Autor: Suad Avdiu
Ministria e Financave njofton se të hyrat dhe shpenzimet në Buxhetin e vitit 2024 janë realizuar në nivel prej mbi 96%, që është në përputhje me atë që është planifikuar në buxhet. Rritja e të hyrave dhe shpenzimeve krahasuar me vitin paraprak është rreth 10%, ndërsa deficiti buxhetor është më i ulët se vlera e planifikuar për 2.5 miliardë denarë dhe është në nivel prej 4.4% të PBB-së. “Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin e vitit 2024 janë realizuar në vlerë prej 306.3 miliardë denarëve ose 96.3% nga ajo që ishte planifikuar. Të hyrat nga tatimet dhe kontributet janë realizuar…
Bora që ka rënë në Shkup dje dhe sot, e ka pastruar ajrin në kryeqytet. Të dhënat më të fundit të përditësuara nga faqja e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit IQAir, Shkupin e rendit e 73-ta në botë me indeks prej 53. Shkupi në fillim të këtij viti ishte ndër 10 qytetet më të ndotura në botë dhe i pari në Evropë. Sipas një raporti të fundit të Komisionit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Maqedonia është ndër vendet më të prekura nga ndotja e ajrit, që do të thotë se ka më shumë vdekje…
Më së shumti borë në 24 orët e fundit ka rënë në Kodrën e Diellit 64 centimetra, në Hanet e Mavrovës shtresa e dëborës ka arritur në 57, në Krushevë 36, Dibër 34, Shtip 32, Demir Kapi 31, Tetovë 30, Berovë 27, Prilep 20, Ohër 17, Strumicë 15, ndërsa në Shkup 11 centimetra, informon DPHM. Në Kodrën e Diellit në mëngjes është edhe më ftohtë 10 gradë nën zero, -8 janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Berovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep, Ohër dhe Pretor, -3 në Tetovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Shkup, Kumanovë…
Ditën e djeshme policia e RMV-së në dy raste ka ndaluar katër persona për të cilët MPB-ja kishte lëshuar urdhër-arreste. Në rastin e parë, policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Kumanova, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej një viti, i dënuar për lëndim të rëndë. Policia ka arrestuar edhe tre persona nga Kumanova, të moshës 29 dhe 36 vjeçare, të kërkuar me urdhër për vuajtje të dënimit me burg për vjedhje të rëndë. “Të katër personat u transferuan në burgun e Kshanjes për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.
Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se ekipet kujdestare kanë qenë vazhdimisht në terren gjatë gjithë natës, duke pastruar të gjitha rrugët shtetërore për t’i mbajtur të kalueshme për qarkullim. “Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore në rrugë. Shërbimet e ndërmarrjes me gjithë makineritë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të lirojnë rrugët për qarkullim normal”. “Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për vozitje në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, të lëvizin me kujdes, të respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe të respektojnë…
Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se ekipet kujdestare kanë qenë vazhdimisht në terren gjatë gjithë natës, duke pastruar të gjitha rrugët shtetërore për t’i mbajtur të kalueshme për qarkullim. “Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore në rrugë. Shërbimet e ndërmarrjes me gjithë makineritë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të lirojnë rrugët për qarkullim normal”. “Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për vozitje në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, të lëvizin me kujdes, të respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe të respektojnë…
Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënon shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Euronews. Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi matin gjithashtu nivele të larta ndotjeje. Ekspozimi ndaj grimcave PM2.5 shkaktoi rreth 239,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2021, ndërsa 48,000 njerëz vdiqën si rezultat i ekspozimit ndaj dioksidit të azotit, sipas raporteve nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Hulumtimi i “Njuvenhajsen” nxjerr në pah sfidat e ndryshme me të cilat përballen pjesë të ndryshme të…
Institucionet kanë nënshkruar tenderë miliona eurosh për mirëmbatjen e rrugëve gjatë dimrit me borë dhe ngrica. Sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile tenderë me vlerë më të madhe prej 1.3 milion denarësh në vit për krip industriale, ka nënshkruar Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve. Por edhe Qyteti i Shkupit nuk ka harxhuar pak, por më shumë se 1 milion euro. “Tenderë me vlerë më të madhe prej 1.3 milion denarësh në vit për krip industriale, ka nënshkruar Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve. Qyteti i Shkupi dhe 8 komuna tjera, së bashku do të harxhojnë 1 milion euro…
Më së shumti borë në 24 orët e fundit ka rënë në Kodrën e Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 64 centimetra, në Hanet e Mavrovës shtresa e borës është 57 cm, në Krushevë 36, Dibër 34, Shtip 32, Demir Kapi 31, Tetovë 30, Berovë 27, Prilep 20, Ohër 17, Strumicë 15, ndërsa në Shkup 11 centimetra, informon DPHM. Në Kodrën e Diellit në mëngjes është edhe më ftohtë 10 gradë nën zero, -8 janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Berovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep, Ohër dhe Pretor, -3 në Tetovë, Dibër dhe…
Policia mbrëmë ka kryer kontroll në një objekt hotelerie në fshatin Dobridol të Gostivarit, ku janë gjetur shtatë shtetase të huaja të cilët kanë keqpërdorur qëllimin e qëndrimit turistik në vend. Vajzat ishin të moshës nga 22 deri në 34 vjeç, duke përfshirë pesë nga Brazili dhe nga një nga Kolumbia dhe Venezuela. Nga MPB bëjnë të ditur se shtetaset e huaj janë ndaluar dhe janë mbajtur në komisariat për veprime të mëtejshme.
