Autor: TV News

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me operatorë të biznesit ushqimor, ku theksoi se siguria ushqimore mbetet një prioritet kombëtar dhe një nga shtyllat kryesore në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te sfidat e sektorit të qumështit, duke nënvizuar se ai nuk do të mund t’i mbijetonte kërkesave të standardeve evropiane në gjendjen aktuale. Sipas tij, zinxhiri i prodhimit dhe përpunimit paraqitet i paplotë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar cilësi dhe siguri për konsumatorin. Ai paralajmëroi se koha në dispozicion është…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit. Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka diskutuar një sërë çështjesh, mes të cilash edhe kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më…

Read More

Sapo dyert e gjykatës u mbyllën dhe verdikti i shumëpritur u dha, të gjithë sytë u kthyen nga familja Ademaj. Me dënimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, emocioni dhe lehtësimi ishin të papërshkrueshëm. Por, cila është gjëja e parë që Leonardi, vëllai i Liridonës, ka ndërmend të bëjë pas këtij momenti historik për drejtësinë? Para mediave, ai ndau një detaj që preku zemrat e të gjithëve dhe solli një emocion të fortë. Ai u shpreh se hapi i tij i parë dhe më i rëndësishëm tani është të kthehet në shtëpi tek prindërit e tij të lënduar…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngritur akuza dhe dyshime lidhur me zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë. Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj ka deklaruar se krijimi i disa kompanive në këtë sektor nuk është rastësi, duke pretenduar se ato kanë lidhje me Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, në këto procese është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka përmendur në kontekst të vlerësimeve të kontratave në energji. “A është krejt rastësi kjo, që po krijohen këto kompani, të gjitha po e kanë njëfarë lidhje me…

Read More

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Dephit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me homologun e tij, Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtij segmenti prej 43.6 kilometrash, i cili pritet të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonës së Mallakastra. “Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar, një segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /vizionplus.tv

Read More

Politikani i njohur, profesor Paskal Milo, i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në karrierën e tij të gjatë politike, si ministër i Jashtëm, ministër Integrimi dhe kryetar i Partisë Demokracia Sociale, ka qenë i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Milo ka folur pa dorashka për politikën 35-vjeçare, si dhe për pengesat që forcat e vogla kanë pasur gjatë këtyre viteve. Profesor Milo tha se ishin ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ato që nxorën jashtë loje partitë e vogla dhe se ishin pikërisht dy kryetarët e partive më të mëdha…

Read More

Politikani i njohur Paskal Milo ka bërë këtë të martë, në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, një rezyme të politikës shqiptare në 35 vite. Ndërsa foli për shkaqet që kanë sjellë politikën shqiptare në këtë situatë, të cilat sipas tij vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ai u ndal edhe te marrëdhëniet me PS. Sipas Milos, PS, ndryshe nga demokratët, i eliminoi aleatët, duke mos i përfshirë në asnjë moment në lista apo koalicione. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mbase sepse pushteti shijohet më shumë vetëm. Pati nga ana juaj negociata për…

Read More

Politikani Paskal Milo, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka kaluar në skanim gjithë politikën shqiptare të këtyre 35 viteve, por edhe marrëdhëniet e tij me liderët politikë. Milo ka kujtuar se ka pasur një bashkëpunim të fortë me Edi Ramën, kur ky ishte kryetar i PS në opozitë, por që ndryshoi pas ardhjes në pushtet. Sipas Milos, Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së vitit 2013 me aleatët. Pjesë nga biseda: Milo: Më ka mbetur si relike një marrëveshje në vitin 2013, se në varësi të kontributeve që do të jepnim, do të bëhej edhe ndarja e…

Read More

Politikani i njohur, profesor Paskal Milo, i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në karrierën e tij të gjatë politike, si ministër i Jashtëm, ministër Integrimi dhe kryetar i Partisë Demokracia Sociale, ka qenë i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Milo tha se që prej vitit 2009 nuk sheh më asnjë seancë parlamentare. Sipas tij, Parlamenti është kthyer në një shesh beteje me luftë verbale, por edhe fizike. Pjesë nga biseda: Milo:  S’kam besim që do të bëjnë diçka të dobishme për t’i dhënë një figurë demokratike procesit zgjedhor. Duke…

Read More