Autor: Suad Avdiu
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, pas kuvendit të partisë, deklaroi se do të luftojë deri në atomin e fundit që të mbijetojë koalicioni VLEN. Sipas tij, është e rëndësishme që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë koalicioni VLEN, sepse me këtë, siç u shpreh edhe vetë Taravari, fiton edhe ASH-ja. “Ne duam që sa më shpejtë të zgjidhet ky ngërç, por duam zgjidhje motivuese. Ne jemi pjesë e qeverisë, vazhdojmë të japim kontributin tonë, në rast se dikush mendon që nuk e kemi vendin atje, kjo nuk paraqet problem për ne. Ne edhe me Mickoskin kemi raporte të shkëlqyeshme… Kemi…
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se së shpejti do të tejkalohet problemi me vendosjen e tarifave doganore prej 33% nga presidenti amerikan Donald Tramp. Mickoski thotë se qeveria e Maqedonisë vazhdimisht është në kontakt me administratën amerikane dhe se mund të ndodhë që edhe sot të arrihet marrëveshje për tarifat. “Me partnerin tonë strategjik, SHBA-të, jemi në komunikim të vazhdueshëm, me Ministrinë e ekonomisë që e udhëheq Hauard Lutnik i cili është miku im personal, me Ministrinë e financave dhe Stejt departamentin si dhe me kabinetin e presidentit Tramp. Ministri Mucunski zhvilloi një takim të shkurtër me sekretarin shtetëror në Bruksel…
Duke marrë parasysh tragjedinë e rëndë që ndodhi në orët e para të 16 marsit 2025 në qytetin e Koçanit, ku si pasojë e një zjarri shkatërrues humbën jetën 60 qytetarë dhe mbi 150 të tjerë u lënduan dhe duke konstatuar dështimet serioze të institucioneve përgjegjëse në zbatimin dhe garantimin e standardeve të licencimit, sigurisë dhe mbikëqyrjes inspektuese dhe policore…, Kuvendi i ASH-së sot ka miratuar Rezolutë me 8 pika ku kërkohet një hetim i plotë, i pavarur dhe transparent mbi tragjedinë në Koçan, nën drejtimin e institucioneve kompetente dhe të çliruara nga çdo ndikim politik. Rezoluta e plotë e…
Deputeti nga “E Majta”, Rexhep Ismail, ka akuzuar se Kryeministri Mickoski dhe Ministri i Jashtëm Toshkovski, kanë shmangur përgjigjet në pyetjet e deputetëve lidhur me tragjedinë në Koçan. Përmes një statusi të publikuar në Facebook, Ismail, potencon se në këtë seancë, dy funksionarët lanë të hapur shumë dilema lidhur me veprimin institucional. “Përse Kryeministri, në press-konferencën e parë pas tragjedisë në Koçanë, mbronte Kryebashkiakun e Koçanës, duke deklaruar se ai nuk është fajtor – a nuk është kjo mbulim qeveritar i të dyshuarve? Përse “shtabi i krizës” së Kryeministrit nuk është formuar konform ligjit? Pse në press-konferencën e parë…
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështirë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./telegrafi.mk
Kryeministri Hristian Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Tetovës, ku, siç është paralajmëruar, do të kryejë mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore të projektit “Ndërtimi i bulevardit Video Smileski Bato, faza I nga Fushtanska deri në fshatin Poroj”. Projekti përfshin ndërtimin e rrugës, rripit të ndarë, trotuareve, kanalizimit fekal dhe atmosferik, ujësjellës dhe kanalizim. Gjatësia e përgjithshme e bulevardit është 1.783 metra, ndërsa me fazën e parë janë realizuar 650 metra./Koha.mk
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot zgjedh kryetarin e ri të partisë. Lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brenda partisë. Zgjedhjet do të realizohen në organizatat komunale të LSDM-së në mbarë republikën në 78 vendvotime, të cilat në ditën e votimit do të jenë të hapura prej orës 8 deri në orën 20. Kompetent për realizimin e votimit është Komisioni Qendror Zgjedhor. Nga LSDM informojnë se Komisioni Qendror Zgjedhor e ka konfirmuar dhe e ka mbyllur Listën Zgjedhore, në të cilën në mënyrë aktive janë regjistruar 23.712 anëtarë,…
Nga BDI pyesin se përse Maqedonia e Veriut nuk është bërë pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Thonë se kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin, ndërkaq shtojnë se ministrat e qeverisë aktuale shihen në evenimente të ambasadave ruso-kineze. “Përse Maqedonia e Veriut mbeti jashtë bashkëpunimit ushtarak me aleatët e NATO-s? Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbeti jashtë kësaj iniciative të rëndësishme rajonale. U harruam? U përjashtuam? Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë…
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta reshje shiu dhe bore. Në zonat malore reshje bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht vranësira dhe i ftohtë me reshje shiu. Nga fundi i ditës në pjesët më të larta të luginës reshjet do të jenë me shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu./telegrafi.mk
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi vlerëson e deri i Ali Ahmetit nuk janë shqiptarët, por gjendja e tij e ngushtë personale dhe familjare. Statusi i plotë i Ibrahimit: Është e qartë tendenca e Plakut të Soravisë që gjendjen e ngushtë në të cilën gjendet ai personalisht dhe familjarisht ta përkthejë si “degradim i gjendjes së shqiptarëve”, por këto përralla nuk i beson më askush, madje as ata që më 2001 besuan në ideale të tjera të luftës, të cilat ai i shndërroi në përfitime materiale për vete dhe familjen e tij. Koha e Partisë Nongrata ka skaduar dhe askush nuk…
