Autor: Suad Avdiu
Një veturë ka rënë në lumin Vardar në fshatin Çellopek. Ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren. Ata mundohen ta nxjerrin veturën nga uji. Deri tani njoftohet se dëmet janë materiale, kurse për dëme në njerëz ende nuk ka informacione zyrtare./Koha.mk
Dy shtete kanë ofruar që të sigurojnë terapi “më serioze dhe më afatgjatë” për pacientët nga zjarri në Koçan, njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. “Dy qendrat ku po punojmë të jetë rehabilitimi i pacientëve janë: njëra është Qendra Kovid në SPQ “8 Shtatori” dhe e dyta do të jetë Instituti për Rehabilitim dhe Mjekësi Fizikale në Kozle. Ato do të jenë dy qendra kryesore. Të shpresojmë se do të ketë më pak pacientë që do të kenë nevojë për rehabilitim afatgjatë. Për ata që do të…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit të vendit Hristijan Mickoskit në Kuvend, që siç thonë nga BDI pranoi se shteti është i kapur. “Shqetësuese dhe skandaloze është deklarata e Kryeministrit sot në Parlament, i cili në arrogancën e tij, konfirmoi publikisht atë që qytetarët tashmë e dinë: shteti është i kapur! Në vend të sundimit të ligjit, ka vetëm një ligj – “ligji i tij”, ligji i partisë që ka uzurpuar institucionet dhe që e trajton shtetin si pronë private. Në vend që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, Kryeministri deklaroi hapur se ai…
Takim konstruktiv u quajt nga lideri i opozitës Venko Filipçe, takimi me kryeministrin Hristijan Mickoski në qeveri. Kryeministri ka kërkuar nga kreu i opozitës të jenë konstruktiv në përkushtimin për reforma në sistemin për të cilin ka pakënaqësi. Palët kanë rënë dakord për grupe pune për zbatimin e agjendës së reformave në gjyqësor kurse më tej do të vijojnë punën për sektorin e energjetikës dhe shëndetësisë. Metodologjia e punës do të përpunohet ndërkohë. “Është e nevojshme të mobilizohen të gjithë individët dhe strukturat që mund të kontribuojnë në rrugën e zhvillimit të vendit. Interesat shtetërore të Maqedonisë duhet të jenë…
Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë takimit me kryetarin e LSDM-së Venko Filipçe tha se duhet të punuar për një të ardhme të përbashkët të qytetarëve, si dhe për të punuar në konsensus ndërmjet palëve të ndryshme për çështje kyçe për shtetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, thonë nga shtypi i qeverisë. Në këtë kontekst, thonë nga atje, është e nevojshme të mobilizohen të gjithë individët dhe strukturat e avancuara që mund të kontribuojnë në rrugën e zhvillimit të vendit. Interesat shtetërore të Maqedonisë duhet të jenë pikënisja në diskutimet për çdo çështje, ku Mickoski i kërkoi Filipçes që të përpiqet…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë në shoqërimin e Kryetarit të Kuvendit janë takuar me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj. “Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë”, ka shkruar Fetai. Ai ka shtuar se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është kyç…
Avziu në rrjetin social facebook njofton se shumë anëtarë dhe mbështetës të VLEN nga Malësia e Sharrit po i bashkohen BDI-së Reagimi i plotë: “Të dashur miq, Shumë anëtarë nga Malësia e Sharrit dhe qyteti i Tetovës, të pakënaqur me vazalitetin e Vlenit, po i bashkohen kauzës sonë dhe numri i tyre po rritet çdo dit. Në ditët në vijim pritet të na bashkohen edhe shumë ish anëtarë dhe aktivist të tjerë. Aderimi juaj nuk është thjesht një vendim politik, por një hap i guximshëm! Ju kuptuat mashtrimet e tyre dhe reflektuat në kohë,më mirë vonë se kurrë. Dëmin që…
Ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski në lidhje me tarifat e vendosura nga SHBA ndaj RMV-së tha se edhe pse po ndërtojmë marrëdhënie të mira, këtu nuk ka asnjë ndjenjë. “Këtu nuk ka asnjë ndjenjë. Nëse dikush vëren se po ndërtojmë marrëdhënie të mira dhe partnerë strategjikë, shohim se partnerët strategjikë edhe më të rëndësishëm si BE-ja janë më të prekur se Maqedonia. Maqedonia merr pjesë me një përqindje shumë të vogël në importe, ndërsa si partner tregtar, SHBA-të janë në vendin e 24-të në listën e partnerëve tanë tregtarë, tha sot ish-ministër i financave, Trajko Sllaveski, në lidhje me tarifat…
Ministria e Shëndetësisë informon se një nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, i cili ishte hospitalizuar në një qendër mjekësore në Austri, kthehet sot në vend. Pas mbërritjes, ai do të mbahet nën vëzhgim 24-orësh, sipas protokolleve mjekësore. Nga MSH njoftojnë se aktualisht në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët dy trajtohen në mënyrë ambulatore. Nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre krahasuar me ditët e kaluara. “Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është pranuar një pacient i kthyer nga Greqia, i cili, pas ekzaminimeve të nevojshme, do të…
Policia në Prilep pranë ka privuar nga liria personin Ј.А.(45) nga Shkupi. Në bazë të urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Prilep, është kryer bastisje në një vilë pranë f.Vitolishtë, rrethina e Prilepit, në pronësi të Ј.А.(45). Gjatë bastisjes janë gjetur pushkë gjuetie me kalibër 16mm , fishekë me kalibër 16mm, 223 plumba të pushkës automatike, 70 plumba për pistoletë, katër korniza të pushkës automatike, dy korniza të pushkës gjysmëautomatike dhe granatë. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB.
