Autor: Suad Avdiu
Dje në ora 23:30, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar, në prani të nënës së tij, kanë ndaluar një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 39-vjeçare nga Gostivari, se i mituri, i cili është djali motrës së saj, ka sulmuar seksualisht vajzën e saj pesëvjeçare në shtëpinë e vëllait të tyre. “Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
Pronari i një lokali në Gostivar është arrestuar pasi sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është konstatuar se ka pasur kartë të falsifikuar të aparateve kundër zjarrit. “Më 03.04.2025 në orën 17, nëpunësit policorë të SPB Gostivar e privuan nga liria B.R.(70), pronar i një objekti hotelerie nga Gostivari. Në bashkëveprim me inspektorët e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit-Shkup, ishte kryer kontrolli i aparateve kundër zjarrit në objektin e hotelerisë në Gostivar, me çrast u vërtetua se kartela e servisimit nuk është origjinale. B.R. është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot informoi se ka edhe tre pacientë të tjerë në gjendje kritike të cilët po trajtohen jashtë vendit, ndërsa 15 pacientë janë intubuar. “Aleksandri i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, ishte në gjendje më të rëndë nga katër pacientët kritikë. Të shpresojmë që gjendja e tre të tjerëve të përmirësohet, megjithëse mund të ketë fluktuim në gjendjen shëndetësore të pacientëve më të rëndë që ndodhen jashtë vendit. Megjithatë, jo më shumë se 15 pacientë janë të intubuar, të tjerët janë të ekstubuar dhe kjo është një prognozë e mirë. Megjithatë, le të presim derisa…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka konfirmuar se ka edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. I ndjeri, i cili po trajtohej në Lituani, kishte 40 për qind djegie dhe më 1 prill, veshkat i kishin punuar. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për Aleksandar Karadakoski, menaxher i diskotekës “Pulse”. Ky pacient ishte një nga katër pacientët që ishin në gjendje kritike. “Prej 1 prillit i kanë pushuar veshkat, praktikisht është vënë në dializë. Fatkeqësisht sot në mëngjes mora lajmin e keq se ai kishte ndërruar jetë. Le të shpresojmë që të tjerët kritikë të përmirësojnë gjendjen e tyre. Pacienti që…
Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi mbrëmë me veturë kanë rënë në lumin Vardar në fshatin Çellopek. Njëri nga të lënduarit është shoferi i veturës, ndërsa tjetri është një pasagjer që ndodhej në veturë. Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në rrëshqitjen e veturës dhe rënien e saj në lumin Vardar.
Rritja lineare e pensioneve për 5.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë nënkupton realizimin e premtimit të dhënë, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë. Siç theksojnë nga aty, me këtë rritje të dytë lineare prej 2.500 denarë, e përmbyllëm ciklin e rritjes së pensioneve për 5.000 denarë, me çka pensioni më i ulët në mars arrin 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë. “Për këtë qëllim si Qeveri në Buxhetin për vitin 2025 kemi siguruar 15 miliardë denarë për rritjen e pensioneve dhe 1.9 miliardë denarë shtesë për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, ose gjithsej…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. “Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…
BDI ka reaguar sërish në lidhje me takimin në mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Nga BDI thonë se “si është e mundur që një takim liderësh për të ashtuquajturën “marrëveshje të re shoqërore” të mbahet mes partisë së parë dhe asaj të tretë në zgjedhje?”. BDI gjithashtu pyet se “a do të thotë kjo se po vendoset një praktikë e re e modelimit njëetnik të shtetit, ku shqiptarët dhe komunitetet e tjera reduktohen në spektatorë?”. “Pse në këtë takim nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i popullit shqiptar – as nga pozita, as nga opozita…
“Vetëm vitin e kaluar kemi pasur rreth 30 viktima këmbësorë dhe rreth 140 viktima në aksidente trafiku në të gjithë vendin, shifra shumë mbi mesataren evropiane. Jeta e njeriut nuk ka çmim. Rregullat e lojës që do të hedhim në letër do të duhet të respektohen në mënyrë të vazhdueshme nga të gjithë dhe përmes procedimeve ligjore nëpër institucione secili do të mbajë përgjegjësi në rast të shkeljes, mosrespektimit apo moszbatimit të tyre”. Këtë e theksoi dje ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në debatin publik “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësi e të gjithëve ne” në Qendrën për trajnime…
Shkon në 60 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, përcjell TV21. Ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili ishte menaxher i kompanisë “MMM Cafe DOOEL” vetëm në letër, por realisht punonte si kamerier në diskotekën “Puls”. Karadakovski vdiq në Lituani teksa po trajtohej dhe është viktima e 60-të e tragjedisë që goditi Maqedoninë.
