Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

TV NewsBy TV News7 Shtator, 2026 Botë Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç.

Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.

Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë. Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiqit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviç.

Ai tha se “nuk ishte befasuar” nga prania e zyrtarëve të Republikës Sërpska në varrimin e Mlladiqit në Beograd dhe paralajmëroi se do të kërkojë sanksione “në të gjitha adresat” ndaj individëve që morën pjesë në ceremoni, përfshirë anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç.

Shefi i diplomacisë boshnjake tha se “alarmi i fundit” ishte mesazhi “Drejt Potoçarit”, i shfaqur në ndeshjen e Crvena Zvezdës, duke vlerësuar se ngjarje të tilla përbëjnë vazhdim të glorifikimit të krimeve të luftës dhe autorëve të tyre.

Gjatë derbit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit më 6 shtator, tifozët në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitiq” shfaqën një portret të madh të Mlladiqit me mbishkrimin: “Drejt Potoçarit”.

Portreti i tij qëndroi i ekspozuar në tribunën veriore gjatë gjithë ndeshjes.

Konakoviç paralajmëroi gjithashtu një ofensivë diplomatike ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai tha se do të dërgohen një sërë notash dhe letrash diplomatike, përmes të cilave do të kërkohet reagim i qartë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj krimeve të luftës të vërtetuara me vendime gjyqësore.

Sipas tij, Bosnja nuk do t’u përgjigjet më në mënyrë pasive përpjekjeve për rishikimin e fakteve për krimet e luftës dhe do t’i përdorë më intensivisht kanalet diplomatike për të paraqitur, siç tha ai, të vërtetën për ngjarjet e luftës së fundit.

Kush nga Bosnjea mori pjesë në varrimin e Mlladiçit?

Në ceremoninë e varrimit të Mlladiqit në Beograd morën pjesë zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

Në mesin e tyre ishin anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq; presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan; kryeministri Savo Miniç; kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç; si dhe disa ministra të Qeverisë së këtij entiteti.

Nderime për Mlladiqin bënë edhe Millorad Dodik, kryetar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviq, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike Serbe në opozitë, Branko Blanusha dhe Marinko Bozhoviç.

Paralajmërime ndërkombëtare për glorifikimin e Mlladiçit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë paralajmëroi më 7 shtator se “çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohim i gjenocidit dhe revizionizëm është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në BE, as në vendet kandidate për anëtarësim”.

Për ceremoninë e varrimit me nderime ushtarake dhe shtetërore kishin reaguar më herët edhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self, të cilët u bënë thirrje autoriteteve në Serbi dhe Republikën Sërpska të distancohen nga ceremonia.

“Ratko Mlladiç ishte kriminel lufte dhe arkitekt i gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë”, thanë senatorët në një deklaratë të përbashkët.

Ata paralajmëruan se glorifikimi i tij do të përbënte përdhosje të kujtimit të viktimave dhe një test për gatishmërinë e Serbisë dhe Republikës Sërpska për t’u shkëputur nga trashëgimia e krimeve të luftës.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi ndërkohë një vizitë të planifikuar në Serbi, duke vlerësuar se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga evropiane.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Mlladiç, të cilin Tribunali i Hagës e dënoi për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje e Hercegovinë, u varros në Beograd të hënën, më 7 shtator, me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Më 5 shtator, në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë në Beograd, për Mlladiçin u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë, ndër të tjerë, ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, dhe presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan.

Në ditët pas vdekjes së Mlladiçit, në disa qytete të Serbisë dhe në entitetin Republika Sërpska u organizuan tubime në kujtim të tij.

Tubimi më i madh u mbajt në Banjallukë më 1 shtator.

Në narrativat e disa mediave në Beograd dhe Banjallukë, Mlladiq është paraqitur si viktimë e Tribunalit, i cili, sipas tyre, nuk e lejoi të kurohej në Serbi, ndërsa vendimi gjyqësor ndaj tij dhe viktimat e krimeve për të cilat u dënua pothuajse nuk janë përmendur./REL

Lexuar: 304

Lajme te ngjashme

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiçit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore

Provokime ndaj NATO-s, Germania paralajmëron Rusinë: Ejani në tryezën e negociatave

Rusia mund të ketë humbur 700 mijë ushtarë në Ukrainë

Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.