Autor: Suad Avdiu

Ali Ahmeti përmes rrjetit social facebook ka kritikuar Qeverinë duke thënë se vendimi i djeshëm për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ishte skandaloz, kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe antikushtetues. “Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.Ky hap është vazhdimësi e rrënimit sistematik të Marrëveshjes së Ohrit dhe për ne ky vendim është…

Read More

Më datë 21.01.2025, në orën 00.20, në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë, punonjësit e Policisë së Stacionit të Policisë për Kontroll Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar kanë ndaluar A.N (23) nga Bangladeshi, i cili drejtonte një grup prej tetë imigrantësh nga Nepali. “Imigrantët janë strehuar në Qendrën Pritëse dhe Tranzit Vinojug, dhe kundër A.N. është parashtruar kallëzim penal, pas së cilës gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Read More

Ka ndërruar jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani, ka njoftuar Kryesia e degës të OH. El-Hilal, Kumanovë-Likovë. “Të nderuar anëtar të OH. El-Hilal, miq e dashamirë, me dhëmbje ju njoftojmë se dje ka ndrruarr jetë aktivisti, humanisti i devotshëm Demirali Shabani, njëherit ish-kryetar i OH.El Hilalit Dega Kumanovë-Likovë për dy mandate. Varrimi i të ndjerit Demiralis bëhet sot 22 janar 2025 (e mërkur) pas namazit të Iqindisë! Allahu e Mëshiroftë, Xhennetul Firdewsin nasib ia bëftë!”, thuhet në njoftim.

Read More

LIGJI PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE Lidhur me miratimin e ligjit pët mbrojtje të fëmijëve kanë reaguar nga BDI, nga opozita thonë se ky ndryshim i ligjit është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në statusin e gjuhës shqipe, BDI kërkon nga Qeveria të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit. Ata i bëjnë thirrje partive të VLEN-IT , që të ndalojnë siç thonë, ndihmën që i bëjnë këtij poshtërimi dhe degradimi të statusit të gjuhës shqipe.  “Poshtrimi sistematik dhe hap pas hapi i statusit të gjuhës shqipe! Vlen do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka dhënë një lajm të madh për qytetarët, duke zgjidhur një problem të rëndësishëm që ka prekur shëndetin e qytetarëve. Pas shumë vitesh vonesë, sistemi i ajrit të komprimuar në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, që kishte lënë pacientët pa shërbime për shkak të mungesës së ajrit të kompresuar në sallat e operacionit, tani po vihet në funksion. “Ju informojmë se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i Sistemit të ajrit të komprimuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ Shkup”, ka shkruar Taravari në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar përkushtimin për…

Read More

Aktualisht po mblidhen më shumë prova nëse polici i cili ishte në detyrë kur ish-zv. kryeministri Artan Grubi u largua nga vendi ka bërë një gabim të pakujdesshëm apo nëse është organizuar në kuadër të një grupi të caktuar që ka organizuar arratisjen, thotë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. “Për këtë është hapur hetim dhe po vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që kemi si prova të pakundërshtueshme ndaj personit kemi bërë kallëzim penal dhe është pezulluar nga puna. Aktualisht po hetohet nëse ka pasur komunikim dhe çfarë komunikimi ka qenë ai”, theksoi Toshkovski për “TV24”. Ai…

Read More

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri sot ka njoftuar se është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Shaqiri tha se, është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime. “Ligji është prolonguar. Është më mire të prolongohet dhe të sillet një ligj gjithëpërfshirës se sa të bëhet një ligj që do të pësoj ndryshime të vazhdueshme në etapa të caktuara. Unë ndaj mendimin se më mire është të përpunohet më gjatë dhe të jetë më gjithëpërfshirës se sa të bëhet shkel e shko. Ky ligj…

Read More

Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka shprehur ngushëllime dhe solidarizim me popullin turk pas fatkeqësisë me humbjen e jetëve të 76 personave pas zjarrit shkatërrues në restortin e skive. “Ngushëllime të sinqerta për tragjedinë në Turqi. Me pikëllim të madh mora lajmin për zjarrin shkatërrues që përfshiu hotelin “Grand Kartal” në resortin e skive në Kartalkaya, Turqi, ku fatkeqësisht humbën jetën 76 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Në këto momente të vështira, bashkohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk. Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit…

Read More

Talat Xhaferi i ka replikuar deptetit të VLEN, Rijad Shaqirit i cili tha se historia e shqiptarëve në RMV nuk ka filluar asnjëherë me Ahmetin. “Kundër replikë për deputetin Rijad Shaqiri. “O djali axhës, të kam thënë më parë dhe të them prap, mos prentendo të merresh me tema që nuk je në mundësi të merresh, e më së paku me mua; të fala babit…” – ka shkruar Xhaferi.

Read More

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it mashtruan opinionin me vizitën e tyre në Uashington, për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Sipas tyre liderët e partive në pushtet nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump. “Në një akt të paprecedent manipulimi dhe mashtrimi, përfaqësuesit e koalicionit VLEN sërish dëshmuan se i gjithë koalicioni i tyre është i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe manipulime. Deklaratat e tyre publike për një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump ishin një mashtrim i turpshëm dhe një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një iluzion të mbështetjes ndërkombëtare. Në vend…

Read More