Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për „Klik Plus“ në TV21, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur, se kurrë nuk duhet thënë kurrë, por Qeveria punon për një mandat katërvjeçar, ndonëse VMRO-DPMNE-ja, si parti, është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Kryeministri Mickoski shtoi se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, pasi ky është gabimi më i madh që bëjnë individë të caktuar, përkatësisht se gjithmonë duhet ta mbani derën paksa të hapur për çdo politikë. „Ajo që dua të them dhe që e them është se kjo Qeveri ka…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, i është drejtuar me një mesazh publik kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar mirëkuptim dhe një zgjidhje për shqetësimet e studentëve. Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, Fejza thekson se zëri i studentëve duhet të dëgjohet me vëmendje dhe pa paragjykime, pasi, sipas saj, të rinjtë janë e ardhmja e vendit. “Kur studentët ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, le t’i dëgjojmë me vëmendje, pa paragjykime dhe pa i parë si kundërshtarë”, shkruan këngëtarja. Ajo i bën thirrje kryeministrit Rama që të angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe…
Postimi ne facebook > Sot, në ambientet e Ministrisë së Sportit, pata kënaqësinë të mirëpres kryetarin e Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu. Gjatë takimit biseduam për mundësitë e bashkëpunimit institucional, me theks të veçantë në zhvillimin e sportit, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë. Bashkëpunimi me komunat mbetet një nga prioritetet tona, me qëllim që sporti të jetë sa më i qasshëm për të gjithë. Me angazhim të përbashkët, synojmë të krijojmë më shumë mundësi për sportistët dhe të rinjtë e Komunës së Zhelinës
29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, ushtarit të parë të rënë me uniformën e UÇK-së Sot bëhen 29 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, gjeneral Adrian Krasniqi, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe. Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe pjesë e njërës prej celulave të para të UÇK-së,…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim dypalësh me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Holandës, Tom Van Kampen, në Romë, në kuadër të Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, ai e shfrytëzoi këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tij për projektet e shumta përmes të cilave Mbretëria e Holandës kontribuon në zhvillimin demokratik dhe zbatimin e proceseve reformuese në vend. Van Kampen informoi se në mandatin e kaluar parlamentar ka ushtruar funksionin e referuesit në Komisionin…
Raporton: Televizioni News Haraçinë – Me iniciativën dhe mbështetjen e Komunës së Haraçinës dhe kryetarit të saj, Daut Beqiri, është realizuar betonimi i pllakës së poshtme te pllaka përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, Beqir Sadiku, në varrezat e dëshmorëve në Haraçinë. Me këtë rast, familja Sadiku ka shprehur falënderime dhe mirënjohje të sinqertë për Komunën e Haraçinës dhe kryetarin Daut Beqiri, për kontributin dhe përkujdesjen ndaj vendit ku përkujtohet dëshmori i kombit. Familja vlerëson mbështetjen e dhënë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtimit për dëshmorin Beqir Sadiku, i cili mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës kombëtare. Lavdi e përjetshme…
Raporton: Televizioni News Likovë – Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, priti në takim dy mysafire nga Franca, Sophie De Saint Germain, dokumentariste, dhe Séverine Chaillou, profesoreshë e edukimit fizik dhe shëndetësor në kolegjin “Félix Buhot” në Valognes të Normandisë, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus+. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga drejtori i SHFK-së “7 Marsi” në Opajë, Besnik Ibrahimi, profesoresha e gjuhës frënge Gzime Ramadani dhe pedagogu Agim Murtezi. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e shkëmbimeve arsimore, kulturore dhe gjuhësore, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore…
Kimete Berisha Telefonarë nga Serbia (Vuçiqi këshillon Ramën.) … Rama e uli zërin e televizorit. Jashtë dëgjoheshin thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e tij. Në ekran shfaqeshin flakë. Në telefon, Vuçiqi. Vuçiqi: Brate… došlo doba da se rastajemo. Rama: Çfarë thua? Vuçiqi: Ka ardhur koha të ndahemi nga pushteti. Rama: Kush të tha? Vuçiqi: Populli. Rama: Qysh e merr për bazë mendimin e tufës ordinere që nuk ka qenë kurrë kryeministër? Vuçiqi: Më dëgjo mua. Unë dhashë dorëheqje me gojë një vit para se ta jepja me shkrim. Rama mori telekomandën dhe e fiku televizorin. Rama: Hë. Çka thua?…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, ka njoftuar se tubimi përmbyllës i fushatës do të mbahet nesër, në ora 20:00, në restaurantin NI Palace. Në një status në Facebook, Huseini ka falënderuar banorët për pritjen dhe mbështetjen gjatë fushatës, duke i ftuar që të jenë pjesë e tubimit përmbyllës. „Nesër mbyllim një fushatë, por hapim një kapitull të ri për Bërvenicën. Kjo fushatë ka qenë e juaja, jo vetëm e imja“, ka shkruar Huseini.
Studiuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kanë hulumtuar rreth 20 fshatra, duke dokumentuar gjuhën, historinë, folklorin dhe traditat e shqiptarëve të kësaj treve. Një projekt shkencor gjithëpërfshirës ka vënë në fokus ruajtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Kumanovës dhe rrethinës, me theks të veçantë në fshatrat e Komunës së Likovës. Historiani Sevdail Demiri, bartës formal i projektit, ka bërë të ditur se një vit më parë nisi puna në terren për realizimin e projektit “Mbledhja dhe hulumtimi i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të zonës së Kumanovës me rrethinë dhe krijimi i…
