Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI-ja politikisht po shpërbëhet, nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar.

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Janar, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
BDI-ja politikisht po shpërbëhet, nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar. As deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e udhëheqjes së partisë. Askush nuk u beson më fjalëve boshe të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Blerim Bexhetit. Votimi i djeshëm për interpelancën kundër Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitit, është një dëshmi e qartë se BDI-ja nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar. Vetëm tre deputetë arritën të votojnë “pro” interpelancës, gjë që tregon një mosfunksionim serioz të BDI-së, një përçarje të thellë dhe një shpërbërje të shpejtë politike të kësaj partie. Mesazhet e BDI-së nuk arrijnë te askush në komunitetin ndërkombëtar, partia është e izoluar. Sot, ato nuk arrijnë as te grupi i saj parlamentar. Me këtë votim, zv.kryeministri Izet Mexhiti fiton legjitimitet shtesë dhe një konfirmim të mëtejshëm për luftën e tij kundër udhëheqjes së korruptuar të BDI-së, që fatkeqësisht drejtohet nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Artan Grubi dhe Blerim Bexheti. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se edhe anëtarët e BDI-së dhe deputetët, sikurse edhe qytetarët shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk e mbështesin këtë grup që ka uzurpuar pushtetin, famën e dikurshme të BDI-së dhe kujtimet e së kaluarës. Izolimi i tyre është i dukshëm. BDI-ja është përjashtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë mbështetje apo bashkëpunim me subjektet tjera normale pro-perëndimore në Maqedoni. Deputetët e BDI-së e shohin këtë dhe kanë një detyrë ndaj votuesve të ndershëm: të kundërshtojnë gjithnjë e më zëshëm si dhe më shpesh politikat e dëmshme të udhëheqjes së tyre. Herën tjetër kur Blerim Bexheti do të përpiqet të krijoj një politikë, le të kujtohet për ditën e djeshme. Nuk ka humbës më të madh se ai dhe nisma e tij. Ashtu si në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur as votat e ashtuquajturit “Fronti Evropian” nuk i mjaftuan dhe ai humbi përballë VLEN-it. Për sa kohë ai vepron si mbrojtës i Artan Grubit, nuk do të ketë rezultate të ndryshme as te qytetarët, as te bashkëpartiakët e tij. Ai do të vazhdojë të jetë vetëm një nga humbësit. VLEN bën thirrje tek të gjithë faktorët shoqërorë, por edhe për të gjithë anëtarët e BDI-së, që të mbështesin luftën për demokraci, transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim që të ndalohen politikat e mëtejshme të dëmshme të kësaj udhëheqjeje të diskredituar. E vetmja rrugë për të dalë nga ky korrupsion i thellë politik është margjinalizimi i plotë i kësaj udhëheqjeje të BDI-së.
Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

Dr. Rezalinda Dauti nga Kërçova po zhvillon një përvojë të re akademike në Ankara të Turqisë

Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.