Autor: Suad Avdiu
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës paralajmëroi qytetarët që të bëhet kujdes nga pickimi i mushkonjave në verë për shkak të një sëmundjeje që u mund të transmetojnë. “Virusi i Nilit Perëndimor, i cili është sëmundje sezonale e muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje…
Shkencëtarët e Laboratorit të Shkencës Mjekësore dhe kolegjit Imperial në Londër të Britanisë thonë kanë gjetur një metodë për të zgjatur jetën e minjve të laboratorit për 25 për qind, shkruan The Independant. Ata po shpresojnë që ky ilaç të mund të përdoret edhe te njerëzit. Studiuesit zbuluan se deaktivizimi i proteinës që quhet interleukin-11 (IL11) rrit dukshëm jetëgjatësinë e minjve. Ky trajtim ka reduktuar edhe vdekjen që mund të shkaktohet nga kanceri dhe ka ulur ndikimin e sëmundjeve që ndodhin nga inflamacioni kronik dhe metabolizmi jo i rregullt, të cilat janë të shpeshta te njerëzit në moshë të shtyrë.…
Avokati Arianit Koci ka thënë se e ka gjetur vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra të premten në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në një prononcim të shkurtë për KOHËN të enjten [sot] nga Serbia, Koci ka thënë se për detaje të tjera do të lajmërohet gjatë ditës. “Unë kam hyrë në Serbi, jam në drejtim të Beogradit, kontaktet e para zyrtare i kam bërë … unë në këtë moment nuk mund të ndajë asgjë me shumë, po e vërejë që ka një tendencë p0ër zvarritje të procesit, sidoqoftë ky proces tashmë…
Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski, ka paralajmëruar rritje të çmimeve të shërbimeve katering në objektet qeveritare. Tomovski thotë se nuk ka më të hahet “pa kontroll” në kurriz të shtetit dhe se në periudhën e kaluar publiku shpesh me të drejtë i kushtonte vëmendje çmimeve të ulëta dhe jo të tregut me të cilat përdoreshin shërbimet e kateringut të Qeverisë (SOZR). “Në debate të tilla u apostrofuan veçanërisht restorantet parlamentare dhe ato qeveritare, ku çmimet e shërbimeve dhe produkteve ishin dukshëm më të ulëta se ato në tregun e lirë në dispozicion…
Dogana e Maqedonisë njofton se doganierët e Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup dje kanë konfiskuar tetë orë dore me vlerë të përgjithshme prej 240.862,00 denarë. Orët janë zbuluar në posedim të një shtetasi të RMV-së i cili ka zbritur në një fluturim nga Australia. “Pasagjeri zgjodhi një kanal të gjelbër ku kalojnë pasagjerët që nuk kanë asgjë për të raportuar. Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të denoncuar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të denoncuar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e pasagjerit u gjetën ora të padeklaruara: një orë dore Rado dhe shtatë orë dore…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se do të angazhohet që deri në fund të vitit, në kuadër të buxhetit aktual, të sigurojë vendime pune për personelin mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë pa vendime. “Angazhimi im i ardhshëm do të jetë që të shohim këta që një kohë të gjatë, posaçërisht personeli mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë dhe nuk kanë vendim për punë, të gjejmë edhe për ata zgjidhje, deri në fund të vitit edhe ata të jenë të punësuar të rregullt”, tha Taravari. Ai shtoi se nuk…
Lidhjet e dashurisë komentohet pafund në media rozë, e sidomos kur ka të bëj me fytyrat tona publike. Po qarkullojnë në rrjete sociale disa foto të këngëtarit Yll Limani dhe Fjolla Bekës, shkruan Kosovarja. Ndjekësit kanë zbuluar disa detaje të njëjta në veshje dhe në postime në Instagram. Po i veshin rrobat e njëri tjetrit, e po këmbejnë varse, të cilat mund ti shihni në detaje më poshtë. Ndonëse nuk është deklaruar ende diçka konkrete nga dyshja, ndjekësit po komentojnë pozitivisht secilin postim. E vërtetë apo e pavërtetë më së miri e dinë vet ato.
VLEN nëpërmjet një kumtese për media e përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave dhe vendimin e Qeverisë për të hequr dy licencat e para për kazinotë që nuk e kanë respektuar ligjin. Nga VLEN thonë se kërkesa për interpretim autentik që kanë dorëzuar në Kuvend, si pjesë e Planit të VLEN për t’u marrë me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, do të mundësojë mbylljen e kazinove online dhe do të krijojë parakushte ligjore për përgjegjësinë e të gjithë ish-zyrtarëve që me vendime të papërgjegjshme sollën lojërat e fatit në çdo shtëpi. “Qeveria e re ka filluar procesin e…
Moti sot me diell dhe vranësira të ulëta deri mesatare, paradite me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, kurse maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsiusë.
Pavarësisht rritjes së të ardhurave prej 10 për qind në tremujorin e dytë, gjigandi gjerman i softuerit SAP njoftoi planet për të shkurtuar deri në 10,000 vende pune. Siç thonë ata, ata vazhdojnë të ristrukturojnë biznesin dhe ta drejtojnë fokusin e tyre në biznesin e inteligjencës artificiale. Në vend të 8,000 vendeve të planifikuara, kompania njoftoi se do të eliminonte 9,000 deri në 10,000 vende pune, pasi vetë punëtorët treguan se ishin gati të largoheshin. Në fund të tremujorit të dytë, kompania Waldorf kishte 105,315 punonjës, rreth 3,000 më pak se në fund të marsit. SAP rriti fokusin e saj…
