Autor: Suad Avdiu
Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike i Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për inicimin e procedurës për revokimin e përkohshëm të licencës së punës për mjekun anesteziolog të punësuar në Spitalin klinik në Tetovë. Kjo do të bëhet për shkak të publikimit nga ana e anesteziologut në aplikacionin TikTok të një videoje nga reparti i Gjinekologjisë ku po trajtoheshin shumë paciente. Anesteziologu 43-vjeçar (V.D) nga 16 prilli ndodhet në paraburgim prej 8 ditësh, pasi ndaj tij prokuroria e Tetovës inicioi padinë për veprat, “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim i paautorizuar”. Akti i tij…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 21 prill 2023 (e premte) , dita e parë e Fitër Bajrami është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë myslimane në vend festën e Bajramit.
Sektori për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 21 vjeçarin L.S. nga një fshat i Tetovës i cili ishte i denoncuar nga bashkëshortja e tij për sulme fizik ndaj saj. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18-prill) rreth orës 14:50, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin L.S. nga një fshat i Tetovës, i cili njëzet minuta më parë ishte raportuar nga gruaja e tij e pamartuar 19-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Në sulmet, sipas raportit, L.S. ka përdorur edhe mjete metalike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se korridoret 8 dhe 10-D do të ndërtohen dhe se vendi do të integrohet në Bashkimin Evropian, njësoj siç u anëtarësua në NATO. Sipas tij do të zhgënjehen të gjithë ata të cilët vendit ia dëshirojnë të kundërtën. “Korridori 8 do të filloj të ndërtohet, korridori 8 do të ndërtohet dhe korridori 10-D. Ashtu që të gjithë ata që nuk duan ta shohin shtetin me infrastrukturë moderne, që nuk duan ta shohin shtetin të lidhur me vendet e rajonit, që nuk duan ta shohin shtetin pjesë e Bashkimit Evropian, për fat të keq…
Operacioni i përbashkët është planifikuar të zgjasë deri më 24 janar 2024, me mundësi zgjatjeje dhe synon të mbështesë shërbimet kombëtare në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit, duke përfshirë parandalimine krimit ndërkufitar, në mbledhjen dhe shkëmbimin e informacionit operacional dhe identifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme, forcimin e bashkëpunimit operacional dhe mbështetjen e kapaciteteve operacionale. “Ne presim që ajo të kontribuojë në trajtimin më efektiv të krimit ndërkufitar, duke përfshirë kontrabandën e migrantëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin si sfida globale.” E përbashkëta e këtij operacioni shihet edhe përmes investimit në personel dhe pajisje për të garantuar…
Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë në bashkëpunim me komunën e Kumanovës sonte organizuan iftar të përbashkët. Në iftar morën pjesë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me kryetarin e Këshillit dhe përfaqësues të administratës komunale, raporton Open-TV. Manifestimi është pjesë e aktiviteteve të muajit të Ramazanit, nën moton “Ramazani, muaji i të arriturave”. Lideri.mk
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira, në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriore. Temperatura minimale do të lëvizin prej 3 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 13 deri në 20 gradë celsius. Në ditët në vijim moti pritet të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
AlternaAtivA Kumanovë mbajti konferencë për mediat me qëllim në këtë kohë për të testuar para elektoratit premtimet të cilat i kanë dhënë në zgjedhjet e fundit lokale, për proceset që kanë nisur, për projektet e përfunduara dhe për projektet të cilat janë në realizim e sipër deri në fund të mandatit. Alternativa dega në Kumanovë është dhe ka qenë gjithmonë e hapur me elektoratin dhe opinionin. Pjesëmarrja jonë në pushtetin lokal ka dhënë frytet e saja të prekshme për qytetarët. Si rezultat i iniciativave tona janë nisur një sërë projektesh, janë realizuar një pjesë prej tyre dhe pjesa tjetër ngelet…
Benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa për aq lirohet vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga sonte në mesnatë,vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 85 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 72.5 denarë. Shtrenjtohet edhe mazuti M-1 për 0.330 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 41.409 denarë për kilogram. Nuk ndryshohen çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZELIT (D-E V) dhe një litër edhe më tej do të shitet për 87 denarë, gjegjësisht 74 denarë. Me Vendim të Komisionit Rregullator…
Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. “Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të ministrave të BE-së dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, deklaroi Roberta Metsola, Kryetare e PE-së Nesër do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi…
