Autor: TV News

Votimi i parakohshëm në Suedi ka nisur më 26 gusht, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 13 shtator. Në këtë proces zgjedhor, vëmendje e veçantë brenda komunitetit shqiptar i kushtohet rajonit të Hallandit, ku Partia Socialdemokrate, Socialdemokraterna, synon të konfirmojë dy deputetët me prejardhje shqiptare, Arbër Gashin dhe Aida Birinxhikun, transmeton albinfo.ch. Gashi dhe Birinxhiku konsiderohen kandidatë me pozita të favorshme për të siguruar një tjetër mandat katërvjeçar në Parlamentin suedez, Riksdag.Hallandi ka krijuar tashmë një traditë të përfaqësimit shqiptar në nivelin më të lartë ligjvënës të Suedisë. Për tri mandate radhazi, këtë rajon e përfaqësoi Adnan Dibrani, i…

Read More

5 Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se është sulmuar nga tre persona në Rahovec. “Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”, ka shkruar Rexha në Instastory, pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes apo rrethanave që i paraprinë sulmit. Indeksonline ka provuar të kontaktonte këngëtarin për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por ai nuk ka qenë i qasshëm. Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me rastin.

Read More

Filmi kinez “Once Upon A Time in the Middle East”(Mirë se vini në restorantin Long), ka ngjallë jehonë brenda e jashtë Kinës. Nga temat e thjeshta të filmit si “të hash mirë” dhe “t’i rrisësh mirë fëmijët”, bile mund të kuptojmë disa pikënisje të diplomacisë kineze. Pse “të hash mirë” mund të jetë një mesazh i thellë politik? Pikërisht këtu qëndron një nga pikat më interesante të filmit. Filmi vendos një kuzhinier kinez në një mjedis të Lindjes së Mesme të goditur nga lufta. Filmi nuk e tregon historinë nga këndvështrimi i presidentëve, gjeneralëve apo diplomatëve, por nga ai i…

Read More

Berlin – Një 27-vjeçar nga Radusha ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri në Berlin, ndërsa dy autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar dhe ndodhen në arrati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pak para orës 03:00, në zonën Köllnische Heide, pranë rrugës së njohur Sonnenallee. Sipas informacioneve të publikuara nga B.Z., viktima dyshohet se është ndjekur nga dy persona në rrugën Planetenstraße. Kur kanë arritur në kryqëzimin me Sonnenallee, të dyshuarit kanë hapur zjarr. Gjashtë të shtëna janë dëgjuar në drejtim të 27-vjeçarit. Një prej plumbave e ka goditur në…

Read More

23 Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-partneri i saj. Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, Françeska ka treguar se është ndarë nga babai i djalit të saj prej shumë kohësh, por pavarësisht kësaj, ata ende e respektojnë njëri-tjetrin. Madje Françeska është shprehur se ata duhen ende si shokë, duke e cilësuar ish-partnerin e saj si shokun e saj të ngushtë. “Kam dashur shumë të flas, por pastaj jam mes asaj jetës private dhe publike. Dashamirësit e mi interesohen për mua. Jeta ime…

Read More

Bashkimi Evropian dënoi sot atë që e quajti “glorifikim” i kriminelit të luftës të dënuar më vonë Ratko Mlladiq, duke thënë se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës “nuk ka vend në BE”, transmeton Anadolu. Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor nga Gjykata e OKB-së për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995. Ai vdiq më 27 gusht ndërsa vuante dënimin e tij në burg në Hagë. “Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane…

Read More

19 Emri i Valdrin Sahitit vazhdon të shfaqet pranë disa prej yjeve më të mëdha të industrisë amerikane të muzikës. Në vitin 2026, Cardi B u shfaq me një krijim të dizajnerit shqiptar gjatë paraqitjes së saj në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Veshja tërhoqi vëmendje për stilin glam. Raportimet ndërkombëtare theksuan se para paraqitjes së Cardi B, edhe Ciara kishte zgjedhur një krijim të Sahitit për tapetin e kuq të NFL Honors. Ky zhvillim është veçanërisht interesant për faktin se Sahiti është shndërruar nga një emër i njohur në skenën shqiptare në një dizajner që shfaqet vazhdimisht në…

Read More

Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e suksesshme tek kaviet në laborator dhe, duke u etiketuar si vaksinë jolly, ofron një mbrojtje kundër disa lloje sëmundjesh virale. Është prodhuar në mënyrë shumë të shpejtë, ekonomike e të sigurt duke përdorur si inkubator majanë e birrës, dhe jo vezët e pulës që përdoren tradicionalisht. Rezultati është prezantuar në Kongresin American Chemical Society që u mbodh në Chicago nga një grup pune bioinxhinierësh të Universitetit të Michigan.Pjesa më e madhe e vaksinave antigrip aktualisht të disponueshme shënjestron një proteinë të pranishme në sipërfaqen e virusit, që…

Read More

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç. Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet. Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë. Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet…

Read More

Rona Mala, një vajzë e re me prejardhje nga Drenasi, është bërë pjesë e Gardës Kombëtare të Luizianës, duke nisur një rrugëtim të ri në kuadër të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Mala ka përfunduar me sukses trajnimin 12-javor “Basic Combat Training” në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma. Pas përfundimit të këtij trajnimi intensiv, ajo aktualisht po vazhdon “Advanced Individual Training” në Fort Leonard Wood, në shtetin Missouri. Pas përfundimit të trajnimit të avancuar, Rona pritet t’u rikthehet studimeve universitare. Maqedonci ka treguar se ishte i…

Read More