Komisioni për politikë sociale vazhdon të mbetet pa kryetar, pasi Fronti Evropian ende nuk ka vendosur se kë do ta propozojë në vend të Ilire Dautit, e cila së fundmi dha dorëheqje.
Nga Fronti Evropian thonë se për momentin nuk kanë emra konkret për këtë post dhe se opinioni do të informohet në kohë në momentin që do të ketë diçka konkrete. Dauti dha dorëheqje pas votimit të interpelancës ndaj saj./ Alsat.mk