Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: LSDM e vendosur në shërbim të VMRO-së! Shqiptarët nuk do të lejojnë që të përdoren si kurban në pazaret e fshehta politike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Janar, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka reaguar ndaj politikës aktuale të LSDM-së, e që sipas tyre është në funksion të VMRO-DPMNE-së.
Nga BDI thonë se LSDM në vend që të veprojë si parti opozitare, po vepron si parti e kapur nga që nuk guxon ta sfidojë realitetin.
Reagimi i plotë:
A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev – margjinalizimi i shqiptarëve si shkëmbim për amnisti, e ndërmjetësuar nga Koço Angjushev?
Sjellja e LSDM-së sot duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj VMRO-DPMNE-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e “kapur”, e cila nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtjen dhe pajtueshmërinë e saj.
Ky transformim nuk është i rastësishëm. Marrëveshja e pashpallur mes Mickoskit dhe Zaevit, me ndërmjetësimin e oligarkut Angjushev, ka një qëllim të qartë: të sigurojë imunitet në këmbim të një qeverisjeje që eliminon ndikimin politik të shqiptarëve.
A nuk është pikërisht kjo arsyeja pse LSDM nuk kundërshton fuqizimin e elementeve të “botës serbe” në Maqedoni?
Pse nuk reagon ndaj politikave që synojnë të reduktojnë rolin politik dhe ekonomik të shqiptarëve?
Pse nuk ka asnjë kritikë ndaj shkeljes së balancave etnike, përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet dhe prishjes së mekanizmave të përfaqësimit?
LSDM nuk është më një opozitë, por një garant i heshtur i një projekti që i shërben vetëm dy grupeve: VMRO-së dhe atyre që kërkojnë të kthejnë pas procesin e barazisë politike dhe ekonomike të shqiptarëve.
Por LSDM nuk mund t’i ikë përgjegjësisë së saj historike.
Si një parti që pretendon të jetë e majtë, ajo duhet t’i rikthehet identitetit të vet ideologjik dhe të mbrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar: barazinë qytetare, përfaqësimin e drejtë, mundësitë e barabarta dhe progresin shoqëror.
Heshtja dhe nënshtrimi ndaj agjendave nacionaliste nuk janë rruga e së majtës – janë rruga e degradimit të saj përfundimtar.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që të përdoren si kurban në pazaret e fshehta politike.
Dhe as qytetarët maqedonas që besojnë në barazi dhe drejtësi nuk duhet ta lejojnë këtë.
Ata që sot heshtin përballë këtij skenari të rrezikshëm, nesër do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e tij.
Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

Dr. Rezalinda Dauti nga Kërçova po zhvillon një përvojë të re akademike në Ankara të Turqisë

Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.