Televizioni News ka qëndruar në shtëpinë e dy veteranëve të arsimit shqip, mësueses Letafete Destani dhe arsimtarit Selajdin Destani. Përmes një storje unike, siç është edhe rrëfimi i tyre jetësor, kemi mësuar nga afër përvojat, momentet dhe mendimet e një jete të tërë kushtuar arsimimit të brezave. Ajo që e bën edhe më të veçantë historinë e tyre është se këta dy arsimdashës, tani pensionistë, kanë qenë edhe kolegë pune, përveçse partnerë jete. Ky profesion ka pasur vështirësitë e veta, por ata kanë arritur të lënë një gjurmë të thellë në edukimin e shumë nxënësve e gjeneratave.
Nuk kanë qenë të pakta momentet e veçanta dhe ngjarjet që ata kanë përjetuar gjatë karrierës së tyre si mësimdhënës. Çdo vit shkollor ka sjellë sfida dhe kënaqësi, nga arritjet e nxënësve deri te zhvillimet në sistemin arsimor. Këto përvoja kanë formuar jo vetëm ata si edukatorë, por edhe brezat e rinj, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme tek banorët e qytetit të Kumanovës.
Respekti dhe vlerësimi që nxënësit dhe kolegët kanë pasur për mësuesen Letafete dhe arsimtarin Selajdin vazhdojnë edhe pas daljes në pension. Ata shpesh herë ftohen nga kolegët në organizime të ndryshme të shkollës, duke e ndihmuar të ndiejnë vazhdimësinë e lidhjeve dhe t’i përjetojë momentet e njohura, gjë që e bën ta ndiejë më pak mungesën e punës. Kjo tregon se ndikimi i tyre në arsim ka qenë i thellë dhe tërheqës.

