Autor: Suad Avdiu
Drejtoria e policisë financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B.G në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të subjektit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup dhe kundër personit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup, për dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale të nenit 60-a të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. I denoncuari i parë me 03.08.2021 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete dhe i denoncuari i dytë, personi juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING DOOEL- Shkup, kanë vepruar në kundërshtim me…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri 12 gradë celsius. Nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe diell.
Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar. “Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka qëndruar në fshatin Luboten të Shkupit. Ai është mirëpritur në shtëpinë e Rasim Muratit, transmeton portali Lideri.mk, ndryshe inspektor në komunën e Butelit. Mickoski në Luboten është pritur në frymën tradicionale tëfshatit, ku është shërbyer me çaj, siç pritet cdo mysafir tjetër./Lideri
Komisioni për politikë sociale vazhdon të mbetet pa kryetar, pasi Fronti Evropian ende nuk ka vendosur se kë do ta propozojë në vend të Ilire Dautit, e cila së fundmi dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian thonë se për momentin nuk kanë emra konkret për këtë post dhe se opinioni do të informohet në kohë në momentin që do të ketë diçka konkrete. Dauti dha dorëheqje pas votimit të interpelancës ndaj saj./ Alsat.mk
Doganierët në vendkalimin kufitar Tabanovc parandaluan kontrabandën e veshjeve, gjilpërave të insulinës dhe pjesëve të automobilave javën e kaluar. Në rastin e parë, siç njoftojnë nga Drejtoria doganore, 1.100 gjilpëra insuline janë zbuluar nga ekipi mobil doganor gjatë kontrollit të një autobusi që ka hyrë në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. – Në autobusin që ka qenë në linjën Bielefeld-Strugë janë gjetur 57 termomotore dhe termostate të padeklaruar për rregullimin e ngrohjes nën dysheme, thonë nga Njësia Qendrore e Hetimeve. Shërbimi i skanerit celular parandaloi një tentativë për të kontrabanduar shtatë pjesë makinash dëbore. “Krimi është zbuluar në hyrje të…
Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin rreth sekuestrimeve që janë bërë së fundmi nga autoritetet, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Doganave, në Aeroportin e Shkupit janë sekuestruar 183 çelësa të veturave dhe pajisje për dekodimin e çelësave. “183 çelësa të automjeteve dhe 98 pjesë dhe pajisje për dekodimin e çelësave janë zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në çantat e udhëtimit të një pasagjeri që ka mbërritur me një fluturim nga Vjena”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Paga mesatare neto e paguar në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 për qind në krahasim me muajin nëntor, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rritja vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore të paguar në sektorët Arte, Argëtim dhe Zbavitje, ku është shënuar rritje prej 15,3 për qind, në Transport dhe Magazinim me 12,7 për qind dhe në Përpunim për 11,2 për qind Rënie e pagës mesatare neto është vërejtur në sektorët miniera dhe gurore, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe bujqësi, pylltari dhe peshkim. Paga…
28-vjeçari me iniciale A.M. nga Shkupi për TV21 thotë se është rrahur në mënyrë brutale nga policia. Ai thotë se është rrahur në territorin e Shutkës, deri sa po zhvillohej një aksion policor. Shton se nuk ka lidhje me personat që po kërkonte policia, ndërsa thekson se Sektori për Punë të Brendshme nuk po ia dokumenton rastin. Ngjarja ka ndodhur në një aksion policor në hyrje të lagjes “Shuto Orizare”. I dëmtuari A.M. thotë se doli në lagje pasi dëgjoi zhurma, për të parë se çfarë po ndodhte. Ai thotë se është kapur nga dy policë në uniformë me maska…
“Dëshiroj të përcjell urimet më të sinqerta për Presidentin Trump në marrjen e detyrës si udhëheqës i vendit më të fuqishëm demokratik në botë. Padyshim që SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe shtylla e paqes, demokracisë dhe stabilitetit global. Qëllimi i politikës sonë ka qenë dhe mbetet thellimi i marrëdhënieve me këtë aleat të pazëvendësueshëm, i cili ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tij për të promovuar lirinë dhe drejtësinë. Presidenti Trump, edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm, tregoi vendosmëri dhe lidership të fortë në politikën ndërkombëtare, duke u përkushtuar për vendosjen e paqes dhe prosperitetit në botë.…
