Autor: TV News

Aksionet e fundit të SPAK, lufta kundër call center-ave dhe sekuestrimet e pasurive të disa zyrtarëve të lartë kanë qenë tema e kësaj të enjteje në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, avokati Edmond Petraj tha se SPAK deri tani nuk ka performuar siç duhet. Sipas tij, pasuritë e sekuestruara deri tani nuk janë pasqyrë suksesi, pasi ende nuk dihet se kujt i përkasin. Pjesë nga biseda: Borakaj: Dukej sikur, për 4 muaj me drejtuesin e ri të SPAK, situata ishte në qetësi. Ardhja e tij nga SHBA me një shpërthim lajmesh këto ditët e para,…

Read More

Avokati Altin Kaziaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se SPAK-u është një strukturë e limituar, përballë korrupsionit galopant në vendin tonë. Sipas avokatit, ndonëse vëmendja shpesh përqendrohet te SPAK, ekzistojnë edhe struktura të tjera që ndikojnë dhe kontrollojnë procesin, teksa shtoi se vendimmarrja përfundimtare i takon gjykatës. Kaziaj vlerësoi se arritjet e deritanishme kanë qenë të pjesshme. Pjesë nga  biseda: Borakaj: Drejtimi i SPAK këto muaj nga Braho dhe operacionet e fundit? Kaziaj: Ne flasim për SPAK, ndërkohë që ka struktura të tjera që kontrollojnë SPAK-un. Është gjykata ajo që vendos në fund të…

Read More

Puna e SPAK në katër muajt e drejtimit të Klodian Brahos ka qenë tema e kësaj të enjteje në “Quo Vadis” në Vizion Plus. I ftuar në studio, gazetari dhe analisti Mentor Kikia tha se SPAK ka bërë një punë të mirë. Sipas tij, krahasuar me kohën e drejtimit të SPAK nga Altin Dumani, sot institucioni është më i konsoliduar, ndërsa më herët, nën drejtimin e Arben Krajës, është bërë më institucional. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë mendimi keni për gjithë këto sekuestrime? Kikia: Kjo tregon sa punë të mirë kanë bërë ata dhe sa shumë hajdutë kemi ende nëpër…

Read More

Kreu i PD-së për degën Krujë, Aulon Kalaja, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka bërë një analizë të punës së SPAK në katër muajt e parë nën drejtimin e Klodian Brahos. Sipas Kalasë, SPAK nën drejtimin e Brahos ka bërë hapa pas, ndryshe nga periudha kur drejtohej nga Altin Dumani. Megjithatë, ai thekson se puna e vërtetë mbetet për t’u parë në qershor, muaj kur pritet të emërohet ambasadori i ri fuqiplotë i SHBA-ve në vendin tonë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Aulon, si je fillimisht? Kalaja: Mirë. Borakaj: Puna e SPAK? Kalaja: Do…

Read More

I ftuar në studion e QUO VADIS në Viziopn Plus, ish-deputeti dhe juristi Enkelejd Alibeaj u shpreh se përfaqësuesit e Brukselit dhe Uashingtonit kërkojnë që investimet e vendeve të tyre të kenë mbrojtje dhe garanci në Shqipëri. Ai theksoi se detyra kryesore e qeverive shqiptare duhet të jetë krijimi i kushteve të favorshme për tërheqjen e investimeve perëndimore, duke shtuar se orientimi nuk duhet të jetë drejt vendeve si Rusia dhe Kina. “Për aq sa kam përvojë në funksione publike, nuk ndodh asnjëherë që për çështje kulture, statusi apo karriere përfaqësues të Brukselit dhe Uashingtonit të ulin nivelin. Ata duan…

Read More

Aulon Kalaja, kryetar i degës së PD-së në Krujë, u shpreh se SPAK është një strukturë e paprekshme, por theksoi se do të dëshironte një rol më të fuqishëm të amerikanëve. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai ngriti gjithashtu shqetësimin për perceptimin ndërkombëtar ndaj Shqipërisë, duke përmendur paralajmërimet për kartelet e drogës. Ndërkohë, avokati Edmond Petraj theksoi se ndryshimet në drejtimin e institucionit janë të zakonshme dhe nuk ndikojnë në vazhdimësinë e punës së tij. Sipas tij, SPAK do të vijojë funksionimin normal pavarësisht rotacioneve në drejtim. Pjesë nga biseda: Kalaja: SPAK është i paprekshëm.…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus se vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Sipas tij, këto ndryshime duhet të jenë në shërbim të sistemit të drejtësisë dhe jo marrëveshje politike mes Ramës dhe Berishës. Pjesë nga biseda: Alibeaj: Pas zgjedhjeve, edhe njëri edhe tjetri i kanë “gjetur pipëzat” njëri-tjetrit në distancë. I pari që ka hedhur idenë për ndryshime kushtetuese është Rama, në shtator të vitit të kaluar. Rama tha se do të ulim numrin e deputetëve, pra do të ketë ndryshime kushtetuese. Pra, në mendjen e tij i…

Read More

Me 76 vota pro dhe asnjë kundër në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit. Më herët, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës mbi projektligjin për krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, duke theksuar se është miratimi nga Komisioni Evropian. Kumbaro citoi përgjigjen nga Komisioni Evropian, i cili ka dhënë dakordësinë për këtë projektligj. Ministrja Kumbaro u shpreh se miratimi i këtij ligji përmbyll detyrimet për Kapitullin 26, dedikuar arsimit, që do të thotë se do të jetë kapitulli i parë që do të përmbyllet në raport me…

Read More

Analisti Mentor Kikia, i ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka analizuar kërkesën e mazhorancës për ndryshime kushtetuese, të cilat prekin edhe sistemin e drejtësisë. Kikia tha se shpreson që ndërkombëtarët të mos lejojnë që drejtësia të preket drejtpërdrejt. Sa i përket deklaratave politike, Kikia u shpreh se kjo është një situatë komike, kur sheh sot Berishën që mbron SPAK dhe Ramën që e sulmon, ndërkohë që pak kohë më parë ndodhte e kundërta. “Të dëgjosh Berishën që mbron SPAK është komike, duke pasur parasysh sulmet që kishte ndaj ish-drejtuesit; e ktheu në një lloj kauze.…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka vlerësuar punën e bërë deri më sot nga prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH dhe gjyqtarët e GJKKO. I ftuar në “Quo Vadis”, Alibeaj bëri një rezyme të punës së SPAK, duke arritur në përfundimin se prokurorët janë profesionistë dhe të pavarur politikisht. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e shikoni këtë aksion të SPAK në këtë moment? Alibeaj: Nuk do të doja të bija në kurthin ku mund të diskutohej suksesi i një serie institucionesh të rëndësishme, duke analizuar çështje konkrete. Unë kam një këndvështrim tjetër. Borakaj: Sa të suksesshëm ose jo janë 4…

Read More