Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ngushëllimet për familjen e Mlladiç ‘trazojnë’ Podgoricën, Forumi Shqiptar kërkon shkarkimin e Mandiç

TV NewsBy TV News8 Shtator, 2026 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

8 shtator 2026 – Kuvendi i Malit të Zi pritet të shqyrtojë për herë të tretë gjatë këtij mandati nismën për shkarkimin e kryetarit të tij, Andrija Mandiç. Nisma është paraqitur nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), pas një telegrami ngushëllimi që Mandiçi i dërgoi Darko Mlladiçit, djalit të Ratko Mlladiçit, i dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, përfshirë atë në Srebrenicë.

Mandiçi ishte ndër politikanët që shprehu publikisht ngushëllimet pas vdekjes së Ratko Mlladiçit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Mlladiçi u dënua përfundimisht nga gjykatat ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Pas reagimeve të shumta, Mandiçi nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij.

Në Kuvend ai tha se ngushëllimet i kishte shprehur “në përputhje me zakonet” dhe se nuk shihte asgjë të diskutueshme në telegram.

Pikërisht ky veprim ka nxitur DPS-në të kërkojë shkarkimin e tij. Kreu i kësaj partie, Danijel Zhivkoviç, tha se Mandiçi “ka kaluar vijën e kuqe” dhe se çështja nuk lidhet më vetëm me bindjet e tij personale, por me faktin që ai është kryetari i parlamentit të një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Momenti kur DPS-ja njoftoi nismën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi

“Kur kryetari i Kuvendit të Malit të Zi shpreh ngushëllime për vdekjen e një personi të dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, nuk po flasim më vetëm për bindjet e tij private. Po flasim për dinjitetin e njeriut që përfaqëson Kuvendin e Malit të Zi”, tha Zhivkoviç.

Sipas tij, rruga drejt BE-së nuk nënkupton vetëm miratimin e ligjeve dhe përmbushjen e detyrimeve teknike, por edhe respektimin e vlerave evropiane.

“Europa është, mbi të gjitha, një sistem vlerash. Nuk mund të flasësh në Bruksel për vlerat evropiane dhe të heshtësh në Podgoricë kur kryetari i Kuvendit i bën nderime një personi të dënuar për gjenocid”, tha ai.

Sa vota i duhen shkarkimit?

Për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit nevojiten 41 vota.

Deri tani, rreth 25 deputetë kanë sinjalizuar se do ta mbështesin nismën e DPS-së. Në këtë grup janë deputetët e DPS-së, Aleanca Evropiane, Iniciativa Qytetare Kroate (HGI), me shumë gjasë edhe Lëvizja Qytetare URA, si dhe deputeti i pavarur Nikola Janoviç.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është Partia Boshnjake (BS). Kryetari i saj, Ervin Ibrahimoviç, tha se vendimin përfundimtar do ta marrin organet e partisë, por theksoi se BS nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë kompromis me të vërtetën për gjenocidin në Srebrenicë.

Nëse deputetët e BS-së votojnë pro, numri i votave për shkarkimin do të shkonte në rreth 31. Edhe me mbështetjen e mundshme të disa deputetëve të komuniteteve të tjera, nisma mund të mos arrijë 41 votat e nevojshme.

Për këtë arsye, një rol vendimtar mund të ketë Lëvizja Evropa Tani (PES), e cila ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj. Në anën tjetër, Forumi Shqiptar, pjesë e shumicës parlamentare, ka vendosur njëzëri që deputetët e tij të votojnë pro shkarkimit të Mandiçit, pikërisht për shkak të qëndrimit të tij ndaj Ratko Mlladiçit.

Kjo është përpjekja e tretë

Kjo është hera e tretë gjatë mandatit aktual që kërkohet shkarkimi i Mandiçit.

Nisma e parë u paraqit në mars të vitit 2024, pas një vizite në Kuvend të Milorad Dodikut, atëherë president i entitetit Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Në atë rast, opozita kritikoi faktin që gjatë vizitës nuk ishte vendosur flamuri zyrtar i Bosnje dhe Hercegovinës në parlament.

Në votimin e atëhershëm, vetëm 27 deputetë votuan për shkarkimin, ndërsa 44 votuan kundër, kështu që Mandiçi mbeti në detyrë.

Nisma e dytë u paraqit në maj të vitit 2025 nga DPS dhe Socialdemokratët, të cilët e akuzuan Mandiçin se kishte dëmtuar integritetin e Kuvendit. Edhe ajo nismë dështoi.

Përveçse një përplasje e brendshme politike në Mal të Zi, rasti ka marrë edhe dimension europian.

Podgorica është në procesin e anëtarësimit në BE, ndërsa mënyra se si institucionet malazeze trajtojnë çështjen e Srebrenicës dhe mohimin apo relativizimin e krimeve të luftës shihet edhe në kuadër të respektimit të vlerave europiane dhe marrëdhënieve të rajonit me Brukselin.

Lexuar: 176

Lajme te ngjashme

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

BE-ja drejt një vendimi historik: Bullgaria rrezikon gjobë prej 23 milionë eurosh, në shënjestër edhe Hungaria!

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.