Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026

Rrobelli për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Skandal, por jo dëshmi se BE-ja është kundër Kosovës!

16 Nëntor, 2026

Dr. Rezalinda Dauti nga Kërçova po zhvillon një përvojë të re akademike në Ankara të Turqisë

16 Nëntor, 2026

Përse nuk mund të flemë edhe pse jemi të lodhur?

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

TV NewsBy TV News16 Nëntor, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Samitin e 29-të Kinë-ASEAN në Manila të Filipineve, kryeministri kinez Li Qiang theksoi të hënën që, të mos e shpërqendrojnë fokusin dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një bashkësi më të ngushtë me të ardhme të përbashkët Kinë-ASEAN.

Ai u bëri thirrje të dy palëve të forcojnë themelet për paqen e sigurinë duke i trajtuar si duhet dallimet, nëpërmjet dialogut e konsultimeve, duke kundërshtuar së bashku ndërhyrjen e jashtme dhe duke mbrojtur paqen e qëndrueshmërinë rajonale.

Pekini mirëpret arritjen sa më parë të Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, i cili do të ofrojë një garanci të fortë institucionale për paqen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në Detin e Kinës Jugore, tha Li.

Ai bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë shtysë zhvillimit e begatisë rajonale, duke theksuar nevojën që të dy palët të shfrytëzojnë hyrjen në fuqi të Protokollit të Përmirësuar 3.0 të Zonës së Tregtisë së Lirë (ZTL) Kinë-ASEAN si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin në zinxhirët e industrisë dhe të furnizimit, për të përshpejtuar ndërlidhjen infrastrukturore, ose “ndërlidhjen e fortë”, në fusha si hekurudhat dhe autostradat, si edhe për të forcuar “ndërlidhjen e butë” në mekanizma, standarde e rregulla.

Kryeministri tha se pala kineze e përshëndet krijimin e një mekanizmi Kinë-ASEAN për mbledhjet e ministrave të energjetikës dhe është e gatshme të punojë me ASEAN-in për të organizuar me sukses Vitin e Bashkëpunimit Kinë-ASEAN për inteligjencën artificiale (AI) vitin e ardhshëm, për të nxitur bashkëpunimin “AI+” e për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit ekonomik rajonal me cilësi të lartë.

Li gjithashtu bëri thirrje për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, duke shprehur gatishmërinë e palës kineze për të vazhduar kontributin në Fondin e Bashkëpunimit Kinë-ASEAN e për të forcuar bashkëpunimin me ASEAN-in në fusha si pakësimi i varfërisë, parandalimi dhe zbutja e fatkeqësive, siguria ushqimore dhe shëndeti i nënës e fëmijës, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

“Meta” gjobitet me 805 milionë euro në Itali, përdori fotografitë e 20 milionë përdoruesve pa pëlqimin e tyre

BE-ja cakton ekipin evropian për negociatat Rusi-Ukrainë, pesë shtete do ta përfaqësojnë Evropën

Lajmet e fundit

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.