Autor: Suad Avdiu
Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 po nxehet çdo ditë e më shumë, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes janë dy konkurrentët nga Kosova – kameramani nga Prishtina, Gramos Bajqinovci, dhe reperi Gjesti. Edhe pse pritej që dyshja të krijonin një aleancë për shkak të prejardhjes së përbashkët, ata duket se nuk po ia kalojnë aspak mirë me njëri-tjetrin. Tensionet mes tyre kanë arritur kulmin me debate të hapura, ku xhelozia dhe konkurrenca për vëmendje duket se janë shkaku kryesor. Në një moment të natës, Gramosi është kapur nga kamerat duke i shprehur hapur pakënaqësitë e…
Në Bllacë të Katllanovës nesër do të shënohet shtatëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të përbërjes së VING-ut ajror, të cilët po ktheheshin nga misioni paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë. Me këtë rast një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës, i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral – major Sashko Lafçiski, nesër do të vendosin kurora me lule të freskëta në pllakën përkujtimore në Bllacë të Katllanovës. Pjesëtarë të VING-ut ajror do të vendosin lule të freskëta edhe në pllakën përkujtimore…
Partia opozitare LSDM thotë se masat ekonomike të qeverisë nuk po japin rezultat, pasi sipas tyre këtë e vërtetojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, ku siç theksojnë, thuhet se inflacioni për muajin dhjetor të vitit 2024 është rritur për 4,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Nga LSDM thonë se shpenzimet për jetë janë rritur për 3,5%, ndërsa çmimet me pakicë për 4%. “Në tregje realiteti është se vetëm qumështi ka zbritje simbolike për disa denarë, ndërsa produktet tjera nuk kanë fare zbritje. Vaji është ende me çmim të rritur dhe varion nga 89 deri…
Më 10 janar 2025, në orën 18:30, policia maqedonase arrestoi A.S., 44 vjeç, nga Ankara, Turqi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Turqia. Arrestimi u krye në rrugën “Bapçor” në Shkup pas masave intensive operative të ndërmarra nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përcjell Aktuale.mk A.S. ishte arratisur nga burgu në Turqi, ku ishte dënuar me 23 vite, një muaj dhe 15 ditë burg për mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike. Atij i mbeten për të vuajtur 18 vite, 9 muaj dhe 13 ditë nga dënimi. Pas arrestimit, A.S. iu dorëzua gjykatës kompetente për të nisur…
Gjithsej 11 nga 12 tenderët e analizuar për promovim dhe marketing të Lotarisë Shtetërore në kohën e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë realizuar në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publike. Këtë e ka konstatuar eksperti i angazhuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili i ka analizuar tenderët e realizuar, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Kritere të padefinuara (shtesë) për vlerësimin e zgjidhjeve të përzgjedhura në tenderët për promovim dhe marketing, vlerësime subjektive të anëtarëve të Komisioneve për vlerësim, gjë që sjell rrezik nga diskriminimi dhe bllokimi i konkurrencës në procedurat. Ky është formulimi më i shpeshtë në gjetjet…
Nga LSDM thonë se masat ekonomike të qeverisë nuk po japin rezultat. Sipas tyre këtë e vërtetojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, ku siç theksojnë, thuhet se inflacioni për muajin dhjetor të vitit 2024 është rritur për 4,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, shpenzimet për jetë janë rritur për 3,5%, ndërsa çmimet me pakicë për 4%. “Në tregje realiteti është se vetëm qumështi ka zbritje simbolike për disa denarë, ndërsa produktet tjera nuk kanë fare zbritje. Vaji është ende me çmim të rritur dhe varion nga 89 deri në 96 denarë, ndonëse në disa…
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka reaguar ndaj politikës aktuale të LSDM-së, e që sipas tyre është në funksion të VMRO-DPMNE-së. Nga BDI thonë se LSDM në vend që të veprojë si parti opozitare, po vepron si parti e kapur nga që nuk guxon ta sfidojë realitetin. Reagimi i plotë: A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev – margjinalizimi i shqiptarëve si shkëmbim për amnisti, e ndërmjetësuar nga Koço Angjushev? Sjellja e LSDM-së sot duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj VMRO-DPMNE-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e…
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe ndalesa, në kushte dimërore, në vend të rrugëve me lagështirë. Pamje e zvogëluar për shkak të mjegullës 20-30m. ka 30-50m nga Tetova deri në fshatin Gajre dhe nga Strazha deri në Pletvar 50m. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së…
Moti sot në RMV do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, borë në zonat malore dhe më të larta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Gjatë natës reshjet do të jenë më të shumta dhe në pjesët veriore do të kalojnë në borë dhe në zonat më të ulëta. Në Shkup me vranësira kryesisht me reshje të shiut të dobët, ndërsa gjatë natës me reshje shiu e bore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.
Deputeti i koalicionit VLEN, Riad Shaqiri ka adresuar kritika të ashpra ndaj Blerim Bexhetit dhe BDI-së lidhur me interpelancat e parashtruara për zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti. Shaqiri tha se BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi, duke i përmendur disa raste kur shqiptarët kanë qenë të nëpërkëmbur ndërkaq BDI ka heshtur. “Është apsurde sot të diskutohet mirëpo ja që Blerimi më inspiron kohë pas kohe për polemika. Thatë se nuk mbahet dasmë pa flamur, është fakt, por është mëkat të ndryshosh përmasat e flamurit kombëtarë, e ju pranuar të riformatoni formën e flamurit kombëtarë dhe përdorimin e tij.…
