Një 42-vjeçar nga Kumanova është arrestuar këtë fundjavë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona dhe ka dëmtuar inventarin në një pikë karburanti.
– Me datë 19.01.2025 në ora 23:04, në SPB Kumanovë është raportuar se në një pikë karburanti në rrugën “Gjorçe Petrov”, T.A.(42) nga Kumanova ka sulmuar fizikisht D.S.(31) dhe M.S.(28). të Tromedjës, Kumanovë dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit, njofton MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, siç thuhet në njoftimin e SVR Kumanovë, kundër T.A. do të vijojë një paraqitje e duhur.

