Autor: TV News

Në shtetin federal gjerman të Saksonisë-Anhaltit, qendrat e votimit u mbyllën në orën 6 pasdite, ku rreth 1.7 milion votues hodhën votat e tyre për mbledhjen e re të parlamentit të shtetit. Sipas sondazheve të para të daljes nga stacionet televizive ARD dhe ZDF, AfD fitoi rreth 44 përqind të votave në zgjedhjet e sotme, shumë përpara Unionit konservator Kristian Demokrat (CDU), i cili fitoi 18.5 përqind. AfD ende nuk ka marrë pjesë në asnjë koalicion qeveritar në 16 shtetet federale të Gjermanisë ose në qeverinë federale, pasi të gjitha partitë e tjera të konsoliduara refuzojnë të bashkëpunojnë me të,…

Read More

  Sistemi “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë, i prezantuar si një mekanizëm që do të përshpejtonte ndjeshëm kalimin e udhëtarëve dhe do të reduktonte pritjet, ende nuk po jep rezultatet e premtuara. Edhe pse sistemi është vendosur dhe është funksional, kolonat e automjeteve dhe pritjet e gjata vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë në këtë pikë kufitare. Në vend të kalimit më të shpejtë, udhëtarët përballen ende me kontrolle dhe procedura që shkaktojnë vonesa. Trafiku i ngarkuar dhe ritmi i ngadalshëm i përpunimit të automjeteve bëjnë që radhët të zgjaten nga një pikë kontrolli në tjetrën. Kjo…

Read More

3 Një modele dhe krijuese përmbajtjeje nga Argjentina po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme me yllin e muzikës pop, Dua Lipa. Videot e modeles Carolina po bëhen gjithnjë e më virale, duke grumbulluar mijëra shikime në rrjetet sociale. Modelja e modës publikon shpesh video duke përdorur hitet e këngëtares me origjinë shqiptare, mes tyre edhe këngën “Training Season”. Tiparet e fytyrës, flokët e errët dhe veçanërisht pamja e saj nga profili kanë bërë që shumë ndjekës të mbeten të habitur nga ngjashmëria me Dua Lipën. Seksioni i komenteve në profilin e saj…

Read More

Austria ka nisur zbatimin e një ligji të ri që ndalon mbajtjen e shamisë islame në shkolla nga vajzat nën moshën 14 vjeç, në fillim të vitit të ri shkollor, mes ndarjeve politike dhe shoqërore lidhur me këtë masë dhe përputhshmërinë e saj me lirinë fetare. Ndalimi vlen për shkollat publike dhe private në gjithë Austrinë dhe synon mbulesat e kokës të përdorura tradicionalisht nga myslimanet, përfshirë hixhabin. Qeveria austriake ka deklaruar se masa synon “mbrojtjen” e vajzave dhe promovimin e barazisë gjinore. Ligji u propozua nga koalicioni qeverisës i Austrisë, i përbërë nga Partia Popullore Austriake (ÖVP), Socialdemokratët (SPÖ)…

Read More

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një ilaç të ri për kancerin metastatik të pankreasit, duke hapur një kapitull të ri në trajtimin e një prej formave më agresive të sëmundjes. Ilaçi, i zhvilluar nga kompania Revolution Medicines dhe i tregtuar me emrin Rasonque (daraxonrasib), merret një herë në ditë në formë tablete. Miratimi u dha më 26 gusht dhe vlen për pacientët me adenokarcinomë metastatike të pankreasit që kanë marrë të paktën një trajtim sistemik më parë ose që nuk janë kandidatë për kimioterapi të kombinuar.Miratimi i FDA-së bazohet në rezultatet e studimit klinik të fazës…

Read More

Rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar të martën qytete dhe objekte energjetike në Arabinë Saudite, duke plagosur të paktën 73 persona dhe duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas Ministrisë saudite të Energjisë, sulmet shkaktuan zjarre në disa objekte energjetike. Ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës u dërguan në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve. Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen deklaroi se sulmet prekën katër qytete në jug të vendit. Koloneli Turki al-Malki tha se koalicioni do…

Read More

Kosova ka vendosur një detyrim të përkohshëm antidamping ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia. Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për vendosjen e një tarife shtesë prej 0.04 euro për kilogram. Sipas saj, masa është ndërmarrë pas një hetimi të zhvilluar nga Ministria, ku janë evidentuar dëshmi paraprake se fara e grurit nga Serbia është importuar me çmime damping, duke shkaktuar dëme për prodhuesit vendorë. “Prodhuesi vendor nuk do të lihet i pambrojtur përballë konkurrencës së pandershme. Tregu ynë duhet të…

Read More

4 Bebe Rexha ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në amfAR Gala, një prej mbrëmjeve më të rëndësishme humanitare që zhvillohet në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia. Interpretuesja e hitit “New Religion” u shfaq në tapetin e kuq me një fustan nga dizajnerja Luanda Bunjaku, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj elegante dhe tërheqëse. Përpara pjesëmarrjes në këtë event, këngëtarja shqiptaro-amerikane kishte bërë edhe një koment në rrjetin social X lidhur me format e saj trupore, duke thënë se së fundmi gjoksi i saj është bërë më i madh dhe se nuk ndihet rehat me vëmendjen që…

Read More

8 shtator 2026 – Kuvendi i Malit të Zi pritet të shqyrtojë për herë të tretë gjatë këtij mandati nismën për shkarkimin e kryetarit të tij, Andrija Mandiç. Nisma është paraqitur nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), pas një telegrami ngushëllimi që Mandiçi i dërgoi Darko Mlladiçit, djalit të Ratko Mlladiçit, i dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, përfshirë atë në Srebrenicë. Mandiçi ishte ndër politikanët që shprehu publikisht ngushëllimet pas vdekjes së Ratko Mlladiçit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Mlladiçi u dënua përfundimisht nga gjykatat ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit…

Read More

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018. Pra ai nuk do të vuajë burgimin, po që se brenda një viti nuk kryen tjetër vepër penale. Sveçla është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Sveçla nuk qe i pranishëm në momentin e shqiptimit të dënimit. Më herët, Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm dhe hedhjen e gazit e pati quajtur aktivitet politik, përmes të cilit si deputet opozitar në atë kohë, e kundërshtonte…

Read More