Autor: TV News
Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla ka kritikuar opozitën për qëndrimin që kjo e fundit po mban në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në fjalën e tij, Balla kërkoi nga pakica parlamentare që të mbështesin aspiratën 35 vjeçare të shqiptarëve dhe mos e trajtojnë vendin sikur të jetë armiku i tyre. “Hiqni dorë nga kjo baltë që hidhni kmdër shqipërisë. Nuk e kemni shqipërinë vend armik. Ne nuk ju zgjedhim dot ju dhe aas ju dot ne. Por këtë aspiratë, pas 35 vitesh punë të përbashkët ta çojmë përpara. Nuk u bën punë të shani Shqipërinë.…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga vizita e tij në Greqi, ku pati takim me homologun Kyriakos Mitsotakis në Athinë, e më pas mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit. Rama thotë se në mbrëmje u mblodhën si me magji plot shqiptarë, teksa i ka takuar ata pas mbarimit të fjalës së tij në forum. “Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite të ngrohtë në Athinë e në Delphi ku mbrëmja u mbyll përmes një rruge ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /vizionplus.tv
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Athinë në Forumin Ekonomik të Delfit. Gjatë një interviste me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama u ndal tek pjesëmarrja e tij në ditën e themelimit të Bordit të Paqes. Rama ndau edhe bisedën që pati me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në lidhje me gjykimin që po i bëhet ish krerëve të UÇK-së. “Shpresoj që Trump të mund të ndërhyjë. Nuk më ka informuar ende”, u shpreh ai ndër të tjera. Rama: Pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë…
Vangjel Dule, deputet i opozitës, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka komentuar takimin e zhvilluar këtë të mërkurë në Athinë mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë, duke e cilësuar atë si të mirëpritur, por të vonuar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Dule u shpreh se takime të tilla duhet të sjellin rezultate konkrete dhe t’i japin një dinamikë të re marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat sipas tij kanë qenë në një fazë apatie vitet e fundit. Megjithatë, Dule shprehu edhe skepticizëm…
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Athinë në Forumin Ekonomik të Delfit. Gjatë një interviste me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama vlerësoi maksimalisht raportin mes Shqipërisë e Greqisë. Ai sqaroi edhe ngërçin me pronat, teksa nëvizoi se është një problem shqiptar dhe se nuk lidhet me pakicën greke. Rama: Problemi me pronën edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zona apo kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar, që po e trajtojmë! Për shkak se kemi një nivel mjaft të rëndësishëm të…
“Siguria Ushqimore – Prioritet Kombëtar dhe Përgjegjësi e Përbashkët për Integrimin në BE”. Kjo është tema që po diskutohet me operatorët e bizneseve ushqimore, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE Silvio Gonzato. Në fjalën e tij, Rama tha se siguria ushqimore është një kusht që nuk negociohet për integrimin e vendit në BE. “Ky proces lidhet me sfidën më të vështirë dhe më komplekse të të gjithë proceseve të anëtarësimit, sfida e sigurisë ushqimore. Dua të përsëris rëndësinë madhore që ka për ne dhe vendin tonë dhe të ardhemen e fëmijëve procesi i integrimit në…
Inspektorëve do u ndalohet të zhvillojnë kontrolle “blic” në bizneset ushqimore. Kjo gjë u bëe ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi nga institucionet përgjegjëse që kontrollet të jenë të monitoruara nga qendra. “Na duhet modernizimi i rrjetit të laboratorëve dhe veterinarëve. Nuk janë detyra, por zgjedhje të pashmangshme për të nesërmen tonë. Në fund ligji i shkruar nuk e bën punën. Punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, që duan të luftojnë informalitetitn. Kjo nuk është një çështje ekonomike ose cilësie por është pjesë e luftës së shtetit të së drejtës. Detyrat janë shumë të qarta: Nga njëra…
Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e Vjosa Osmanit, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje mosmirënjohëse ndaj ish-presidentes pas vendimit për të mos e kandiduar atë për një mandat të dytë. Sipas Haradinajt, Kryeministri Kurti po sillet sikur Vjosa Osmani “nuk ekziston”, ndonëse, sipas saj, ai ka përfituar politikisht në masë të madhe nga mbështetja e saj në të kaluarën. Haradinaj e ka cilësuar këtë qasje të kreut të qeverisë si mungesë të integritetit njerëzor dhe politik, e jo si një lëvizje të menduar strategjike. “Historia ka treguar se hilet dhe besëpremjet në politikë asnjëherë nuk kanë…
Për të favorizuar kompanitë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj vuri në dispozicon institucionin që drejtonte. Në këmbim thotë SPAK, në dosjen e siguruar nga Vizion Plus ajo përfitoi pasuri të luajtshme e të paluajtshme. “Lidhur me të ardhurat e paligjshme të përfituara në formë korruptive nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra tjetrën, bëjnë të besohet fakti se ajo vlerën prej 200 mijë euro në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani, (nëpërmjet shtetasit Daniel Shima) në disa raste ka marrë “kuti…
Kryetari i PD Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurisë për protagonistët e dosjës hetimore që lidhet me tenderat në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiri. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha lexoi të gjitha pasuritë që i janë sekuestruar Ergys Agasit duke vënë në dukje se ai ende lëviz i lirë. “Këto janë pasuritë e Ergys Agasit që në 19 prill levizte i shoqëruar me dy makina policie dhe pasuritë i merren 4 muaj pasi është shpallur në kërkim”, tha Berisha. Berisha lexoi edhe pasuritë që i…
