Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

24 Nëntor, 2026

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

24 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

A do mbeten shqiptarët jashtë loje?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente6 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Njohësit e çështjeve politike kritikojnë takimin “kokë me kokë” mes kryeministrit Miskoski me kreun e opozitës maqedonase Venko Filipçe. Sipas tyre, një takim i tillë që anashkalon shqiptarët nuk është në funksion të së mirës së përgjithshme të shtetit dhe ka për tendencë de-faktorizimin e spektrit politik shqiptarë

Ersan PAJAZITI

Shkup, 4 prill – Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte vend-takim ku pushteti dhe opozita maqedonas ndërtuan plane për të ardhmen e shtetit, përkatësisht siç thanë pas takimit u dakordësuan për zbatimin e agjendës së reformave prioritare. Për faktin se ky takim ishte dy-palësh, konkretisht vetëm mes dy krerëve politik maqedonas, shtrohet pyetja se a po tentohet anashkalimi i fakorit politik shqiptarë në vend dhe çfarë pasoja mund të sjell një situatë e tillë. Analisti Blerim Hyseni për gazetën KOHA shprehet se takimi i të enjtes në mes dy liderëve maqedonas ishte një mesazh i qartë për tendencën e vazhdueshme të defaktorizimit të subjektit politik shqiptarë në vend. Ai vlerëson se duke qenë si i tillë edhe reagimi i faktorit politik shqiptarë duhet të jetë i menjëhershëm dhe i unifikuar.

“Mendoj qe shqiptarët e në veçanti paritë politike shqiptarë pjesëmarrëse në pushtet duhet të rishqyrtojnë veprimet e tyre politike. E di qe kjo e fundit nuk do të ndodhë, por pasojat e takimit te djeshëm ndërmjet Hristijan Mickoskit dhe Venko Filipçes do të ndjehen në të ardhmen”, vlerëson Hyseni. Ai më tej thekson se është për tu habitur edhe fakti që LSDM, e cila ka përjetuar një humbje si asnjëherë më parë në zgjedhje, shpëtimin ta gjejë duke u bërë pjesë e politikave nacionalistë të VMRO-DPMNE-së. “Sikur te ketë ndodh e kundërta dhe të takoheshin liderët shqiptar, sot i gjithë opinioni maqedonas do të ngrihej ne këmbë se po përgatitet politikë anti-shtetërore, e refrene që jemi mësuar deri tani, prandaj vlerësoj që është momenti i fundit i vetëdijesimit politik te shqiptarët në Maqedoni, sepse ndryshe rruga që po ecim është e dëmshme për vet vendin, e rrjedhimisht edhe për qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike që i përkasin”, vlerëson Hyseni.

Me qëndrim të njëjtë edhe politologu Ariton Rama. Ai për gazetën KOHA shprehet se çdo tendencë për të realizuar një plan apo dinamikë politike në nivel të shtet-ndërtimit të vendit tonë, pa shqiptarët është jo-sublime, jolegjitime, jo-legale dhe mbi gjitha jo-afatgjate .

“Është e habitshme dhe e pakuptueshme që strukturat më të larta elitare maqedonase nuk po kanë reflektimin e duhur racional që aktivitetet dhe nismat mono-etnike nuk janë garancë për funksionalizimin produktiv të prosperitetit të vetë vendit tonë e sidomos në rrugëtimin e zhvillimit social-ekonomik dhe diplomatik. Çfarë do lloj nisme reformuese nuk ka sens informues pa mendimin dhe botëkuptimin e shumicës shqiptare”, vlerëson politologu Rama. Ai më tej shprehet se kjo lloj marrëveshje vetëm mes dy partive politike nuk do i shërbej të mirës së përgjithshme të vendit, ndërsa duhet të shërbejë si alarm për unifikimin e faktorit politik shqiptarë. “Nëse variacioni i tyre ka të bëjë me ndonjë manovër pasive partiake absolutisht është naivitet dhe nuk do i shërbej të mirës së vendit tonë, përveç se një pasqyrim për partitë politike shqiptare që duhet të konsiderohen unitar në rast se interesat e komunitet tonë cenohen nga ndonjë tendencë të ndonjë politike ditore, pra në përgjithësi nuk shoh ndonjë pjekuri politike në këto takime informale”, vlerëson Rama.

Me reagime ndaj takimit mes kryeministrit dhe kreut të opozitës maqedonase kanë dalur edhe opozita shqiptare. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim ngrenë dilemën nëse “marrëveshja e re shoqërore” është antipod i Marrëveshjes së Ohrit dhe fillimi i riformatimit të modelit kushtetues të shtetit?

“Si është e mundur që një takim liderësh për të ashtuquajturën “marrëveshje të re shoqërore” të mbahet mes partisë së parë dhe asaj të tretë në zgjedhje? A është përkatësia etnike kriteri për të marrë pjesë në këto negociata, në vend të legjitimitetit demokratik? A do të thotë kjo se po vendoset një praktikë e re e modelimit njëetnik të shtetit, ku shqiptarët dhe komunitetet e tjera reduktohen në spektatorë? A është “marrëveshja e re shoqërore” një vazhdimësi e koalicionit të oligarkisë Mickoski-Zaev? A përfaqëson kjo iniciativë fillimin e një riformatimi post-Ohër të modelit kushtetues të Maqedonisë së Veriut? Pse në këtë takim nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i popullit shqiptar – as nga pozita, as nga opozita – nëse vërtet po diskutohet për të ardhmen e rendit shtetëror? A është ky një përpjekje për të ndërtuar një hierarki të re politike mbi bazë etnike, ku shqiptarët përjashtohen nga proceset thelbësore të vendimmarrjes?”, thuhet në komunikatën për media nga BDI. Nga partia e Ali Ahmetit pyesin edhe koalicionin shqiptarë në pushtet nëse kanëq enë të informuara për një takim të tillë. “A mund të dëgjojmë të paktën një qëndrim të qartë prej tyre për këtë qasje një etnike ndaj së ardhmes së shtetit? A janë të informuara që pala maqedonase e Qeverisë tashmë ka rënë dakord për formimin e grupeve të punës me opozitën maqedonase për të ndërtuar këtë “marrëveshje të re”? Apo roli i tyre është reduktuar në spektatorë të heshtur që vështrojnë nga korridoret, ndërsa në emër të tyre shkruhet një realitet i ri politik në të cilin as ata, as votuesit e tyre, nuk pyeten për asgjë?”,theksojnë[ nga BDI.

Përndryshe në takimin kokë më kokë, kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i LSDM-së Venko Filipçe janë dakorduar për formimin e grupeve të punës në zbatimin e agjendës reformuese, fillimisht në pjesën e gjyqësorit, energjetikës dhe projekteve në shëndetësi. Takimi i realizuar sy më sy në pallatin e Qeverisë, sipas Filipçes ishte konstruktiv dhe duhet të përçojë porosinë e unifikimit për të mirën e shtetit. Ai ka informuar se parashikohet të formohen më shumë grupe pune për fusha të ndryshme, ndërsa tha se mohoi se takimi ishte i karakterit monoetnik, duke paralajmëruar se në të ardhmen mund të ketë takim liderësh, ku në tryezë do të jenë prezent gjitha partitë politike. “Tani do të emëroj disa ekspertë të fushës së gjyqësorit dhe energjetikës, të cilët do të përfshihen në përpilimin e ligjeve, pjesë e agjendës reformuese dhe duhet të mbërrijnë në Parlament. Ky ishte takim ndërpartiak. Absolutisht se të gjitha partitë do të ftohen për përfshirje. Në bazë të modelit preliminar të cilin do ta përpilojmë, presim që të gjitha partitë të ulen në tryezë”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Kryeministri Hristijan Mickoski në takim ka kërkuar konstruktivitet nga Filipçe për çështjet e hapura në shtet. Për kryeministrin është më se e nevojshme konsensusi për çështjet kyçe të shtetit, duke mobilizuar të gjitha strukturat e avancuara për të zhvilluar shtetin. “Interesat shtetërore duhet të jenë pikënisje e bisedimeve për çdo çështje. Mickoski ka kërkuar nga Filipçe të jetë faktor konstruktiv në përcaktimin e tij për ndryshime, reforma dhe përparim. Nevojiten reforma rrënjësore të sistemit.”, thonë nga kabineti i kryeministrit, Hristijan Mickoski, pas takimit me Filipçen.

Në takim është folur edhe për ndryshimet kushtetuese, por dy palët nuk kanë qëndrime të njëjta për këtë çështje. Është dakorduar që për çështjen e ndryshimeve kushtetuese të flitet në një takim tjetër. (koha.mk)

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

Lajmet e fundit

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.