Autor: TV News

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me Departamentin e Infrastrukturës në PD, akuzoi sërish kryeminsitrin Rama dhe qeverinë. Berisha theksoi se qeveria shqiptare sot ka rënë dhe nuk ka legjitimitet. “Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria. Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat kryesore të qeverisë pas zgjedhjeve është krijimi i një faktori të ri shtetëror në tregun e naftës, një forcë publike që do të lehtësojë barrën mbi qytetarët. Rama theksoi se siç ndodhi me konkurrencën në fluturimet ajrore, shteti synon të krijojë kapacitete që sjellin përfitime direkte për qytetarët. “Unë jam shprehur që kur kemi bërë mbledhjen e parë të Asamblesë së shumicës qeverisëse të pas zgjedhjeve, se një nga objektivat tanë është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktori shtetëror, një force publike për të krijuar një…

Read More

Lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve, duke e bërë udhëtimin ajror më të shtrenjtë se kurrë më parë. Çmimet e biletave të avionëve janë rritur mesatarisht deri në 15%, duke prekur drejtpërdrejt pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë rritje është kostoja e karburantit, e cila përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve operacionale të kompanive ajrore. Aktualisht, kostoja e karburantit për aviacion arrin deri në 50% të shpenzimeve totale, duke e bërë këtë një problem të rëndësishëm për industrinë. Çmimi i karburantit për aviacion ka…

Read More

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Balluku kishte paraqitur sot, më 13 mars 2026, një kërkesë pranë gjykatës me objekt revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, e cila i ndalon ushtrimin e funksioneve të larta shtetërore si zv.kryeministre e Republika e Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Masa ndaj saj ishte vendosur nga Gjykata e Posaçme, ndërsa në kërkesë ajo kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes apo rënies së kësaj mase sigurimi. Në përfundim të…

Read More

Vetëm një ditë pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp theksoi edhe njëherë qëndrimin e PS se kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet për t’u konsideruar me qëllim që të zëvendësohej masa. Sa i përket polemikave me ndërkombëtarët, Rama tha se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt BE-së. Rama hodhi poshtë zërat e presionit nga ndërkombëtarët. Por në konferencë nuk munguan as pyetjet për mungesën e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në seancë, gjatë votimit. Rama tha se nuk është puna e tij, por e kreut të…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në emër të grupit socialist ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë për shpalljen e Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste. Projekt Rezoluta parashikon gjithashtu shpalljen e Garda Revolucionare Islamike si organizatë terroriste.Lexo edhe :Related Posts Sipas propozimit, përmes kësaj rezolute u bëhet thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve. Nismëtarët shprehen se presin që rezoluta…

Read More

Në një kohë të tensioneve të larta ndërkombëtare, një pyetje e rëndësishme ngrihet: A është Rusia gati të provokojë një konflikt të ri me NATO-n? Një gjeneral polak në pension sugjeron se një provokim i tillë mund të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar për sigurinë evropiane. Jarosław Kraszewski, një ish-gjeneral polak dhe aktualisht drejtues i një kompanie mbrojtëse, ka shprehur shqetësimin e tij në një intervistë për media, duke theksuar se probabiliteti i një provokimi rus ndaj një vendi të NATO-s është rreth 75-80 përqind. Kjo situatë mund të ndodhë në një nga zonat…

Read More

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe pozicionin e Shqipërisë. Ai u shpreh se pavarësisht përshkallëzimit, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike në rajon, ambasadat në kontakt me qytetarët shqiptarë, MEPJ koordinim me partnerët ndërkombëtarë për operacione evakuimi. 138 shtetas kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga rajoni. Pjesë nga fjala e ministrit në komision: Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon: Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit: Me…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 12:30 një konferencë për shtyp. Deri më tani nuk ka ende detaje se për çfarë do të flasë shefi i qeverisë. Kujtojmë që kjo është dalja e parë publike e kryeministrit, pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e ish numrit dy të qeverisë Belinda Balluku. Pritet të shihet nëse në fokus të fjalës rë Ramës do të jetë kjo çështje apo tensionet gjithmonë e në rritje në Lindjen e Mesme, e cila ka sjellë një ndikim të madh në vendin tonë, ku çmimi i karburantit është rritur ndjeshëm.

Read More

Kasowitz publikoi në 10 mars një raport, që shqyrton mangësitë themelore të një procesi të rregullt ligjor të cilat qëndrojnë në themel të ndalimit dhe ndjekjes së vazhdueshme penale të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Raporti i sotëm plotëson dhe përditëson raportet e mëparshme të publikuara më 24 qershor 2025 dhe 28 tetor 2025. Raporti i përditësuar për Veliajn trajton dy zhvillime kryesore në çështjen e Kryetarit Veliaj. Së pari, ai vë në pah përpjekjet e prokurorisë – Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) – për të cenuar të drejtën e Kryetarit Veliaj për…

Read More