Autor: Suad Avdiu

Bashkëpunimi rajonal është kyç për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane, është mesazhi i fjalimit të djeshëm të zëvendësministres për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, në panelin dyditor me temë “Projektet evropiane për bashkëpunim ndërkufitar për përmirësimin e kapaciteteve administrative të institucioneve të komunitetit maqedonas në Serbi”, që po mbahet në Beograd. Në fjalën e saj, zëvendësministrja për çështje evropiane Trajkov theksoi se me Serbinë kultivojmë marrëdhënie miqësore dhe respekt të ndërsjellë për të drejtat e komuniteteve, gjë që mundëson thellimin e mëtejshëm të miqësisë tradicionale me fqinjin tonë verior. Zëvendësministri për Çështje Evropiane, Trajkov, theksoi se vendet e rajonit nuk kanë…

Read More

Dy protesta të ndara qytetare janë paralajmëruar për sot në Koçan pas tragjedisë në diskotekën Pulse. Nën moton “Marsh për Engjëjt” në orën 12:05, si simbol i reagimit të vonuar institucional, është planifikuar një marsh proteste e organizuar nga familjarët e të viktimave në zjarrin tragjik. Vendi i tubimit është në Parkun e Revolucionit, më pas qytetarët do të drejtohen drejtë Qendrës Tregtare, e prej aty në objektin e Komunës së Koçanit, Stacionit Policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë. Marshi tjetër protestues nën moton “Profiti juaj – jetët tona” është planifikuar për në orën 15:59 dhe do të ketë rrugë…

Read More

Sot shënohet përvjetori i 26-të i masakrës së Rezallës në Skenderaj. Forcat serbe më 5 prill 1999 ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin. Nga kjo masakër shpëtuan vetëm tre persona. Masakra e Rezallës konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë./Lajmtv

Read More

Nga MPB njoftojnë gjatë kontrollit të video sistemit për mbikqyrje në terrenin e SP për mbikqyrje kufitare Staravinë, në vendin e quajtur “Brest” është vërejtur një mjet motorik “Dacia Daster” me targa të huaja. Pas kontrolleve, mbrëmë në orën 19:00, në afërsi të fshatit Podmoll, nëpunësit policorë kanë gjetur automjetin dhe gjatë kontrollit është konstatuar se në të ndodheshin J.M.(26), F.K. (53) dhe M.H. (47), të gjithë nga Çekia, ndërsa të vendosur në banesë me qira në Prilep. Ata u privuan nga liria dhe u dërguan në NJPB Prilep. Siç kumtoi MPB, me urdhër të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria…

Read More

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, duke komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të LSDM-së Venko Filipçe tha se mirëpret dialogun në politikë por se sipas tij krijuesi i problemeve nuk mund të jetë edhe krijues i zgjidhjeve. ”Të njëjtët që na sollën në këtë situatë nuk duhet të lejohen të jenë krijues të zgjidhjeve. Ne kemi një qeveri legjitime, stabile, me shumicë absolute, e cila është përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjeve”, theksoi Maksim Dimitrievski në Ditarin e Tv Sitell. Sipas kryetarit të ZNAM-it, Filipçe shfaq “hipokrizi të pastër” me të cilën dëshiron të arrijë efektin…

Read More

Ambasadori i Shqipërisë në RMV Denion Meidani ka pritur në takim deputetin e Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, Halil Snopçen. Siç ka shkruar ambasadori Meidani në profilin e tij në Facebook, me deputetin Snopçe kanë diskutuar forcimin e bashkëpunimit me dy vendeve duke vë theksin tek Korridori VIII si projekt strategjik që siç thotë Meidani duhet të na ofrojë më shumë. ”Kënaqësi e veçantë të takohem sërish me z. Halil Snopçe, Koordinatorin e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, dhe ta mirëpres në Ambasadë. Biseduam gjatë e me interes për forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,…

Read More

Dëgjohet zëri i Safije Sadiku Shahini, fyerjet ndaj shqiptarëve nuk kalojnë: MKK Kumanovo dënohet me dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 32,000 denarë Pas apelit të zëvendës ministres së sportit, Safije Sadiku Shahini që të merren masa ndaj Klubit të Basketbollit “Kumanovo” për ofendimet dhe fyerjet ndaj shqiptarëve, ky klub është gjobitur. Klubi i basketbollit MKK “Kumanovo” është gjobitur me dy ndeshje pa publikë në shtëpi dhe me shumë prej 32.000 denarë për incidentin e shkaktuar nga grupi i tifozëve në ndeshjen e fundit të zhvilluar këtë fundjavë me ekipin e Çair 2030. Në ndeshjen e zhvilluar të dielën,…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në brifingun diplomatik të ashtuquajtur “Miqtë e MARRI-t“ – një platformë në suaza të së cilës e promovojmë bashkëpunimin rajonal në drejtim të një qasje gjithëpërfshirëse, të integruar dhe koherente në të gjitha fushat e udhëheqjes së migrimeve. “Jemi të vetëdijshëm se migrimi është një fenomen kompleks, shumëdimensional dhe që ndryshon me shpejtësi. Mënyra tradicionale e udhëheqjes së migrimit është një mënyrë e mbyllur dhe reaktive e ngjarjeve, ndërsa të gjithë ne po përballemi me sfidat që t’i analizojmë, përcaktojmë dhe përputhim nevojat afatshkurtra me mundësitë afatgjate. Brifingu diplomatik në…

Read More

Grupi parlamentar i “VLEN”-it së shpejti do të dalë me propozim-metodologji për liderët e tyre dhe mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet lokale. Plani që duhet të marrin liderët do të jetë metodologjia për ndarjen e pozitave në listat e këshilltarëve komunal në përqindje, plus pozitat e bartësve të listave dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Ky ishte qëndrimi i deputetit nga Aleanca për shqiptarët lidhur me debatin e brendshëm në Koalicionin VLEN se si të dilet në zgjedhje lokale, veçmas apo me lista të përbashkëta për këshilltarë. “Si grup parlamentar brenda ‘VLEN’-it kemi pasur dy takime – një joformal dhe një…

Read More

Njohësit e çështjeve politike kritikojnë takimin “kokë me kokë” mes kryeministrit Miskoski me kreun e opozitës maqedonase Venko Filipçe. Sipas tyre, një takim i tillë që anashkalon shqiptarët nuk është në funksion të së mirës së përgjithshme të shtetit dhe ka për tendencë de-faktorizimin e spektrit politik shqiptarë Ersan PAJAZITI Shkup, 4 prill – Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte vend-takim ku pushteti dhe opozita maqedonas ndërtuan plane për të ardhmen e shtetit, përkatësisht siç thanë pas takimit u dakordësuan për zbatimin e agjendës së reformave prioritare. Për faktin se ky takim ishte dy-palësh, konkretisht vetëm mes dy…

Read More