Autor: Suad Avdiu
Gjatë festimeve para dhe gjatë Vitit të Ri, 54 objekte hotelierike janë gjobitur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për shkelje të ligjit. Katër objekte hotelerike janë mbyllur për Vitin e Ri dhe nuk lejohen të punojnë për 15 ditë për shkak të konstatimit të përsëritur të mos lëshimit të llogarive fiskale brenda dy viteve, transmeton Portalb.mk. Sipas DAP, në periudhën 14-31 dhjetor janë kryer kontrolle në 407 objekte në të gjithë vendin. “Në 54 objekte të kontrolluara është konstatuar parregullsi, nga të cilët te 36 janë konstatuar se kanë kryer shkelje në përputhje me nenin 21-b të Ligjit për regjistrimin…
MPB Maqedoni njofton se dje (09.01.2025) në ora 11:00 në rrugën “Branko Radiçeviq” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë të MPB-së dhe SPB Manastirit, është ndaluar 59-vjeçarja V.M nga Manastiri. Ajo ka qenë e kërkuar me urdhër Urdhër nga Gjykata Themelore e Manastirit për vuajtje të dënimit me burgim prej gjashtë vitesh për kryerjen e veprës penale “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal. “Ajo është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.
Suada është një përsonazh i njohur në Tik Tok. Ajo ka marrë gjithë vëmendjen më një informacion që askush nuk e priste, pasi ajo aktualisht është një nënë e divorcuar. Suada është në muajin e dytë të shtatzanisë, dhe këtë informacion e ndau me ndjekësit e saj. Pyetjet e ndjekësve ishin të shumta se kush është babai i foshnjës, dhe ajo tha se babai është i dashuri i saj në Dubai i cili muaj më parë ia vodhi të gjitha paratë, shkruan “Kosovarja”,
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, duke folur për ligjin e “branitellave”, sot tha se nuk do të lejojë që një pjesë e poppullsisë të mos trajtohet e barabartë. “Sido ta shikoni këtë çështje, do të shihni se presidenti ka të drejtë. Ai e dëshiron të vërtetën në tërësinë e saj. Ajo është e bindur se e ardhmja e vendit nuk mund të ndërtohet me gjysmë të vërteta. E pranoj që kam dobësitë e mia, ajo është shqiptare dhe duhet të përballet me dallimet me të cilat përballen edhe bashkëqytetarët e saj. Po të…
Në Komunën e Zhelinës u hap zyrë e re për Shërbime Administrative të Ministrisë së Brendshme, shkruan TV21. Tash e tutje nga kjo zyrë qytetarët e kësaj ane do të mund të aplikojë për dokumentet personale, pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferi. Për të parë nga afër këtë shërbim të ri për zhelinasit, shkoi ministri i brendshëm Pançe Toshkovski, i shoqëruar edhe nga kryetari i Tetovës Bilall Kasami si dhe ai i Zhelinës, Blerim Sejdiu. Ky i fundit u shpreh i lumtur për hapjen e kësaj zyre, për të cilën tha se e ka kërkuar që para 7 viteve. “Për…
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari tha se Artan Grubi më nuk është pjesë e BDI-së dhe është temë e mbyllur, përcjell TV21. Ajdari tha se Grubi më nuk është pjesë e politikës. “Artan Grubi është tashmë temë e përfunduar dhe e mbyllur dhe më nuk është pjesë e partisë dhe nuk është pjesë e politikës”, tha mes tjerash Ajdari.
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski. “Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”. “Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura…
Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të ndërlidhur me bashkëpunimin e tyre të para disa vitesh “S’ka konkurrencë”. “Hala s’ka konkurrencë 2025”, ka shkruar Rina krahas fotografisë me Feron.
Ish-drejtori i Agjencisë për Promovimin e Turizmit, Ljupço Janevski thotë se nëse bëjmë krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia është e fundit nëse e krahasojmë me periudhën 2024 me 2019. “Shikojë se jemi në fillim. Evropa dhe bota shikojmë se janë kthyer me rezultate më të mira, të mos flasim për rajonin, ku ka rezultate rekorde. Ne jemi vendi i fundit me rritje më të vogël. Kjo as nuk duhet të na habis, nëse e dimë se çfarë ndodhi në vitin 2024 dhe ku ishin institucionet kur turizmi ishte në pikëpyetje”, tha Janevski për “Sloboden Peçat”. Janevski tha se buxheti…
