Autor: Suad Avdiu
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut sot ka shpërndarë të dhëna në lidhje me e HIV-it në vend. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit dhjetor janë raportuar dy raste të konfirmuara me HIV, tek meshkujt, të grupmoshës 40-49 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga SIDA, e raportuar si e ndodhur në nëntor 2024, tek një mashkull, i grupmoshës 20-29 vjeç. Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara (deri më 31.12.2024), numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë është Maqedonia e Veriut, për periudhën 1987–2024, është 688 dhe prej tyre, sipas të dhënave që…
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas sot do të qëndrojë për vizitë në Kumanovë. Ky aktivitet është pjesë e serisë së vizitave në komunave, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njoftohen me përfitimet nga procesi i inkuadrimit në Bashkimit Evropian. Përmes vizitave të tilla theksohet rëndësia e integrimit dhe kontributi i saj në zhvillimin e bashkësive lokale. Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Shefi i delegacionit të BE-së do të bisedojë edhe me anëtarët e Këshillit…
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një grumbullim që ka ndodhur mbrëmë në unazën e Shkupit në afërsi të liqenit Smillkovës, ku janë përfshirë tre vetura, një kamion dhe një autobus, njofton MPB. “Më datë 22.01.2025 rreth orës 20:20 në SPB Shkup është raportuar se në unazën e Shkupit, kryqëzimi i Butelit në afërsi të liqenit Smillkovë në drejtim të Haraçinës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura, një automjet mallrash dhe një autobus i parkuar. Në aksident janë lënduar tre persona të cilët janë transportuar për në klinikat e Shkupit”, njofton MPB. MPB…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë veriore. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 5 deri 14 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore./Telegrafi/
Opozitarja BDI i thotë VLEN-it se do të mbajnë përgjegjësi historike për tradhti, për shkak të, siç thonë, poshtërimit sistematik dhe hap pas hapi të statusit të gjuhës shqipe! Integristët këtë e thonë pas miratimi të ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në shqipe vetëm me kërkesë, gjë që sipas BDI-së, e redukton shqipen nga gjuhë zyrtare dhe detyruese, në një mundësi të kërkuar. Kërkuan nga Qeveria ta korrigjojë menjëherë këtë gabim. “Ju bëjmë thirrje partive që përbëjnë koalicionin VLEN që të ndalojnë ndihmën që i bëjnë këtij poshtërimi dhe degradimi të statusit…
Bashkimi Europian po “dorëzohet” përballë politikave të Albin Kurtit. Kështu u shpreh Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nga Forumi Ekonomik i Davosit. Ai deklaroi gjithashtu se kishte marrë zotimin nga aleati i tij në Azi, Kina, për mbështetje të vazhdueshme lidhur me Kosovën dhe mosndërhyrjen e faktorëve të huaj. “Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane në këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e dorëzimit ndaj Kurtit dhe me gjithë provokimet aktive të tij. Kjo nuk e ndalon atë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera. Me Kinën…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së sotme të 31-të ka miratuar disa zgjidhje ligjore pasi që për to paraprakisht ka përfunduar debati. Deputetët i kanëvozuar Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalimin e korrupsionit nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare – Leximi i parë, Propozim ligji për ndrysim të Ligjit për veprimtari komunale, Propozim ligji për ndryshim dhe potësim të Ligjit për polici financiare, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për ndërtim dhe propozim ligji për ndryshim të Ligjit për transport në qarkullimin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Janë votuar…
Pas inspektimit të jashtëzakonshëm në spitalin e Prilepit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të kërkojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për punëtorët shëndetësorë që morën pjesë në trajtimin dhe lëshimin nga spitali të binjakëve të porsalindur që vdiqën më 16 janar. Në konstatimin e Inspektoratit thuhet se do të jepet urdhër për raportim të detyrueshëm në Qendrën kompetente për Çështje Sociale në rast se interesat e pacientit, përkatësisht prindit apo kujdestarit janë në konflikt dhe për të cilin Inspektorati do të dorëzojë procedurë kundërvajtje përkatëse. Inspektorati gjithashtu thotë se deri te ministri i shëndetësisë do të iniciojë procedurë…
Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani paralajmëroi ndërtimin e 25 çerdheve të reja gjatë këtij viti. Por, ai nuk zbuloi se ku do të hapen këto çerdhe dhe as sa fonde janë planifikuar për këtë qëllim. Sipas Limanit komunat që kanë nevojë për çerdhe kanë pasur mundësi të aplikojnë me projekt. “Konkursi ka qenë i hapur për aplikim deri para një jave dhe është mbyllur. Gjitha komunat që kanë pasur nevojë kanë aplikuar dhe tani neve hapim oferta të shohim se kush prej komunave me çfarë projekti ka aplikuar”, tha Fatmir Limani, Ministër për punë Sociale Rini dhe Demografi. Sa…
Mendojmë që në Maqedoni të krijojmë Qendër për trajnimin e pilotëve, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas mbledhjes së Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza, kryetar i të cilit është vetë ai. Siç tha Toshkovski, në seancë është diskutuar se nevojiten zgjidhje sistematike për përballimin e zjarreve, vërshimeve, tërmeteve në vend, si dhe për krijimin e një institucioni funksional, transmeton Portalb.mk. “Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’i përgjigjet krizave. I obligojmë institucionet me masa të reja parandaluese që të jenë më të përgatitura, por fakti është se një…
