Autor: Suad Avdiu
Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar. “Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që…
Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se liderët e tyre me pranin në inaugurimin e presidentit Trump po dëshmojnë fuqishëm përkushtimin e tyre për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. “Kjo pjesëmarrje madhështore në kryeqendrën botërore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një moment historik që tregon lidhjet tona të ngushta me demokracinë perëndimore dhe vlerat e saj. VLEN është aty për të treguar se shqiptarët janë dhe mbeten pro-amerikanë, të lidhur ngushtë me parimet e lirisë dhe drejtësisë që përfaqëson SHBA. Por kjo dashuri për Amerikën shpesh është keqpërdorur nga disa politikanë të pandershëm, që kanë shfrytëzuar këtë…
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ishte pjesë e ceremonisë madhështore të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Washington. Mexhiti e përshkroi këtë ngjarje si një festë të jashtëzakonshme të unitetit, traditës dhe trashëgimisë amerikane. “Inaugurimi i Presidentit Trump: Një festë e jashtëzakonshme e unitetit, traditës dhe trashëgimisë, ku çdo betim ndaj lirisë u mishërua në një ceremoni madhështore shtetërore, që përcolli mesazhin e një kombi të fortë dhe të vendosur në mbrojtjen e vlerave më të rëndësishme,” tha Mexhiti. Pjesëmarrja e Mexhitit në këtë ceremoni thekson lidhjet e ngushta ndërmjet…
Derisa ministri e Shëndetësisë, Arben Taravari shëtit nëpër SHBA duke postuar foto me tabela, pacientët në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike, akuzojnë sot nga LSDM. “Kjo është e papranueshme dhe është dëshmi e mëtejshme e paaftësisë së qeverisë Mickoski dhe ministrit Taravari për t’u marrë me nevojat elementare të qytetarëve dhe të sistemit shëndetësor. Mungesa e barnave si “atezolizumab”, “bevacizumab”, “palbociclib”, “ribociclib” dhe të tjera është një problem alarmant. Këto janë barna që fjalë për fjalë do të thotë jetë për pacientët me kancer metastatik. Në vend të përgjegjësisë dhe furnizimit në kohë, ne shohim…
Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, një nxënës 11-vjeçar nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Prilep ka rënë nga një dritare e katit të tretë në oborrin e shkollës. Nxënësi u dërgua menjëherë në spitalin e Prilepit, prej nga u transferua urgjentisht dhe u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Shkup. Gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, tha për Kanal 5 drejtori i Kirurgjisë Pediatrike, Lazar Jovçevski. Sipas tij, fëmija ka lëndim në shtyllën kurrizore dhe fraktura në thembrat e këmbëve. Sipas informacioneve të Kanal 5, aksidenti ndodhi gjatë ndërrimit të dytë, në…
Temperaturë më e ulët prej minus gjashtë gradë është matur mëngjesin e sotëm në Manastir, ndërsa më e larta prej 2 në Ohër. DPHM informon se -5 gradë janë matur në Prilep, -3 në Tetovë, Shtip, Vinicë dhe Kumanovë, -2 në Dibër, Kavadar dhe Kodra e Diellit, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Strumicë, Berovë, Veles, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, 0 në Shkup-Petrovec dhe Krushevë dhe një gradë në Pretor dhe Gjevgjeli. Lartësia e shtresës së borës arrin 46 centimetra në Kodër të Diellit, 42 në Hanet e Mavrovës, 22 në Krushevë, 17 në Manastir, 10 në…
Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, thotë se është e nevojshme të blihet një aeroplan i ri qeveritar për transportin e zyrtarëve qeveritarë kur ata shkojnë për vizita jashtë vendit. “Ndoshta një avion i përdorur, por jo më i vjetër se 2-3 vjet. Është serioze të kesh një avion serioz. Kam biseduar me disa njerëz dhe të gjithë janë të interesuar që të diskutohet për blerjen e një avioni të ri, më të madh me të paktën 14 ulëse, për të akomoduar një delegacion më të madh”, theksoi Tomovski. Sipas vlerësimeve, një avion i…
Ndotja e ajrit është përgjegjëse për vdekjen e 357,000 njerëzve në BE në vitin 2022. Shkaku kryesor ishte ekspozimi ndaj grimcave të imëta si pluhuri, tymi dhe tymrat e shkarkimit, por edhe dioksidi i azotit nga djegia e karburantit dhe ozoni. Ndotja është e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, diabetin, kancerin e mushkërive dhe lindjet jonormale. Është veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit. “Maqedonia e Veriut kishte shifrat më të këqija në Evropë në vitin 2021, me 255 vdekje të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta për…
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve edhe një herë po kthehet në procedurë parlamentare në seancën e sotme të 31-të, pasi kryetarja Gordana Siljanovska Davkova më herët nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjit. Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në seancën e 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, ndryshimet ligjore i kthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, Presidentja do të detyrohet ta nënshkruajë dekretin. Në shpjegimin e Presidentes thuhet se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në sqarim ajo thekson se…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri 9 gradë celsius. Në ditët në vazhdim moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa nëpër lugina do të ketë rënie të mjegullave./Telegrafi/
