Autor: Suad Avdiu
Ky objekt nga jashtë nuk i ngjanë, por në fakt është shkollë. Në maje të kodrës, e rrethuar nga ferma të kafshëve. Ndonëse janë pak nxënës, mjaftojnë ta mbajnë gjallë këtë shkollë, e cila është periferike e fillores së Bllacës. Shkolla “Mihail Grameno” në Lagjen Bardhi të fshatit Bllacë, në të pesë paralelet ka vetëm 12 nxënës. Ky gjysmëvjetor i gjeti ata me energji të reja, por me probleme të vjetra. Ata zhvillojnë mësim të kombinuar por vetëm deri në klasë të pestë. Nga klasa 6 deri në të 9 këta nxënës janë të detyruar të udhëtojnë. “Ky është viti…
LSDM akuzon se me pagesat e fundit të subvencioneve për klubet sportive nga Ministria e Sportit, futbolli është gjunjëzuar, ndërsa korrupsioni në sport është ngritur deri në qiell. Pançe Milevski nga kjo parti pyet se sipas cilit sistem klube të njohura futbolli nga liga e parë dhe e dytë kanë marrë ZERO denarë, ose shuma të vogla, ndërsa klube të ligës së tretë kanë marrë miliona dhe shuma më të mëdha se ato të klubeve të ligës së parë dhe të dytë? Ai kërkoi qe të publikohen të gjitha pagesat ndaj klubeve sportive nga të gjitha llogaritë e ministrisë, pasi…
Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Hristijan Mickoski kishte disa takim me personalitete të ndryshme. Kryeministri u takua edhe me Richard Grenell, i dërguari special për misione speciale që do të shërbejë në administratën Trump. “Biseduam për ngjarjet aktuale, për sfidat me të cilat ballafaqohemi si shtet dhe realizimin tone të interesit strategjik lidhur me anëtarësimin në BE”, shkruan Mickoski. Ai shton se po ashtu ka theksuar nevojën që SHBA-të dhe aleatët të angazhohen më shumë në këtë drejtim si dhe të shfrytëzimin e potenciale në planin ekonomik./Telegrafi/
Autoritetet presin rritje të rasteve me grip, ndërsa kulmi pritet në mes të shkurtit. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi i personave në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rasteve gjatë kësaj periudhe. “Çdo vit rritet numri i të infektuarve me grip deri në mes të shkurtit, kur pritet kulmi. Kështu është prej vitesh. Kulmi është në gjysmën e dytë të shkurtit. Shifrat do të vazhdojnë të rriten, por në krahasim me vitet e kaluara nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me atë se…
Pas kryerjes së procedurës hetimore dhe shqyrtimit të të gjitha rrethanave, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim kundër gjithsej katër personave për incidentin e ndodhur më 14.10.2024 në afërsi të objektit të Komunës së Çairit, kur gjatë të shtëna me armë zjarri – pistoletë, një person mbeti i plagosur, transmeton Portalb.mk. I pandehuri i parë akuzohet për – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1, i pandehuri i dytë për – Shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 dhe pjesëmarrj3 në përleshje…
Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në botë janë mbledhur duke bërë botën një familje më të madhe. “Në Washington ka filluar mëngjesi i Inaugurimit më të rëndësishëm të botës. Liderët më të mëdhenj botërorë janë mbledhur këtu duke e bërë Botën një familje më të madhe”, shkruan Taravari nga Uashingtoni.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë. “Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera. Tetova ka nevojë…
Kryeprokurori Ljupço Kocevski thotë se janë duke pritur përgjigje nga Bullgaria për certifikatën e gjuhës angleze të Drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski. Në pyetjen nëse Prokuroria është duke hetuar certifikatën e gjuhës angleze të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, si dhe një sërë vërtetimesh të tjera të diskutueshme që janë diskutuar në publik, prokurori u përgjigj se janë në pritje të përgjigjes për kërkesa e dorëzuar në Bullgari në lidhje me rastin me Hristovskit. Siç shpjegoi ai, kërkesa për kolegët nga Bullgaria është nëse certifikata është lëshuar nga një autoritet kompetent, pra nga një shkollë, institucion apo…
Një 42-vjeçar nga Kumanova është arrestuar këtë fundjavë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona dhe ka dëmtuar inventarin në një pikë karburanti. – Me datë 19.01.2025 në ora 23:04, në SPB Kumanovë është raportuar se në një pikë karburanti në rrugën “Gjorçe Petrov”, T.A.(42) nga Kumanova ka sulmuar fizikisht D.S.(31) dhe M.S.(28). të Tromedjës, Kumanovë dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit, njofton MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, siç thuhet në njoftimin e SVR Kumanovë, kundër T.A. do të vijojë një paraqitje e duhur.
Dite me pare lidhur me shfaqjen e paraziteve, tek pishat mbi fshatin Sllupcan, gazeta Lajm pergatiti nje video-material per rrezikun qe po i kanoset parkut “Pisha” por edhe vete banoreve, i cili kishte hasur ne reagime tek qytetaret. Me këtë rast ra ne sy reagimi relevant dhe me vend, i biznesmenit, mësimdhënësit e intelektualit, Ferzi Dervishi, te cilin po e sjellim ne forme origjinale pa nderhyrje: “Të lumtë i nderuar Fejzi… Ky fenomen i paraqitjes sē këtij lloj paraziti, qè paraqet rrezik per tharjen e gjithë drujve (pishave), eshte para disa viteve. Personalisht kam bërë kërkesë per stërpikje me aeroplan,…
