Autor: TV News

Avokati Leonard Karaj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj këtë të enjte, ka komentuar situatën politike brenda opozitës. Ndërsa po diskutohej për tryezën e thirrur nga Ermal Hasimja, Karaj tha se që të gjithë opozitarët të bëhen bashkë dhe të ketë ndryshim në qeveri, duhet që Sali Berisha të largohet nga PD. Sipas tij, sot mungojnë rreth 200 mijë vota për PD, jo sepse këta votues duan Edi Ramën, por sepse nuk duan Berishën kryeministër. Pjesë nga biseda: Karaj: 200 mijë veta që nuk dalin në votime është sepse nuk duan ta shohin më Berishën kryeministër. Unë…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Por, në sallë munguan dy emra të rëndësishëm të mazhorancës, Fatmir Xhafaj dhe ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Gazetarja Danjela Maloku, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus u shpreh se mungesa e Fatmir Xhafajt në Parlament nuk duhet lidhur domosdoshmërisht me qëndrimet e tij ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se ai ka disa ditë që mungon në seancat parlamentare. Sa i përket mungesës së Elisa Spiropalit, ajo tha se ishte më e parashikueshme, pasi i kishte…

Read More

Në seancën e sotme paraprake që po mbahet në Gjykatën e Posaçme, ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri. “Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi! Nuk kam pirë verën 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter”, mësohet se ka deklaruar ai, raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Një ditë më parë, Meta depozitoi një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë në GJKKO. Kërkesë, që do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Më 29 gusht 2025, Prokuroria e Posaçme çoi në gjyq Metën dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë shtruar iftar për besimtarët në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazani. Të pranishëm ishin figura të shumta të politikës dhe jetës publike, mes tyre edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në iftar morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Partiasë Socialiste dhe personalitete të tjera publike. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi simbolikën e sofrës së iftarit dhe mesazhin e bashkimit që ajo përcjell. Rama: Sofra e Iftarit është e vetmja sofër në të cilën je edhe shtrues edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama shtruan një iftar për përfaqësuesit e mediave, klerin fetar, trupën diplomatike, si dhe zyrtarë të lartë shqiptarë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se shpreson që ky iftar të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE-së. Ai vuri në dukje se në vitin 2030, për herë të parë në tri dekada, do të bashkohen Ramazani dhe Krishtlindjet, duke e lidhur këtë me datën kur Shqipëria shpreson dhe beson të anëtarësohet në BE. “Dua që ky mandat të jetë i fundit për një kryeministër të Shqipërisë jashtë…

Read More

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ambasada holandeze nënvizon se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.Lexo edhe : Gjithashtu thotë se një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. “Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median turke ‘Turkiye Today’ tha se Shqipëria nuk ka një plan B për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, procesi i anëtarësimit në BE shërben si një mekanizëm për reformën institucionale dhe për një qeverisje më të mirë. “Ne duam t’i bashkohemi, pikë”, tha Rama. Gjatë kësaj interviste teksa ka vuri në dukje marrëdhënien e mirë midis Turqisë, Rama nga ana tjetër rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Kosovën. “Nëse preket Kosova, preket Shqipëria. Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, ka deklaruar…

Read More

Vendimi nëse dosja CEZ-DIA do të kalojë apo jo për gjykim do të jepet në datën 18 mars. Këtë të enjte i pandehuri, ish- presidenti i vendit, Ilir Meta i pranishëm në seancë, këmbënguli në pafajsinë e tij duke pohuar se nuk ka pasuri të fshehura dhe se ka bërë një jetë të thjeshtë. E bashkëpandehura në këtë çështje, Monika Kryemadhi deklaroi se do duhet që Prokurorët e Posaçëm të provojnë akuzat e korrupsionit, pasi dokumentet që ata vënë në dispozicion, sipas saj janë të falsifikuara.  “Si mund të ngresh një akzuë për korrupsion ndërkohë që nuk e ke veprën…

Read More

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me perspektivën evropiane të vendit. Ai thekson se Kosova është larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të mungesës së përparimit në dialogun me Serbinë dhe institucioneve që do ta mundësonin këtë përparim. Arifi shprehet se Parlamenti Evropian ka bërë të qartë se Kosova nuk mund të ecë përpara në rrugën evropiane pa një progres të dukshëm në bisedimet me Serbinë. Ai thekson se situata aktuale është alarmante dhe kërkon një vëmendje të menjëhershme nga institucionet kosovare. “Perspektiva e vetme e Kosovës është ajo…

Read More

Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ka reaguar edhe Bashkimi Europian. Në një reagim, thuhet: “BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.Lexo edhe : Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.

Read More