit lokale, për proceset që kanë nisur, për projektet e përfunduara dhe për projektet të cilat janë në realizim e sipër deri në fund të mandatit. Alternativa dega në Kumanovë është dhe ka qenë gjithmonë e hapur me elektoratin dhe opinionin. Pjesëmarrja jonë në pushtetin lokal ka dhënë frytet e saja të prekshme për qytetarët. Si rezultat i iniciativave tona janë nisur një sërë projektesh, janë realizuar një pjesë prej tyre dhe pjesa tjetër ngelet…

Read More

Benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa për aq lirohet vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga sonte në mesnatë,vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 85 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 72.5 denarë. Shtrenjtohet edhe mazuti M-1 për 0.330 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 41.409 denarë për kilogram. Nuk ndryshohen çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZELIT (D-E V) dhe një litër edhe më tej do të shitet për 87 denarë, gjegjësisht 74 denarë. Me Vendim të Komisionit Rregullator…

Read More

Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. “Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të ministrave të BE-së dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, deklaroi Roberta Metsola, Kryetare e PE-së Nesër do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi…

Read More

Pa një arsyetim zyrtar në Kuvend është anuluar mbledhja e Komisionit për punë dhe politikë sociale e cila ishte thirrur për orën 13 dhe në rend dite ishte Ligji për marrëdhënie pune. Alsat jo zyrtarisht mëson se numri i madh i amendamenteve të propozuara kundër vendimit të Qeverisë për 60 orë punë në javë ka bërë që Kuvendi të tërhiqet për një koordinim të mundshëm. Siç mësohet partia E Majta ka propozuar mbi 1100 amendamente, ndërsa VMRO-DPMNE-ja 3 amendamente. Ndryshimet e propozuara nga Qeveria parashikojnë që gjatë ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10-D, punëtorët në baza vullnetare të mund të…

Read More

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,14 % në raport me vendimin e datës 10.4.2023. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU rritet për 0,330 den/kg. Nga data 19.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk kanë asnjë informacion për destabilizim të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve me 23 prill. Ai është shprehur se Serbia përmes propagandës po tenton t’i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Mirëpo, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës në veri që të dalin në zgjedhje. Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast, ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.

Read More