Autor: Suad Avdiu
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një reagimi në rrjetet sociale ka kujtuar dhe sqaruar të vërtetën për Ligjin për branitellat, duke shkruar “Një sqarim i domosdoshëm rreth pafytyrësisë së DUI-t dhe patericave”. “Ligji për branitellat është lajm i vjetër, por që vazhdimisht e dëshmon karakterin manipulues të DUI-t dhe mungesën e plotë të ndërgjegjes morale të përfaqësuesve të saj. Ky ligj, i cili u miratua për herë të parë më 2002 me mbështetjen e turpshme të PDSH-së, u amandamentua disa herë me votat e DUI-t për të zgjeruar benefitet e branitellave, duke u kthyer në një shembull…
Me 61 vota PËR, deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti është shkarkuar nga komisioni Kuvendor për Politië Sociale. Për këtë ka reaguar Arbër Ademi nga BDI. Ai ka kritikuar edhe VLEN-in që nuk reaguan aspak ndaj kësaj interpelance, duke i quajtur kukulla të padronëve që i udhëheqin. Reagimi i plotë: Për shkarkimin e Ilires bëhen bashkë të gjithë. A guxojnë ta shkarkojnë Stoillkoviçin se?! As në ëndërr nuk guxojnë me bë këtë. Do t’i mbajnë këta shqiptarë sa të munden, sepse nuk nxjerrin zë. Janë të “ndershëm”, “konstruktiv”, “kooperativ” edhe kur shqiptarët degradohen. Madje, janë flamurtar të këtyre degradimeve, për…
Me 61 vota “pro” dhe 22 “kundër”, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut votuan pro interpelancës për deputeten e Frontit Evropian opozitar, gjegjësisht ASH-së së Ziadin Selës, Ilire Dauti, përcjell INA. Interpelanca për të i referohet pozitës së saj si kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, vetëm pse kishte refuzuar që të vendos në rend dite Ligjin për “Branitellët”. Interpelanca u dorëzua nga partia e Majtë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhanë mbështetje për shkarkimin nga kjo pozitë, ndërsa gjitha partitë shqiptare ishin kundër. LSDM nuk mori pjesë në seancë. Në rendin e ditës të seancës së sotme…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi. Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se me kërkesën e saj në vitin 2021, SHBA-ja ka konfirmuar se së shpejti do ta finalizojë këtë dialog me Kosovën. Lajmin ia ka sjellë zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, i cili po viziton Kosovën, shkruan Evropa e Lirë. Çfarë nënkupton kjo? Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka thënë se projekti i kamerave të sigurisë në komunikacioni është një nga prioritetet e MPB-së. Ai theksoi se është duke u përgatitur draft-zgjidhje e re ligjore për këtë çështje. Unë premtova se do të kemi një projekt të realizuar deri në vitin 2025. Përveç vendosjes së kamerave, lidhjes së tyre me kabllot e nevojshme dhe sigurimit të të gjitha lejeve të nevojshme, do të na duhet edhe ndryshimi i legjislacionit, përgatitja e gjykatave dhe DAP-it për zbatimin e procedurave, do të na duhet qasje institucionale më e gjerë dhe për momentin jemi…
Lidhja e Sindikatave vlerëson se është për t’u përshëndetur fakti që punëdhënësit e kuptuan nevojën për rritjen e pagës minimale në 500 euro ose 31 500 denarë. Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov në këtë mënyrë bizneset do t’i mbajnë punëtorët në vend. “Është mirë që edhe punëdhënësit e kanë kuptuar nevojën për rritjen e pagës minimale dhe sot edhe ata propozojnë rritjen e saj, me qëllim që t’i mbajnë punëtorët e kualifikuar dhe të punësohen punëtorë të rinj. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë menjëherë ua jep dorën për rritjen e pagës minimale në më së paku 500…
Qytetarët e Maqedonisë si dhe blerësit e Ballkanit ende preferojnë pagesë me para në dorë, ndërsa pagesat digjitale që janë rregull në BE, ende janë të kufizuara, përcjell TV21. 59% të qytetarëve të Maqedonisë kanë kartela pagesore ndërsa 43% i përdorin ato. Megjithatë, sipas të dhënave të Bankës popullore, ka trend të vazhduar të përdorimit të rritur të kanaleve digjitale për pagesë. Transaksionet e përgjithshme me kartela në vend dhe jashtë vendit kanë rritur për 11.3% për nga numri dhe 13.6% për nga vlera. Vlera e transaksioneve për e-tregti në vend dhe në vendet e huaja janë 522.5 milionë euro…
Pas procedurës hetimore të zhvilluar në rastin e koduar “Vendkalim”, prokurori publik kompetent nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, sot ka dorëzuar aktakuzë kundër 14 personave dhe propozim aktakuzë kundër dy personave, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “Sipas pretendimeve të përfshira në pjesën dispozitive të aktakuzës, 13 doganierë, njëri prej të cilëve është në pension dhe polic, akuzohen se si bashkëkryetarë kanë kryer veprën penale të vazhdueshme të pranimit të ryshfetit, e dënueshme nga neni 357 të Kodit Penal. Nëntë nga të pandehurit kanë…
Prindërit e foshnjës 7 muajshe e cila ndërroi jetë një muaj më parë në Klinikën e Fëmijëve kërkojnë përgjegjësi. Ata shprehen të revoltuar me deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, i cili dje tha se “për fat të mirë nuk ka gabim mjekësor dhe se fëmija është dërguar vonë për kurim”. Prindërit thonë se para se ti përkeqësohej gjendja shëndetësore foshnjës ata e kanë dërguar në spital, por mjekët e kanë “shëtitur” nga klinika në klinikë dhe e kanë lëshuar për kurim shtëpiak. “Si ta komentojë deklaratën ‘për fat të mirë’ dhe kur ai thotë se fëmija është dërguar vonë në…
