Autor: Suad Avdiu

Krahas kredisë prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, për të cilën tashmë janë grumbulluar kamata dhe nuk janë realizuar paratë, qeveria e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM po marrin hua intensivisht nga të gjitha anët, thonë nga LSDM. “Qeveria ka ngarkuar qytetarët me mbi 200 milionë euro borxhe të reja në vetëm pak muaj. Vetëm dhjetë ditë më parë, qeveria mori 128 milionë euro hua nëpërmjet bonove dhe obligacioneve të thesarit. Më parë, në fund të tetorit 2024, qeveria mori një tjetër borxh të madh prej 73.7 milionë eurosh nga kreditorët vendas. Janë 700 milionë euro borxh i ri i krijuar nga…

Read More

Turistët turq që ndodheshin përballë restorantit “Kanjoni i Matkës” mbrëmë janë transferuar të sigurt përmes liqenit. Qendra për menaxhim me kriza sot informoi se dje në numrin 112 është raportuar se nuk mund të lëvizin në errësirë dhe se kanë nevojë për ndihmë për të kaluar në anën tjetër ku ndodhet lokali dhe shtegu i këmbësorëve. “Për këtë nevojitej një mjet lundrues (varkë). QMK-Shkup, në koordinim me institucionet tjera njoftoi se për këtë menjëherë është njoftuar Stacioni Policor i Sarajit dhe Komuna e Sarajit dhe sipas reagimeve, për rreth një orë shtetasit e huaj janë nxjerrë nga vendi ku ndodheshin…

Read More

Rade Trajkovskit Shtekli i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. Veç tij, masë paraburgimi prej 30 ditësh është dhënë edhe për nëntë personat që u arrestuan me Shteklin në operacionin e Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar të zhvilluar këtë fundjavë. Është pranuar edhe propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të cilët janë të paqasshëm për organet e rendit dhe ndalimi fillon me zbulimin e tyre, përkatësisht heqjen e lirisë. Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankimimi në Këshillin Penal.

Read More

Pas pushimit dimëror trejavor, në RMV nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025. Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj. Nuk do të ketë pushim pranveror këtë vit, pasi shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër këtij pushimi. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u uroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor miqësor dhe të sigurt./Telegrafi/

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 3 deri 11 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me rënie të mjegullave nëpër lugina./Telegrafi/

Read More

Gjatë vizitës në Ukrainë, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka takuar edhe Muftiun e Ukrainës, Akhmed Tamim. “Sot pata nderin të takoj myftiun e Ukrainës, prof. Akhmed Tamim, gjatë vizitës sime në Kiev. Biseduam mbi rolin e fesë dhe bashkëpunimin ndërfetar në kohë sfidash, duke u fokusuar tek rëndësia e solidaritetit dhe mirëkuptimit midis popujve. Ky takim i frymëzuar na ndihmon të kuptojmë më mirë vlerat universale që na bashkojnë”, ka shkruar Murtezani ps takimit./TV NEWS

Read More

Themelimi i Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve dhe shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit,nuk kanë sjellur as një sanksionim për institucionet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve. Drejtori i këtij Institucioni Arsim Idrizi, tha se me konstatimin e shkeljes dhe dhënien e vërejtjeve përfundojnë kompetencat e tyre,ndërsa lëndët vazhdojnë të procesuohen në Gjykatën Penale, konkretisht në sektorin për kundërvajtje. Sipas tij, edhe pse inspektimet kanë filluar që nga viti 2021 deri më tani gjykata nuk ka shqiptuar asnjë vendim për të dënuar ndonjë institucion, por që ka lejuar të vjetërsohen 5 lëndë. Në gjashtë muajt…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se shqiptarët tani e ka më të qartë se kush është me SHBA-të dhe se kush ka manipuluar këtë ndjenjë amerikane për përfitime personale. Ai thotë se kur VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë të Kapitolit Amerikan, BDI është shpallur non grata nga SHBA-të. “Shqiptarët janë një nga popujt më pro-amerikanë në botë, por fatkeqësisht një pjesë e politikanëve të tyre kanë manipuluar tradicionalisht me këtë ndjenjë pro-amerikane për përfitime personale. Ata kanë vjedhur, kanë korruptuar dhe janë korruptuar, kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë shkelur rregullat bazë të demokracisë,…

Read More

“Familja mbi të gjitha”, ky është parimi me të cilin i është futur garës për deputete në Republikën e Kosovës, bija nga Shkupi, Imrane Morina. Në një intervistē për Klan Maqedoni, Morina tregon pikat dhe premtimet kryesore të koalicionit “Për Familjen” për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. “Bëhet fjalë për një politikë të djathtë ose konservatore e cila thelbin kryesorë e ka familjen. Ne kemi 7 premtime që duhet realizuar brenda programit tonë, kemi përkrahjen e familjeve dhe rritjen e popullsisë dukë bërë pushimin e paguar 2 vjeçar të lehonisë, 500 deri në 1000 euro në muaj, rritjen e…

Read More

Ka ndërruar jetë djaloshi 17-vjeçar nga Vollkova, i cili më 16 janar ka hipur në një cisternë-vagon dhe është goditur nga rryma. “Për fat të keq, dhe krahas përpjekjeve maksimale të ekipeve mjekësore, jetën e ka humbur pacienti 17-vjeçar me djegie dhe lëndime të rënda”, thonë nga KARIL. 17-vjeçari nga Volkova ishte goditur nga rryma, kur para tri ditëve në Komunën Kisella Vodë të Shkupit kishte hipur në vagon-cisternë, që ishte djegur, pas çka menjëherë ishte transferuar në Klinikë. Ky është rasti I dytë, ku në mënyrë tragjike humb jetën një adoleshent. Para dy viteve, një 14-vjecare nga Ilindeni I…

Read More