Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dimitrievski komenton takimin Mickoski- Filipçe: Krijuesi i problemeve nuk duhet të jetë edhe krijues i zgjidhjeve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, duke komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të LSDM-së Venko Filipçe tha se mirëpret dialogun në politikë por se sipas tij krijuesi i problemeve nuk mund të jetë edhe krijues i zgjidhjeve.

”Të njëjtët që na sollën në këtë situatë nuk duhet të lejohen të jenë krijues të zgjidhjeve. Ne kemi një qeveri legjitime, stabile, me shumicë absolute, e cila është përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjeve”, theksoi Maksim Dimitrievski në Ditarin e Tv Sitell.

Sipas kryetarit të ZNAM-it, Filipçe shfaq “hipokrizi të pastër” me të cilën dëshiron të arrijë efektin e një lideri të vetëshpallur të opozitës dhe për momentin është vetëm kryetar i një partie politike opozitare. Dimitrievski nuk e përjashton mundësinë që liderë të tjerë partiakë nga opozita të kërkojnë “forma të tilla të dialogut”.

Sa i përket takimit të mundshëm të lidershipit, Dimitrievski nuk e përjashton praninë e tij, ndonëse konsideron se takime të tilla, siç theksoi, janë më shumë debat ndërmjet përfaqësuesve politikë dhe qeveria gjithmonë merr përgjegjësi për të gjitha veprimet.

“Përplasjet” ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit Antonio Milloshoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, Dimitrievski i cilëson si shprehje dhe qëndrime personale, duke nënvizuar se VMRO-DPMNE dhe ZNAM nuk kanë ndonjë çështje të hapur që do të prishte funksionimin e Qeverisë dhe shumicës parlamentare.

Gjithmonë jemi të gatshëm për bisedë dhe dialog, sidomos kur janë në pyetje interesat shtetërore dhe kur ka nevojë për kompromise dhe arritjen e konsensusit, por do të ishte keq të vendoset një praktikë ku edhe krijuesi i problemeve është pjesë përbërëse e zgjidhjeve. Ne kemi një Rregullore të re në Kuvend që lë shumë hapësirë ​​për diskutim në kuadër të një procedure legjitime gjatë miratimit të ligjeve dhe afatet janë shtyrë dhe mendoj se kjo duhet reduktuar në grupet parlamentare. Për të gjitha zgjidhjet e reja të ardhshme, mendimet e ekspertëve janë gjithmonë të mirëseardhura në procedurat tashmë të paraplanifikuara. Ta marrim shembull, si do të hyjnë tani në procedurë për krijimin e një zgjidhjeje të re ligjore lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, ata që miratuan Ligjin Penal më kontrovers, i cili u lejoi amnisti një numri të madh të njerëzve të pushtetit të kaluar dhe një pjesë të mirë të njerëzve të periudhës së qeverisjes së Gruevskit? Po, të gjitha pikëpamjet janë të mirëseardhura, edhe dialogu, por mendoj se krijuesit të problemeve nuk duhet t’i jepet mundësia të jetë krijues i zgjidhjeve”, tha Dimitrievski./koha.mk

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

Lajmet e fundit

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.