Autor: Suad Avdiu

Se ka telashe në koalicion VLEN, tashmë nuk është fshehtësi. Pas zhvillimeve në dy javët e fundit, sipas burimeve mirë të informuara të TV21, nga VLEN duhet larguar ASH-në. Konkretisht në udhëheqësinë e LD-së, Lëvizjes Besa dhe të Alternativës, vlerësohet se Taravari dhe ASH-ja s’kanë më vend në koalicion. Sipas burimeve tona, ka propozime që VLEN të sjellë vendim që ASH të largohet nga VLEN dhe t’i propozohet kryeministrit edhe ta largojë nga qeveria ASH-në. E gjithë kjo, pritet të konfirmohet në 10 ditë te ardhshme. Ndryshe, për nesër ASH-Taravari ka caktuar mbledhje të Kuvendit të partisë. Me fillim nga…

Read More

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Preshevë ka takuar kryetaren e komunës , Ardita Sinanin. Mexhiti njofton se mes tjerash është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Llojan–Miratoc dhe për mbështetje të studentëve nga Presheva. “Sot isha në Preshevë, ku pata kënaqësinë të takohem me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Në një bisedë të hapur dhe miqësore, riafirmova mbështetjen tonë të palëkundur për Luginën e Preshevës dhe angazhimin për të qenë gjithmonë pranë këtij rajoni. Diskutuam hapur për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mundësinë e hapjes së pikës kufitare Llojan–Miratoc, një hap kyç për rritjen e…

Read More

Përdorimi i kartelave bankare në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë vitit 2024, si nga numri ashtu edhe nga vlera e pagesave. “Pagesat me kartela pagesore për blerjen e produkteve dhe shërbimeve në vend në vitin 2024 shënuan rritje vjetore prej 14.6% në numër dhe 15.4% në vlerë”, raportoi Banka Popullore në RMV, ashtu që deri në fund të vitit ishin shpërndarë gjithsej 1.9 milionë kartela në krejt Maqedoninë e Veriut. Banka theksoi që përdorimi i kanaleve digjitale ka shënuar rritje gjatë pagesave, ashtu që përdorimi i aplikacioneve celulare shënon rritje vjetore prej 47,3% në numër, ose 72,1% te…

Read More

Sot janë planifikuar protesta në të gjithë SHBA-në kundër presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij, Elon Musk. Më shumë se 1200 protesta me moton “Duart larg!” janë planifikuar nga më shumë se 150 grupe – përfshirë organizata për të drejtat civile, sindikata, veteranë, aktivistë për zgjedhje të drejta dhe mbrojtës të të drejtave të komunitetit LGBT+. Kjo përfshin një protestë të planifikuar në National Mall në Washington, si dhe vende të tjera në të 50 shtetet amerikan, shkruan skynews. Protestat janë kundër veprimeve të Trumpit duke përfshirë zvogëlimin e vendeve të punës në qeverinë federale, menaxhimin e ekonomisë me tarifat…

Read More

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, nesër me fillim nga ora 13:00 në Gostivar do të mbledh Kuvendin e Partisë. Nga ASH-Taravari thonë se punimet e Kuvendit do të jenë të mbyllura për media. “Prononcim para ngjarjes nga Kryetari i partisë ose eksponentë të lartë. Marrja e inserteve para fillimit të punimeve të Kuvendit. Pjesa e punës së Kuvendit do të jetë e mbyllur për media. Deklaratë e Kryetarit të partisë pas mbarimit të punimeve të Kuvendit”, thonë nga ASH-Taravari. Së fundmi, ASH-Taravari, pjesë e koalicionit VLEN, ka mos-pajtueshmëri rreth paraqitjes së këtij koalicioni në zgjedhjet lokale. Gjegjësisht, për dallim…

Read More

Zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar se nga thirrja e parë qeveritare për mbështetje të komunave kanë fituar gjithsej 13 komuna me popullsi të lartë shqiptare, me 68 projekte konkrete. “Nga thirrja e parë e qeverisë për mbështetje të komunave, janë miratuar 68 projekte në 13 komuna me popullsi të lartë shqiptare, në vlerë buxhetore prej 698.951.484.00 denarë. Vazhdojmë me përkrahjen dhe avancimin e pushtetit lokal”, ka njoftuar zëvëndësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri./Lajmtv

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot në Shkup ka takuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shkruan TV21. Paraprakisht, Begaj sot ka pasur takim edhe me kreun e ASH-së, Arben Taravari. Para dy dite, të enjten e 3 prillit, presidenti Bajram Begaj gjatë rrugës për në Sofje të Bullgarisë, ku shkoi për forumin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, takoi në Shkup kreun e Lëvizjes Demokratike, njëherë edhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, kreun e Kuvendit Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministrin Arben Fetai. /TV21

Read More

Më e rëndësishmja tani është që hetimi të japë përgjigje për pyetjet për tragjedinë në Koçan dhe të përcaktojë përgjegjësinë”, thotë ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për tragjedinë me zjarrin në Koçan. “Përgjegjësinë kryesore duhet ta ketë hetimi, i cili nuk do të jetë selektiv dhe që do të përcaktojë faktet dhe lidhjen shkakësore të aksidentit. Por nga ajo që kemi parë deri më tani, përgjegjësi nuk kërkohet nga asnjë bartës aktual i pozitës dhe funksionit, përveç kryetarit aktual të Komunës së Koçanit, që ngre dyshime për hetimin”, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në emisionin “Trilling” në…

Read More

Nuk është e drejtë që ta kenë rrezikun mbi kokë e kyçjen për furnizimin me ujë të pijshëm ta kenë njejtë, si banorët e fshatit Likovë ashtu edhe atje ku uji nga dy pendat e Likovës ka kaluar përtej Kumanovës. Në një nga seancat e kaluara, ku debatonim për ujësjellësin, pata kërkuar që të shqyrtohet mundësia që për banorët e Komunës së Likovës të vendoset një çmim më i volitshëm në tarifat dhe faturat mujore, e sidomos për banorët e fshatit Likovë, që të jenë më të priveligjuar, pasi që dy pendat janë mbi fshatin e tyre dhe nuk është…

Read More

Të dielën do të ketë depërtim të një mase të ftohtë ajrore nga veriu, e cila do të sjellë ndryshim të ndjeshëm të motit, informojnë nga DPHM. Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta reshje shiu dhe bore. Në male reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet mbulesë bore (10-15 cm). Do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 70 km/h) dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Të hënën me erë të fortë nga veriu do të fryjë borë e dobët. atëherë moti do të jetë…

Read More