Autor: Suad Avdiu
Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit ku janë të akomoduar 30 persona. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev. Ai shtoi se në vendin e ngjarjes gjenden ekipe të zjarrfikësve, personelit mjekësor dhe policë. “Nuk ka viktima, kjo është me rëndësi. Prioritet ka qenë që të nxjerrën në vend të sigurt të gjithë personat që kanë qëndruar në shtëpi. Kemi dërguar dy minibusë, pesë autoambulanca dhe do të transportohen të gjithë në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit prej nga familjet do të mund t’i marrin”, ka thënë…
Derivatet nga mesnata shtrenjtohen për gjysmë deri në një denar e gjysmë. Dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 për një denar e gjysmë. Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata rritet edhe çmimi i mazutit për 0,337 denarë për litër. Nga mesnata, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 81 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 83 denarë për litër. Çmimi i ri i dizelit do të jetë 76 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për…
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të kërkojë nga ministri i shëndetësisë Arben Taravari që të formojë një komision ekspertësh për trajtimin e rastit me fëmijën nëntë vjeçar nga Sveti Nikole, i cili vdiq javën e kaluar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, tha drejtori iInspektoratit, Kiril Lazov. Komisioni i ekspertëve duhet të përcaktojë nëse ka pasur ndonjë gabim mjekësor në trajtimin e fëmijës. Të shtunën, Inspektoriati bëri me dije se gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm nuk janë konstatuar mangësi për trajtimin e fëmijës nëntë vjeçar. Objektivat tw in spektimit ishin mjeku parësor i fëmijës, Spitali klinik i Shtipit…
Prokurori Shtetëror, Ljupço Kocevski thotë se vazhdon procedura kundër Artan Grubit, edhe pse ai është në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pa dallim se ai është në arrati, edhe për Artan Grubin edhe për të dyshuarin tjetër, procedura edhe më tej vazhdon dhe opinioni do të njoftohet”, tha Kocevski. I pyetur se ka procedurë kundër gjyqtarit Enver Bexheti i cili është vendosur në “listën e zezë amerikane”, Kocevski u përgjigj se “së bashku me atë lëndë që ka të bëjë me gjyqtarin, edhe për Artan Grubin, dhe eventualisht edhe për ndonjë person tjetër, po kryhet procedurë parahetimore dhe do shikojmë se…
Zekirja Shahini specialist i puloalergologjis, nëpërmjet emisionit Mes Nesh thot se nuk ka vend për panik lidhur me këtë viru, përcjell TelevizioniNews. “Virusi i ri është më shumë temë mediatike, sepse derisa në profesion, që unë punoj dhe mësoj si specialist në klinikën e pneumologjisë, deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të tillë. Po ashtu, nuk kam dëgjuar se kemi ndonjë rast në vendin tonë. Për momentin, më shumë kemi të bëjmë me viruset e stinës, si gripin e zakonshëm influenzadhe viruset e tjera, të cilat janë tipike dhe shfaqen me shenja të zakonshme, si çdo virus tjetër: temperaturë,…
Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Veles (QRMK) njofton se një zjarr ka shpërthyer në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit. Sipas QRMK-Veles, në vendngjarje po ndërhyjnë 10 zjarrfikës me 3 makina zjarrfikëse, si dhe tre ekipe mjekësore dhe dy automjete policore me 8 policë. Në ndërkohë, me dy automjete janë evakuuar 30 persona të cilët ishin të vendosur në shtëpinë e të moshuarve në Kavadar”, thonë nga QRMK./Telegrafi/
Urgjenca e Kumanovës ka regjistruar një numër të shtuar të intervenimeve pas pushimeve, njoftuan sot autoritetet. Është rritur numri jo vetëm i ndërhyrjeve, por edhe i pacientëve në ambulancë. Shumica e pacientëve ankohen për rritje të temperaturës, dhimbje koke, të vjella. – Me uljen e temperaturave dhe në festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, shënohet një rritje e ndjeshme e ndërhyrjeve në urgjencën mjekësore. Gjatë një dite e nate kemi 35 deri në 40 thirrje. Dhe në ambulancat shohim një numër të shtuar të pacientëve, nga 150 në 200 pacientë, kryesisht në fundjavë dhe në ditë festash, po ashtu…
Nga Koalicioni VLEN kanë përshëndetur aksionet e fundit të policisë që kanë për qëllim asgjësimin e grupeve kriminale. Nga VLEN thonë se qeveria e re ka vendosur rend dhe ligj dhe se tani qytetarëve u është rikthyer besimi në institucionet shtetërore. “Ka kaluar koha kur fjalën kryesore në qytetet tona, lagjet e rrugët tona e kishin kriminelët. Vrasjet në mes të qytetit, tentim vrasjet në qendrat tregtare, vjedhjet, thyerjet e makinave, gjithë këto ngjarje makabre i kalojnë të kaluarës. Qytetarëve ju ka rikthyer shpresa e besimi në institucionet shtetërore, pasi qeveria ka vendosur rend e ligj. Kjo plotëson nevojën e…
SPB njofton se dje është sulmuar një mjek në Spitalin Klinik në Tetovë. “Me datë 19.01.2025 në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.B. (28) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në Spitalin Klinik të Tetovës e ka sulmuar fizikisht mjekun N.A.(47) nga fshati Xhepçisht i Tetovës. B.B. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku sipas tyre “Agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si operacion ushtarak”. Nga BDI thonë se një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe si vend aspirant për integrim evropian. “Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas. BDI riafirmon qëndrimin e…
