Autor: Suad Avdiu

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të premten shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt, shkruan Zëri i Amerikës. Ata pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 602 aplikime, shtetasit nga Serbia me 481 aplikime, shtetasit nga Kosova me 304 alikime, nga Bosnjë Hercegovina me 142 aplikime, ndërsa numri më i vogël i aplikimeve për azil shëohet nga shtetasit e Malit të Zi me vetëm…

Read More

Thuajse për çdo vit bie interesimi për të lexuar libër pavarësisht se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. Mësuesja dhe shkrimtarja e re Nertila Pitarka Veseli gjithashtu tha se edhe këtë vit në ditën ndërkombëtare të librit, 23 prill, janë të paktë të rinjtë që lexojnë, posaçërisht nxënësit e shkollave fillore. “Fëmijët janë të etur për lexim mirëpo kur nuk ka materiale të mjaftueshme, kur nuk lexohet në shtëpi, kur nuk mjafton koha e prindit të ulet dhe të lexon me fëmijët në shtëpi, kjo…

Read More

Presioni mbi opozitën nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadorët në vend për të pranuar ndryshimet kushtetuese do të rritet në periudhën e ardhshme, vlerëson analisti politik Bllagojçe Atanasovski. Sipas tij, afatet janë të pamëshirshme dhe rrjedhin dhe qeveria do të duhet të fillojë procesin në Kuvend në fund të majit ose në fillim të qershorit, sepse procedura zgjat disa muaj. Ai shton se nëse këto afate për hapjen e Kushtetutës humbasin, vendi nuk do të vazhdojë rrugën e integrimit evropian pas përfundimit të fazës së skriningut. “Me kalimin e javëve, me ardhjen e afateve përfundimtare për hapjen përfundimtare të Kushtetutës, do…

Read More

Maturantët tashmë ka nisur përgatitjet intensive për provimet e maturës shtetërore. Më 27 maj do të mbahet provimi i gjuhës amtare ndërkohë më 10 qershor në lëndët matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, filozofi dhe estetikë, varësisht përcaktimit të nxënësve. Ndryshe nga provimet eksterne, ato interne do të zhvillohen pas 13 qershorit që sipas drejtuesve të shkollës profesionale “Cvetna Dimorv” këtë vit për herë të parë do të zhvillohen sipas sistemit modular. “Sistemi modular nënkupton se nxënësi do të zgjedh paket të lëndëve nga të cilët do të realizojnë provimin përkatës, konkretisht provimin intern. Për lëndën e Biologjisë maturantët kanë…

Read More

Ukraina tha se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse gjatë ditës së kaluar, teksa aleatët perëndimorë të Kievit diskutuan për të fortifikuar aftësitë e tij të mbrojtjes ajrore, para nisjes së kundërofensivës ukrainase, të planifikuar për në pranverë. Ushtria ukrainase tha se ka “zmbrapsur 53 sulme ruse në Bahmut, Avdijivka, Marijinka dhe Shahtar”, që gjenden në lindje të shtetit, tha Shtabi i Përgjithshëm më 22 prill. Ushtria ruse ka kryer 30 sulme ajrore dhe tri me raketa, dhe ka kryer 50 sulme me raketahedhës në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase. Ky njoftim i ushtrisë ukrainase vjen…

Read More

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ripërsëritur zhgënjimin e vendeve anëtare për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 23 prillit. Megjithatë, Stano ka bërë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore. “Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu. Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të…

Read More

Prokuroria e Tetovës ka ngritur aktakuzë kundër anesteziologut Valon Dervishi. Ai akuzohet për veprat penale “shërbim të pandërgjegjshëm në punë” dhe “regjistrim të paautorizuar”. Prokuroria gjithashtu i kërkoi gjykatës t’ia vazhdojë masën e paraburgimit për mjekun i cili për një sfidë në tik-tok regjistroi pacientët dhe personelin mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës. “Në procedurën paraprake të kryer, u mblodhën prova që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se i akuzuari, si person zyrtar – anesteziolog i punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë, më 14 prill në mënyrë të paautorizuar ka bërë regjistrim të pacientëve dhe punonjësve dhe atë e ka postuar…

Read More

Nëse një familje tre anëtarëshe vendos të udhëtojë nga njëri në qytetin të vendit duhet të ndajë deri në rreth 3000 denarë vetëm për vajtje ardhje, varësisht nga destinacioni. Çmimet e biletave vajtje-ardhje për tre persona Shkup-Kumanovë, Kumanovë-Shkup 1020 denarë Shkup-Tetovë, Tetovë-Shkup 1200 denarë Shkup- Ohër, Ohër- Shkup 1 780 denarë Shkup Koçan, Koçan Ohër 1 950 denarë Shkup-Gjevgjeli, Gjevgjeli Koçan 2 700 denarë Nga ana tjetër nëse një person, apo një familje tre anatarëshe arrin të rezervojë bileta të lira për fluturime jashtë vendit, çmimet e tyre fillojnë madje nga 593 denarë për person, që do të thotë se…

Read More

Një 20 vjeçar nga Shkupi ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur në Pletvar, afër Prilepit. Nga përplasja, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, përcjell KlanM. “Më datë 21.04.2023, në ora 14:35, është raportuar se në rrugën rajonale Gradsko-Prilep në afërsi të Qafës së Pletvarit, motori “Suzuki” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.J (20) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor i Prilepit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Read More