Autor: Suad Avdiu

Reshje të dendura bore në të gjithë vendin. Mbulesë dëbore prej 20 centimetrash është formuar në Maqedoninë jugperëndimore, përcjell TV21. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erërave të forta veriore, pritet të ketë ngrica. Në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit është dhënë alarm portokalli për reshje të dendura bore, ndërsa në juglindje alarmi i verdhë për reshje bore me erëra të forta. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjatë gjithë ditës po pastrojnë borën me të gjitha mjetet teknike dhe njerëzore dhe se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore në…

Read More

Reshje të dendura bore në të gjithë vendin. Mbulesë dëbore prej 20 centimetrash është formuar në Maqedoninë jugperëndimore, përcjell TV21. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erërave të forta veriore, pritet të ketë ngrica. Në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit është dhënë alarm portokalli për reshje të dendura bore, ndërsa në juglindje alarmi i verdhë për reshje bore me erëra të forta. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjatë gjithë ditës po pastrojnë borën me të gjitha mjetet teknike dhe njerëzore dhe se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore në…

Read More

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se 5 fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit, përcjell TV21. Nga QMK thonë se rasti është paraqitur në ora 09:53, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar në ora 11:50. “Në ora 11:50 personat janë nxjerrë me fuoristradë të një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, thonë nga QMK.

Read More

Servizilimin nuk e kemi as traditë e as zakon. Më këto fjalë u drejtuan përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës në takimin me qytetarë në Gostivar. Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve, Ziadin Sela nuk la pa përmendur edhe interpelancën kundër deputetes së tyre Ilire Dautit. Sela tha se Ilire Dauti në atë komision do të kthehet vetëm nëse ajo votohet sërish, përndryshe ajo nuk do të mbaj asnjë seancë. Ziadin Sela, kryetari ASH-së      “Këta të VLEN-it edhe e luftuan në çdo moment Iliren, por edhe mundohen tani të shfajësohen, të tregojnë që jo Ilirja nuk është larguar…

Read More

Nga BDI thonë se edhe një tjetër institucion shtetëror heq gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar. “Sot paraqesim një tjetër veprim të papranueshëm nga një institucion shtetëror – Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar! Në dokumentet e tij të reja, gjuha shqipe është fshirë plotësisht, duke shkelur çdo normë ligjore dhe kushtetuese që garanton përdorimin e dy gjuhëve zyrtare. Ky veprim nuk është një gabim teknik – është një akt i paramenduar dhe një shkelje flagrante e barazisë gjuhësore. Ky nuk është rasti i parë dhe, fatkeqësisht, nuk do të jetë i fundit. Kjo është një…

Read More

Televizioni News ka qëndruar në shtëpinë e dy veteranëve të arsimit shqip, mësueses Letafete Destani dhe arsimtarit Selajdin Destani. Përmes një storje unike, siç është edhe rrëfimi i tyre jetësor, kemi mësuar nga afër përvojat, momentet dhe mendimet e një jete të tërë kushtuar arsimimit të brezave. Ajo që e bën edhe më të veçantë historinë e tyre është se këta dy arsimdashës, tani pensionistë, kanë qenë edhe kolegë pune, përveçse partnerë jete. Ky profesion ka pasur vështirësitë e veta, por ata kanë arritur të lënë një gjurmë të thellë në edukimin e shumë nxënësve e gjeneratave. Nuk kanë qenë…

Read More

Mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se ka ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në Kriva Pallankë-pika kufitare “Deve Bair”, në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër, në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë, në Presekë dhe Pletvar. Gjithashtu për shkak të ngricave në autostradën “Miqësia” në fshatin Miravci, automjetet e rënda do të rikahëzohen që të lëvizin në rrugën e vjetër Udovë-Demir Kapi.

Read More

Sot me iniciativën time po mbahet një takim pune me më shumë se 30 shoqata, me një pikë të vetme në rend dite dhe kjo është shqyrtimi i Programit për subvencionim për vitin 2025, konkretisht Programi për pagesa direkte dhe Programi për zhvillimin rural“, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. “Temë e këtij takimi është krijimi i përbashkët i Programeve me shoqatat bujqësore, programe të cilat do të nxisin dhe rikthejnë prodhimin bujqësor në Republikën e Maqedonisë“, sqaron ministri. Ministri Tripunovski shtoi se ky është vetëm një nga takimet që po mbahet sot dhe në…

Read More

Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti i është përgjigjur interpelancës së mbrëmshme dhe shkarkimit të saj nga detyra kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili përkundër shkarkimit të saj, tha se “interpelanca nuk ka të bëj me shkarkim por me shprehje të deputetëve”. Për rastin e Dautit reagoi edhe Arben Taravari nga VLEN, ai tha se në Kuvend paguhen për deputetë dhe jo për aktorë. Me këtë rast, deputetja Dauti tha se “nuk është Taravar që, edhe pse i shkarkuar, mund të thirret si kryetar”, duke aluduar se…

Read More

BDI-ja politikisht po shpërbëhet, nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar. As deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e udhëheqjes së partisë. Askush nuk u beson më fjalëve boshe të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Blerim Bexhetit. Votimi i djeshëm për interpelancën kundër Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitit, është një dëshmi e qartë se BDI-ja nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar. Vetëm tre deputetë arritën të votojnë “pro” interpelancës, gjë që tregon një mosfunksionim serioz të BDI-së, një përçarje të thellë dhe një shpërbërje të shpejtë politike…

Read More